Procesi drejt fundit/ Numërohen 89% e votave për subjektet politike në Kosovë
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë po shko...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë po shko...

Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr afër 1.000 ushtarë dhe përafërsisht po aq kanë lënë të stacionuar në Rumani, bënë të ditur zyrtarët në Bukuresht, duke theksuar se për këtë vendim u njoftuan në fillim të javës.
Ushtria amerikane tha se ky vendim nuk duhet të kuptohet si "tërheqje" e Uashingtonit nga Europa e as "si sinjal për ulje të angazhimit ndaj NATO-s dhe Nenit 5".
"Përkundrazi, ky është një sinjal pozitiv i rritjes së kapaciteteve dhe përgjegjësive europiane", tha ushtria më 29 tetor, duke shtuar se ripozicionimi i forcave nuk do ta ndryshojë mjedisin e sigurisë në Europë.
Uashingtoni tha se vazhdon të ketë prani të fortë në mbarë Europën.
Ndërkaq, ministri rumun i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, gjatë një konference për media, tha se në shtetin e tij do të mbeten "afër 900-1.000 ushtarë amerikanë, pak më shumë sesa ishin në fillim të luftës në Ukrainë”.
Paraprakisht, mëngjesin e 29 tetorit Ministria e Mbrojtjes në Rumani bëri publik njoftimin për “tërheqje të pjesshme” të trupave amerikane nga Rumania.
“Forcat amerikane në bazat Deveselu dhe Campia Turzii mbeten të pandryshuara. Afër 1.000 mbeten në Deveselu, Campia Turzii dhe Mihail Kogalniceanu. Nuk është ndonjë katastrofë, është një vendim i aleatëve tanë. Ata mbeten në këto tri pika”, tha ai.
Ministri i Mbrojtjes theksoi se vende të tjera të NATO-s, veçanërisht Franca, kanë aktualisht rreth 2.500 ushtarë në territorin e Rumanisë dhe se, pas stërvitjes “Dacian Fall” që po zhvillohet në këtë periudhë, në këtë shtet gjithsej do të mbeten “afër 3.500” trupa.
“Mjaftojnë për atë që na duhet”, shtoi Mosteanu, duke theksuar se “është e paarsyeshme të pritet që ushtritë e mëdha aleate të jenë të pranishme në territorin e Rumanisë”.
“Jemi në kontakt me të gjithë aleatët dhe do të shohim në të ardhmen nëse do të vijnë më shumë ushtarë”, u përgjigj ai në pyetjet e gazetarëve për këtë çështje.
Udhëheqësi i mbrojtjes në Rumani u shpreh se vendimi për tërheqjen e afër 1.000 ushtarëve amerikanë “është pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së” që përqendrohet në Indo-Paqësor, duke shtuar se Rumania u njoftua zyrtarisht për vendimin e Uashingtonit më 27 tetor.
“Nuk bëhet fjalë për një tërheqje amerikane, por për ndalimin e rotacionit të një brigade që përbëhej nga elementë në disa shtete të NATO-s, në Bullgari, Rumani, Sllovaki dhe Hungari. Rreth 1.000 ushtarë amerikanë do të vazhdojnë të mbesin në Rumani, duke kontribuar në pengimin e çdo kërcënimi”, tha ai.
Mosteanu shtoi se vendimi u mor gjithashtu për shkak të forcimit të pranisë ushtarake të aleatëve të NATO-s në krahun lindor.
“Kapacitetet strategjike [në Rumani] mbeten të pandryshuara. Sistemi i mbrojtjes antiraketore në Deveselu ruan funksionalitetin e tij të plotë. Baza ajrore në Campia Turzii vazhdon të jetë një pikë kyç për operacionet ajrore dhe bashkëpunimin aleat. Baza Mihail Kogalniceanu vazhdon të zhvillohet. Flamuri amerikan do të vazhdojë të jetë në të gjitha këto tre pika”, përsëriti Mosteanu.
“Në Kogalniceanu do të mbetet ende një grup luftarak ajror, ashtu siç ka qenë në fakt para shpërthimit të konfliktit në Ukrainë”.
Mosteanu shtoi se “forca kryesore për mbrojtjen e sigurisë së Rumanisë dhe të çdo qytetari është Ushtria Rumune” dhe se modernizimi i saj duhet të jetë prioriteti kryesor i shtetit rumun. “Insistoj për këtë sepse e ardhmja duhet të jetë në duart e secilit prej nesh”.
I pyetur nëse vendimi i SHBA-ve ndikon në sigurinë e Rumanisë dhe nëse mund të ketë më shumë incidente apo provokime ruse në kufijtë e vendit, Mosteanu tha se jo.
Po ashtu, ministri rumun tha se Artikulli 5 i NATO-s nuk do të preket nga ky vendim i Uashingtonit, partnerit strategjik të Bukureshtit.
Ai gjithashtu shtoi se nisja e pushtimit rus të Ukrainës ishte “një sinjal alarmi për të gjithë Evropën, e cila deri atëherë ishte mbështetur shumë në partnerin amerikan”.
“Por, që nga atëherë, në tri vjet e gjysmë, Europa ka kuptuar se duhet t’i japë më shumë vëmendje mbrojtjes së secilit shtet dhe pajisjes së çdo ushtrie. Janë bërë investime, janë realizuar programe, është forcuar përgjigja e shteteve të tjera aleate, sidomos në krahun lindor”.
Ionut Mosteanu gjithashtu tha se nuk sheh ndonjë regres në lidhje me këtë tërheqje ushtarake, edhe pse lufta e Rusisë në Ukrainë – një vend me të cilin Rumania ndan një kufi tokësor prej gati 650 kilometrash – vazhdon, pavarësisht përpjekjeve të administratës Trump për të arritur paqen.
I pyetur nëse strategjia kombëtare për mbrojtje do të modifikohet ose nëse do të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, Mosteanu dha përgjigje negative për të dyja çështjet.
“E kemi projektin për shërbim vullnetar ushtarak dhe do të rinovojmë rezervat. Nuk diskutohet çështja e shërbimit të detyrueshëm. Rumania ka një ushtri të mirë, një ushtri e mirë varet nga kapacitetet që ka. Duhet të investojmë më tej, të rrisim pajisjet dhe përgatitjen e ushtarëve tanë”, theksoi ai.
Ndërkaq, ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, shkroi në X se aleatët e NATO-s, sikurse Rumania, kanë treguar se kanë ngritur aftësitë dhe përgjegjësitë.
Sipas tij, në 20 e më shumë vjet, Bukureshti vazhdimisht ka pasur partneritet me SHBA-në për të përmbushur objektivat e përbashkëta të mbrojtjes.
“Ky partneritet vazhdon të jetë më i fuqishëm se kurrë. SHBA-ja vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj Rumanisë – një aleate e besueshme e NATO-s, partnere strategjike dhe një forcë shtytëse për sigurinë në Europë”, shkroi ai.
NATO: U informuam paraprakisht për vendimin e SHBA-së
Një zyrtar i NATO-s tha për Radion Evropa e Lirë se aleanca ishte njoftuar paraprakisht nga SHBA-ja lidhur me përshtatjen e pozicionit të forcave amerikane, duke shtuar se aleanca dhe Uashingtoni janë në kontakt të ngushtë për këtë çështje.
“Edhe me këtë ndryshim, prania e forcave amerikane në Europë është më e madhja për shumë vite dhe ka më shumë trupa amerikane në kontinent që para vitit 2022”, tha zyrtari i NATO-s.
“NATO dhe autoritetet amerikane janë në kontakt të ngushtë lidhur me praninë e përgjithshme të ushtarëve, për t’u siguruar që NATO të ketë kapacitetet e nevojshme për parandalim dhe mbrojtje dhe autoritetet amerikane e kanë informuar paraprakisht NATO-n për këto ndryshime”, shtoi ai.
NATO tha se përkushtimi i SHBA-së ndaj aleancës ushtarake perëndimore është i qartë dhe se administrata e presidentit Donald Trump e ka përsëritur disa herë këtë përkushtim.
Ministria e Mbrojtjes: Vendimi i SHBA-së, pas konsolidimit të NATO-s në krahun lindor
Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë është “informuar për rishikimin e një pjese të trupave amerikane të dislokuara në krahun lindor të NATO-s, si pjesë e procesit të rivlerësimit të pozicionit global të forcave ushtarake të SHBA-së”, u tha në njoftimin e publikuar mëngjesin e 29 tetorit.
“Mes elementeve të brigadës që do të ndalojnë rotacionet në Evropë përmenden edhe forcat e destinuara për Rumaninë, të vendosura në bazën Mihail Kogalniceanu”, tha Ministria rumune e Mbrojtjes.
Kjo ministri theksoi se “vendimi ishte i pritshëm, pasi Rumania ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerin strategjik amerikan”.
“Rishikimi i forcave amerikane është pjesë e prioriteteve të reja të administratës amerikane, të shpallura që nga muaji shkurt. Vendimi ka marrë parasysh gjithashtu faktin që NATO-ja ka forcuar praninë dhe aktivitetin në krahun lindor, çka i lejon Shteteve të Bashkuara të përshtatin pozicionin e tyre ushtarak në rajon”, u tha në njoftim.
Gjithashtu, ministria rumune theksoi se “vendimi amerikan ka të bëjë me ndërprerjen e rotacionit në Europë të një brigade që kishte elemente në disa shtete të NATO-s”.
“Afër 1 mijë ushtarë amerikanë do të qëndrojnë të dislokuar në territorin e Rumanisë, duke kontribuar në parandalimin e çdo kërcënimi dhe duke vazhduar të përfaqësojnë një garanci të angazhimit të SHBA-së për sigurinë rajonale”, tha dikasteri i mbrojtjes.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rumanisë vjen pas disa muajsh kur ishte përfolur për një tërheqje të trupave amerikane nga krahu lindor i aleancës ushtarake perëndimore.
As autoritetet në Bukuresht, as ato amerikane nuk kanë dhënë deri tani një shifër të saktë të ushtarëve amerikanë në Rumani. Në fillim të vitit 2025, ishin të dislokuar më shumë se 1.700 ushtarë amerikanë, kryesisht në Mihail Kogalniceanu, Deveselu dhe Campia Turzii. Afër 1.400 prej tyre ndodhen në Bazën Ajrore 57 Mihail Kogalniceanu.
Ministri i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, tha për Radion Evropa e Lirë në fillim të tetorit se në “Mihail Kogalniceanu ka afër 2 mijë e ca ushtarë amerikanë”.
“Po presim Strategjinë kombëtare të Mbrojtjes së SHBA-së, e cila do të prezantohet së shpejti. Do të shohim nëse ata do ta ruajnë praninë dhe pozicionin e tyre në krahun lindor, në Europë... Rumania është e rëndësishme për SHBA-në”, deklaroi ministri Mosteanu.
Njoftimi i bërë mëngjesin e së mërkurës nga Ministria e Mbrojtjes vjen pasi më 27 tetor nisi misioni i ri ushtarak amerikan në Rumani për forcimin e krahut lindor të NATO-s. Megjithatë, sipas informacionit të ri të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, prania e SHBA-së në Rumani është reduktuar.
Divizioni i 3-të i Këmbësorisë ka marrë komandën e operacioneve të ushtrisë në rajonin e Detit të Zi, me një forcë operacionale ushtarësh të dërguar në Rumani për një mision nëntëmujor, sipas komunikatës së Ushtrisë amerikane.
Ky njësit ka zëvendësuar Divizionin e 1-rë të Blinduar gjatë një ceremonie të mbajtur më 27 tetor në bazën ajrore, Mihail Kogalniceanu, në rajonin e Konstancës, bazë që “shërben si qendre kryesore për forcat amerikane në Rumani”.
Misioni përfshin rreth 3.000 ushtarë që marrin pjesë në misione në Rumani, Sllovaki, Hungari dhe Bullgari.
Gjatë dislokimit, Task-Forca e Divizionit të 1-rë të Blinduar “avancoi integrimin e komandës dhe kontrollit SHBA-NATO me planifikimin e detajuar të operacioneve për përgjigje ndaj krizave, vijave të mbrojtjes në krahun lindor dhe zgjerimin e forcave të avancuara tokësore”, u tha në njoftimin e Ushtrisë amerikane.
Mund të rritet numri i ushtarëve amerikanë në Poloni
Gazeta ukrainase Kyiv Post raportoi të martën në mbrëmje se aleatët u informuan për vendimin e tërheqjes gjatë kësaj jave dhe se, në diskutimet e brendshme, u morën parasysh reduktime të personelit edhe në Poloni, por vendimi përfundimtar lidhej vetëm me Rumaninë.
Gjithashtu, gjatë takimit të shtatorit midis presidentit amerikan Donald Trump dhe atij polak Karol Nawrocki, u diskutua edhe mundësia e rritjes së pranisë amerikane në Poloni.
“Kam diskutuar me presidentin dhe sekretarët për zgjerimin e pranisë së trupave amerikane në Poloni, gjë që më gëzon. U zhvilluan diskutime specifike për këtë projekt”, tha Karol Nawrocki pas takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 shtator.
Sipas Presidencës polake, udhëheqësi amerikan konfirmoi garancitë e sigurisë për aleatët.
“Mendoj se ky është një sukses i madh i takimit, duke pasur parasysh diskutimet për riorganizimin e trupave amerikane në Europë”, shtoi Nawrocki. /REL
Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe Agjencia për mbrojtje...
Uragani Melissa arriti në lindje të Kubës këtë mërkurë, me...
Papa Leo XIV ishte i pranishëm në ceremoninë e kremtimit t...
Partia në pushtet në Gjeorgji, Ëndrra Gjeorgjiane, i k...
Qendrat e votimit janë hapur në Holandë për zgjedhjet parl...
Kontrabandë me drogë, larje parash, kriminalitet kiberneti...
Të paktën 64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion...
Me vizitën shtetërore në Tokio, Presidenti i SHBA-së, Dona...
Uragani Melissa po shkakton kaos në Xhamajka, ndërsa kombi...
Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit nuk është në rrezik...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky , deklaroi se ës...
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth deklaroi se forcat amer...
Hamasi hodhi poshtë akuzat se luftëtarët e tij sulmuan tru...
64 persona, përfshirë katër oficerë policie, janë vrarë në...
Izraeli thotë se do të kryejë sulme intensive ndaj Hamasit...
Gjykata Supreme e Kosovës e ka shfuqizuar të martën një ne...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi para pak...
Të paktën 14 persona u vranë gjatë sulmeve të fundit ushta...
Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka pezulluar përkohësisht...
Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kan...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë po shko...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar p...
Prej më shumë se një ore ka nisur numërimi i votave për su...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Rado...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...