Të paktën dy të vrarë në Kiev pas sulmeve ajrore ruse
Të paktën dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën ...

Për muaj të tërë, në Kosovë flitej shpesh për grupin AlbKings, një kanal në "Telegram" ku shpërndaheshin video e fotografi intime të vajzave, bashkëngjitur me numrat e kontaktit të tyre.
Nga prilli deri në tetor të vitit 2024, ish-administratori i këtij kanali, E.A., ishte i arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “vjedhje e identitetit dhe kredencialeve”.
Për vjedhje të identitetit, Kodi Penal i Kosovës parasheh dënim deri në 2 vjet burgim, apo edhe deri në 5 vjet burgim kur ajo ndërlidhet me vepra terroriste.
Pse ishte kjo vepra për të cilën ai akuzohej? Sepse në Kodin Penal të Kosovës nuk parashihet vepra konkrete që ai kishte kryer dhe prokurorët u detyruan ta përshtatin atë me termat ekzistues.
Arrita Rezniqi, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se kjo është problematike, pasi që thekson se ndjekja penale bëhet më e lehtë kur legjislacioni ekzistues e specifikon qartë një vepër penale dhe dënueshmërinë për të.
“E shohim këtë si barrierë për qasje efektive në drejtësi dhe për mbrojtjen e mirëfilltë të qytetarëve të vendit, sepse, thjesht, mund të ndikojë që rastet e kësaj natyre të minimizohen ose veprimet në ato raste të mos ndiqen si duhet penalisht”, thotë Rezniqi për Radion Evropa e Lirë.
Ajo tregon se institucionet e drejtësisë në Kosovë, në mënyrë specifike Policia e Kosovës dhe Prokuroria, i identifikojnë elementet e veprave penale ashtu që t’i përshtatin me termat ekzistues në Kodin Penal.
Kjo rezulton në ndjekje penale dhe dënim për kryesit e dhunës digjitale. Por, kjo shpesh nuk është e mjaftueshme.
“Kur i marrim në konsideratë në veçanti zhvillimet e fundit në sferën teknologjike, inteligjencën artificiale dhe trendet e reja, është thjesht e nevojshme që të ndërmerren hapa konkretë për t’i specifikuar krejt këto veprime në kuadër të kornizës sonë ligjore”, thotë Rezniqi.
Së fundi, në shtator të këtij viti, tre nga të akuzuarit në rastin AlbKings u dënuan vetëm me gjobë, pasi arritën marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajësisë.
A.T. mori gjobë prej 2.000 eurosh, ndërsa B.R. dhe V.A. morën gjobë prej nga 2.500 euro. Vepra penale që rëndonte mbi ta ishte “ngacmimi”.
Kodi Penal i Kosovës e përkufizon ngacmimin si vëmendje apo komunikim me qëllim të “ngacmimit, frikësimit, lëndimit, dëmtimit të pasurisë apo vrasjes”. Në këtë pikë përfshihet edhe dërgimi i mesazheve telefonike.
Për këtë vepër parashihen dënime deri në 5 vjet burgim. Këto raste e theksojnë nevojën për ndryshim të Kodit aktual Penal, beson Rezniqi.
“Është e nevojshme që t’i kemi në mënyrë specifike të adresuara në legjislacionin tonë të gjitha këto veprime dhe dënueshmërinë për ato veprime, në mënyrë që, në përputhje me to, të jetë edhe shkalla e dënimit”, shton ajo.
Besarta Breznica, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, u ka bërë thirrje tash e një kohë institucioneve që të ndryshohet Kodi Penal, ashtu që edhe veprat penale të ngjashme me ato të kryera nga AlbKings të mund të marrin një dënim, sipas saj, më të merituar.
“Rastet e kësaj dhune vetëm po shtohen, kurse personat në fjalë po ndiqen për veprat 'kanosje' e 'ngacmim', ndjekje këto që nuk janë të rëndësisë apo kapacitetit të njëjtë si dhuna që ndodh online”, thotë Breznica për REL-in.
Dhe, mosrealizimi i kësaj kërkese e ka lënë Breznicën të besojë se institucionet, thjesht, nuk e marrin seriozisht “sigurinë e vajzave dhe grave në Kosovë”.
Ministria e Drejtësisë ka thënë për REL-in se kjo kërkesë e organizatave feministe për përfshirjen e dhunës kibernetike është pjesë e shqyrtimit nga grupi punues që punon për plotësim-ndryshimin e Kodit Penal që nga viti 2024.
Një zyrtar ligjor i kësaj ministrie ka pranuar se për shkak të vonesave në formimin e institucioneve, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, është e vështirë të parashikohet kohëzgjatja e plotë e këtij procesi.
Pse ngrihet kjo çështje nga organizatat feministe në veçanti?
Meqë ato insistojnë se si në rastin e grupit AlbKings, janë gratë më të cenueshme nga këto vepra.
Rezniqi thekson se në Kosovë “shpesh kemi parë që gratë bëhen objekt i përndjekjes online, sulmeve seksiste, shantazheve përmes materialeve personale apo materialeve të tjera pa pëlqimin e tyre”.
“Dhe këtë e shohin si një zgjerim të dhunës me bazë gjinore në hapësirën virtuale, ku pasojat janë pastaj reale në jetën e viktimës dhe ndikojnë veçanërisht te gratë”, shton ajo.
Një hulumtim i publikuar vitin e kaluar nga organizata Demokracia për Zhvillim (D4D) gjeti se kur gratë janë subjekt i lajmeve nëpër media, ato postime në rrjete sociale marrin tri herë më shumë reagime sesa lajmet e tjera. Shumica e komenteve me gjuhë të urrejtjes bëhen nga burrat.
Për këtë hulumtim, kjo organizatë monitoroi mbi 110 portale në Kosovë nga janari i vitit 2022 deri në nëntor të vitit 2023. Ky hulumtim rezultoi në analizë të mbi 3.6 milionë artikujve të publikuar nga mediat në Kosovë.
Në shumicën e lajmeve, gratë e përfshira në politikë ishin cak i komenteve me gjuhë të urrejtjes, që Kombet e Bashkuara (OKB) e definojnë si diskurs fyes që përdoret ndaj një individi ose grupi në bazë të disa karakteristikave - si raca, feja ose gjinia - dhe që “mund të kërcënojë paqen sociale”.
Problemi i identifikimit të kryesve të veprës
Një tjetër problem mbetet identifikimi i kryesve të dhunës digjitale, pasi që shpeshherë kjo bëhet përmes profileve të rreme.
Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se, në bazë të analizave të tij, kjo bëhet në mënyrë shumë efektive në disa raste nga një departament i specializuar për krime kibernetike në Policinë e Kosovës.
Por, jo për të gjitha llojet e veprave.
“Në bazë të informatave që ne kemi, ky bashkëpunim zakonisht bëhet kur është fjala për vepra që ndërlidhen me pasoja më të rënda, për shembull me vepra penale të terrorizmit ose të ngjashme... përgjigjet janë më të shpejta, pra bashkëpunimi është më i mirë”, thotë Rezniqi.
Ajo shton se kjo nuk ndodh edhe në rastet individuale të ngacmimeve apo shantazheve.Si Rezniqi, ashtu edhe Breznica shpresojnë që institucionet do të ndërmarrin sa më shpejt hapa konkretë për zgjidhjen e këtyre problemeve.
“Thjesht, ne duhet të sigurohemi që të gjitha këto zhvillime teknologjike të përdoren si mjet fuqizimi, të na ndihmojnë t’i ndjekim këto raste, e jo si mjet i dhunës ndaj gjithë qytetarëve, në veçanti grave”, përfundon Rezniqi./REL
Të paktën dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj president...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se një don...
Franca do t’i dorëzojë Ukrainës raketa anti-ajrore "Aster"...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nëse nuk ka nj...
Një anije gjysmë e fundosur është gjetur nga Autoritetet P...
Një takim i planifikuar midis Komisionerit të Tregtisë të ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka mbajtur f...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka marrë fjalën ...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, po fl...
Zyrtarët e shëndetësisë besojnë se domatet qershi nga ishu...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar...
Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë zhvilluar një op...
Më shumë të dhëna, skema më të mira gjurmueshmërie dhe për...
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zema...
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka shtyrë deri m...
Pothuajse 13.000 kompani iraniane janë regjistruar në Gjeo...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në b...
Në Kuvendin e Kosovës të dielën e 26 tetorit në orën 10:00...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...