“Shënim për ata që kujtojnë se ka mbetur ambientalizëm në protestë”/ Rama i përgjigjet komentuesve
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve përme...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve përme...

Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë kërkuar presidentes Vjosa Osmani ta ndërmjetësojë një marrëveshje ndërmjet partive parlamentare për miratimin e buxhetit të ri të vendit dhe të disa marrëveshjeve të rëndësishme financiare.
Kosova e bëri Kuvendin e ri muaj më parë, por javën e kaluar dështoi në formimin e një qeverie të re, gjë që ka rritur rrezikun që vendi të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.
Në një letër drejtuar Osmanit, 21 organizata nënshkruese thanë se mungesa e buxhetit të ri do të paralizonte pagesat për pagat e mësimdhënësve, mjekëve, administratës publike, për transferet sociale të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës, realizimin e punëve publike, dhe më shumë.
“E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike. Ne besojmë se përvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si presidente mund të jenë përcaktues për të shmangur një krizë që do të prekte shumë familje në Kosovë”, thuhet në letër.
Këto organizata i propozuan presidentes, siç thanë, disa rrugë të mundshme ligjore dhe të zbatueshme.
Ato kërkojnë që qeveria në detyrë ta dorëzojë në Kuvend projektligjin e buxhetit për vitin 2026, apo Kuvendi i tanishëm të paktën ta votojë një zgjatje të buxhetit të tanishëm deri në fund të muajit mars 2026.
Ato gjithashtu kërkojnë ratifikimin e Marrëveshjes me Bashkimin Europian për Planin e Rritjes, Marrëveshjes së Facilitetit, dhe Marrëveshjes së Huas.
Plani i Rritjes përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet europiane.
Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, por mosratifikimi i marrëveshjes me bllokun ka bërë që ajo të mos jetë në gjendje ta marrë asnjë qindarkë ende nga kjo shumë.
Shumë ekspertë ligjorë vlerësojnë se qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri të vendit.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të hënën, eksperti i financave, Haki Shatri, tha se vetëm një qeveri me kompetenca të plota mund të ndërmarrë nisma për ndryshimin e ligjit për buxhetin, apo për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajt e parë të 2026-tës.
“Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet një e dymbëdhjeta e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë”, tha ai.
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave shtoi se pa një qeveri të re, në janar s’do të ketë para as për ushtrinë e Policinë.
Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus shkroi të martën në "Facebook" se qeveria në detyrë - e zgjedhur nga legjislatura paraprake - nuk mund të propozojë projektligjin për buxhetin vjetor për legjislaturën e re.
“Kuvendi, që ende nuk ka zgjedhur qeverinë e re, nuk mund të miratojë ligje pa pasur qeverinë e vet që t’i zbatojë. Rregullorja e Kuvendit parashikon që projektbuxheti të shqyrtohet nëpër komisione parlamentare - komisione që ende nuk janë themeluar”, shkroi ai.
Ai tha se duhet të bëhet i qartë dallimi mes qeverisë në dorëheqje dhe qeverisë në detyrë, duke shpjeguar se qeveria në dorëheqje është ajo që gjatë mandatit të saj, pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit, vazhdon të ushtrojë funksionet deri në formimin e qeverisë së re, duke pasur ende Kuvend funksional, komisione të themeluara dhe kanale komunikimi qeveri–Kuvend.
Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shkroi në "Facebook" të hënën se qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë buxhetin, e as Kuvendi nuk ka të drejtë ta votojë propozimin e buxhetit të kësaj qeverie në detyrë.
“Qeveria në dorëheqje i referohet një qeverie që është zgjedhur nga një legjislaturë e caktuar, e që vazhdon punën deri në momentin e zgjedhjes së qeverisë së re, dhe jo në rastet kur qeverisë i ka përfunduar mandati. Në rastin konkret, qeveria në detyrë nuk është zgjedhur nga kjo legjislaturë dhe nuk i takon asaj”, shkroi ai.
Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Kenia, ndërsa raport...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se sulme...
KQZ në Kosovë ka njoftuar sot datën për mbajtjen e raundit...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mirëpritur kryediplomat...
Më shumë se një milion përdorues të ChatGPT çdo javë dërgo...
Izraeli dëshiron të përcaktojë vetë se cilat shtete mund t...
Presidenti Donald Trump ka mbërritur në anijen luftarake U...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur një natë më p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një marr...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Xhamajka, ndërs...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e ka ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajm...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbërriti në kryeqytetin...
Qeveria e Malit të Zi e ka miratuar të hënën vendimin për ...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të bisedojë edh...
Nga 27 tetori deri më 8 nëntor, qytetarët e Kosovës që jet...
Të paktën katër persona kanë humbur jetën, pasi një varkë ...
Lituania, një vend anëtar i NATO-s, ka mbyllur aeroportin ...
Një prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit është a...
Sllovakia nuk do të marrë pjesë në asnjë program të Bashki...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë po shko...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar p...
Prej më shumë se një ore ka nisur numërimi i votave për su...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...