web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fundoset varka me emigrantë/ 4 viktima në brigjet e ishullit Lesbos

27 Tetor 2025, 10:07, Kosova & Bota CNA

Fundoset varka me emigrantë/ 4 viktima në brigjet e ishullit Lesbos

Të paktën katër persona kanë humbur jetën, pasi një varkë me emigrantë u fundos në brigjet jugperëndimore të Lesbosit.

Ngjarja e rëndë në ishullin grek u shënua këtë të hënë.

7 të mbijetuar, të gjithë shtetas sudanezë, u shpëtuan gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit që po vazhdon ende.

Nga ky operacion u nxorën edhe trupat e katër viktimave.

Sipas transmetuesit shtetëror "ERT", erërat me forcë 6 ballë po pengojnë përpjekjet e shpëtimit, të cilat përfshijnë anije të rojes bregdetare dhe një helikopter Super Puma./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga