web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitja spektalore e Luvrit/ Arrestohen 5 persona të tjerë

30 Tetor 2025, 08:39, Kosova & Bota CNA

Grabitja spektalore e Luvrit/ Arrestohen 5 persona të tjerë

Arrestime të reja janë kryer për grabitjen e muzeut të Luvrit. Në pranga janë vënë 5 persona të dyshuar si të përfshirë, ndërsa ende nuk dihet asgjë për identitetet dhe rolin e tyre në grabitje. Lajmin e ka raportuar radiostacioni francez RTL. Dy persona të arrestuar gjatë fundjavës, ndodhen aktualisht në paraburgim, ndërsa kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në grabitje.

Grabitja që zgjati vetëm 7 minuta në Galerinë Apollo të Luvrit, tërhoqi vëmendjen e botës pasi hajdutët u arratisën me bizhuteri me një vlerë prej 88 milionë eurosh (102 milionë dollarë). Hajdutët bastisën Galerinë Apollo në katin e sipërm të Luvrit, ku ndodhen Xhevahiret e Kurorës Franceze, mëngjesin e 19 tetorit.

Më shumë se 100 hetues janë përfshirë në kërkimin e personave dhe autoritetet kanë arritur t’i gjurmojnë individët pasi analizuan më shumë se 150 mostra ADN-je dhe ekzaminuan disa sende që grupi la pas, të tilla si doreza, një helmetë dhe xhaketa me dukshmëri të lartë të lëna në vendngjarje. /CNA





Lajmet e fundit nga