"Ka lejuar kartelet e drogës të lulëzojnë"/ SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj president...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të premten se Koreja e Veriut është “disi një fuqi bërthamore”.
Ai e dha këtë deklaratë teksa largohej nga SHBA-ja për një udhëtim në Azi që mund të përfshijë një takim me liderin e Phenianit, Kim Jong Un.
I pyetur në bordin e avionit presidencial, Air Force One, nëse ishte i hapur ndaj kërkesës së Koresë së Veriut për t’u njohur si një shtet bërthamor si parakusht për dialog me Uashingtonin, Trump u përgjigj: “Epo, mendoj se ata janë disi një fuqi bërthamore”.
“Kur thua se ata duhet të njihen si një fuqi bërthamore, mirë, ata kanë shumë armë bërthamore, këtë do ta them”, shtoi ai.
Trump pritet të mbërrijë në Korenë e Jugut të mërkurën për Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-Paqësor (APEC).
Mediat amerikane më herët kanë raportuar se zyrtarë nga administrata e tij kanë diskutuar privatisht për mundësinë e organizimit të një takimi mes Trump-it dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim, me të cilin ai mbajti bisedimet e fundit në vitin 2019. Trump ka thënë se shpreson të takohet përsëri me Kimin, ndoshta këtë vit.
Kim tha muajin e kaluar se kishte “kujtime të dashura” me Trump-in dhe se ishte i hapur për bisedime nëse Shtetet e Bashkuara hiqnin dorë nga kërkesa e tyre “iluzore” që Pheniani të heqë dorë nga armët e tij bërthamore.
Të premten, një ministër i Koresë së Jugut, Chung Dong-young, tha se besonte se kishte një “mundësi të konsiderueshme” që Trump të takohej me Kimin gjatë vizitës së tij në atë rajon javën e ardhshme.
Por, një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, u tha gazetarëve në një telefonatë të premten se një takim “nuk është në program për këtë udhëtim”.
Ndërkohë që nuk janë bërë njoftime zyrtare për një takim mes të dyve, Koreja e Jugut dhe Komanda e Kombeve të Bashkuara pezulluan turnetë në Zonën e Sigurisë së Përbashkët (JSA) nga fundi i tetorit deri në fillim të nëntorit.
Kim dhe Trump u takuan për herë të fundit në vitin 2019 në Panmunjom, në Zonën e Demilitarizuar që ndan dy Koretë, e që është vendi i vetëm ku ushtarët nga të dyja palët përballen rregullisht.
Ministri Chung tha se koreanët e veriut janë parë duke “pastruar dhe zbukuruar” zonat afër atij vendi për herë të parë këtë vit: duke pastruar, duke hequr barërat e këqija, duke rregulluar shtretërit e luleve dhe duke bërë fotografi.
Kim u takua me Trump tri herë për samite të profilit të lartë gjatë mandatit të parë të liderit amerikan.
Takimi i tyre i fundit dhe i papritur në Panmunjom u organizua me nxitim pasi Trump i dërgoi një ftesë Kimit në "Twitter", tani "X", një ditë më parë.
Atëkohë, dy liderët shtrënguan duart mbi pllakat prej betoni që ndajnë Veriun dhe Jugun, përpara se Trump të ecte disa hapa në territorin e Phenianit, duke u bërë presidenti i parë amerikan që ka shkelur ndonjëherë në tokën e Koresë së Veriut.
Por, bisedimet përfundimisht dështuan për shkak të mospajtimeve mbi atë se sa nga arsenali bërthamor i saj ishte e gatshme të dorëzonte Koreja e Veriut dhe çfarë do të merrte Pheniani në këmbim.
Që atëherë, Koreja e Veriut ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se është një shtet bërthamor “i pakthyeshëm.” /REL
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj president...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se një don...
Franca do t’i dorëzojë Ukrainës raketa anti-ajrore "Aster"...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nëse nuk ka nj...
Një anije gjysmë e fundosur është gjetur nga Autoritetet P...
Një takim i planifikuar midis Komisionerit të Tregtisë të ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka mbajtur f...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka marrë fjalën ...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, po fl...
Zyrtarët e shëndetësisë besojnë se domatet qershi nga ishu...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar...
Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë zhvilluar një op...
Më shumë të dhëna, skema më të mira gjurmueshmërie dhe për...
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zema...
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka shtyrë deri m...
Pothuajse 13.000 kompani iraniane janë regjistruar në Gjeo...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në b...
Në Kuvendin e Kosovës të dielën e 26 tetorit në orën 10:00...
Presidenti ukrainas, Zelensky, është takuar ditën e sotme ...
Një person ka shpërthyer një pajisje plasëse në një stacio...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...