Kuvendi rrëzon qeverinë Kurti 3
Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar qeverinë Kurti 3. Me 56 vota...

Autoritetet franceze kanë ndaluar dy nga personat e dyshuar për grabitjen e bizhuterive të çmuara nga Muzeu i Luvrit, në një vjedhje që tronditi botën, thanë zyrtarët të dielën.
Një numër i madh hetuesish ishte mobilizuar për të ndjekur gjurmët e hajdutëve që grabitën në muzeun e famshëm botëror në mes të ditës më 19 tetor, duke u larguar brenda vetëm disa minutash me bizhuteri të vlerësuara rreth 102 milionë dollarë.
Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, tha se “arrestimet u kryen të shtunën në mbrëmje”.
“Njëri nga burrat e arrestuar ishte gati të largohej nga vendi nga aeroporti Paris-Charles de Gaulle”, tha Beccuau.
Një burim i afërt me rastin i tha AFP-së se burri ishte gati të hipte në një avion për në Algjeri.
Burri i dytë u ndalua jo shumë kohë më pas në rajonin e Parisit, raportuan mediat.
Dy burrat u morën në paraburgim nën dyshimin për vjedhje të organizuar dhe komplot kriminal. Ata mund të mbahen deri në 96 orë.
Beccuau shprehu keqardhje për zbulimin publik të arrestimeve, të cilat u publikuan fillimisht në media, duke paralajmëruar se ato “mund të pengojnë përpjekjet e 100 hetuesve të mobilizuar” në kërkim të bizhuterive dhe autorëve të grabitjes.
Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, gjithashtu bëri thirrje për ruajtjen e konfidencialitetit, duke përgëzuar hetuesit “që kanë punuar pa u lodhur”, në një postim në X.
Në grabitjen e ndodhur të dielën e kaluar, hajdutët u ngjitën në një shkallë të një kamioni transporti të vjedhur dhe, duke përdorur pajisje prerëse, hynë në një galeri në katin e parë që strehon gurë të çmuar.
Ata hodhën një kurorë të zbukuruar me diamante dhe smeralde teksa iknin poshtë shkallëve dhe më pas në skuterë, por arritën të vidhnin tetë bizhuteri të tjera, përfshirë një varëse smeraldi dhe diamanti që Napoleon Bonaparti ia kishte dhuruar gruas së tij, Perandoreshës Marie-Louise.
Kjo vjedhje ka bërë jehonë në mbarë botën dhe ka nxitur debat në Francë për sigurinë e institucioneve kulturore.
Drejtori i Luvrit ka pranuar se hajdutët kishin përfituar nga një “pikë e verbër” në sistemin e mbikëqyrjes së jashtme të muzeut.
Por, Beccuau tha se kamerat e sigurisë publike dhe private në zona të tjera u kanë mundësuar detektivëve të ndjekin gjurmët e hajdutëve “në Paris dhe rajonet përreth”.
Hetuesit gjithashtu arritën të gjenin mostra ADN-je dhe gjurmë gishtash në vendin e ngjarjes nga objekte të lëna pas nga hajdutët gjatë arratisjes, përfshirë doreza, një jelek reflektues, një pishtar për prerje metalesh dhe mjete elektrike.
Ata gjithashtu hodhën një kurorë që dikur i përkiste Perandoreshës Eugenie, bashkëshortes së Napoleonit III, e cila u dëmtua dhe ka nevojë për restaurim.
Pjesët e tjera nuk janë gjetur ende dhe rrezikojnë të copëtohen, me mbajtëset e tyre prej metalesh të çmuara që mund të shkrihen.
Nunez shprehu “shqetësim për bizhuteritë” në një intervistë për javoren franceze La Tribune Dimanche të dielën, duke thënë se grabitja duket se është kryer nga një grup i organizuar kriminal, por shtoi se “hajdutët përfundimisht gjithmonë kapen”.
“Plaçka fatkeqësisht shpesh fshihet jashtë vendit. Shpresoj që këtë herë të mos jetë kështu — mbetem optimist”, shtoi ai.
Grabitja në Luvër është më e fundit në një varg vjedhjesh që kanë pasur në shënjestër muzetë francezë.
Më pak se 24 orë pas thyerjes në Luvër, një muze në Francën lindore raportoi vjedhjen e monedhave prej ari dhe argjendi pasi u gjet një vitrinë e thyer.
Muajin e kaluar, kriminelë hynë në Muzeun e Historisë Natyrore në Paris, duke grabitur copa ari me vlerë mbi 1.5 milionë dollarë. Një grua kineze është arrestuar dhe akuzuar për përfshirje në këtë vjedhje.
Ministrja e Kulturës, Rachida Dati, tha të premten në X se kishte kërkuar rezultatet e një hetimi mbi sigurinë e Luvrit deri në fillim të javës së ardhshme, për të “shpallur masa konkrete për sigurimin” e muzeut./ Rel
Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar qeverinë Kurti 3. Me 56 vota...
Sot në një seancë të jashtëzakonshme kryeministri në detyr...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në paraditen e së...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se nuk do të hu...
Sateliti i komunikimit të sigurt SpainSat NG II u nis nga ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli sot rezul...
Dy kulla ftohëse të ish-centralit bërthamor në qytetin bav...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të provojë të arrij...
Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, gjatë raportim...
Mbështetja e qytetarëve për anëtarësinë e Malit të Zi në N...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio është nisur sot ...
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka akuzuar SHBA-n...
Një turist japonez ka humbur jetën në Romë pasi ra nga mur...
Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, i ka thë...
Luvri ka transferuar disa nga xhevahiret e tij më të çmuar...
Bashkimi Europian po zhvillon një plan të ri për të frenua...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila qëndron këto d...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka miratuar listën e votu...
Për muaj të tërë, në Kosovë flitej shpesh për grupin AlbKi...
Të paktën dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën ...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...