Operacion masiv kundër bandave kriminale në Rio de Janeiro/ Shënohen 64 viktima, në pranga 56 persona
Të paktën 64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion...

Kontrabandë me drogë, larje parash, kriminalitet kibernetik: përmasat e kriminalitetit të organizuar në Gjermani sipas Entit Federal të Kriminalistikës (BKA) mbeten në nivele të larta.
Kërcënimi nga kriminaliteti i organizuar në Gjermani është mjaft i lartë. Në këtë konkluzion arrihet në raportin mbi gjendjen gjatë vitit 2024, kur janë hetuar gjithsej 647 procese për shkak të kriminalitetit të organizuar. Shifra krahasuar me vitin 2023 mbetet pothuajse konstante. Megjithatë kjo është shifra e dytë më e lartë brenda dhjetë vjetësh. Më shpesh sipas BKA-së është identifikuar kriminaliteti me drogat – me rreth 260 procese ky është sektori me pjesën më të madhe të veprave penale në kuadrin e kriminalitetit të organizuar.
Pasojnë rastet e kriminalitetit ekonomik rreth 110 procese, krime fiskale dhe doganore me rreth 60 procese. Ngjashëm ka pasur shumë procese për kriminalitetin me kontrabandim njerëzish dhe çështje pronësie. Një kuotë dukshëm më të ulët me katër përqind të të gjitha proceseve ka pasur hetime kundër grupeve të kriminalitetit kibernetik.
Në këtë kategori dëmi i shkaktuar është masiv: Sipas raportit të BKA-së mbi situatën me kriminalitetin në Gjermani, në fushën e krimit kibernetik vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 1,7 miliardë euro: Kjo shumë përbën gjysmën e dëmit financiar të shkaktuar nga kriminaliteti i organizuar në përgjithësi. Gjithsej BKA dëmin financiar në vitin 2024 e përllogarit me rreth 2,64 miliardë euro.
Rekrutimi i minorenëve për vepra penale
BKA bën fjalë në raportin vjetor për një gjendje me "një potencial konstant të lartë kërcënimi" nga kriminaliteti i organizuar. Ajo që bie në sy është rritja e gatishmërisë për përdorim dhune në hapësirat publike. Në këtë kontekst në 2024 janë regjistruar rreth 280 vepra penale për përdorim dhune. Konstatohet gjithashtu një rritje e dukshme e posedimit të armëve. Rreth 420 armë janë sekuestruar vitin e kaluar në kuadër të hetimeve.
Policia federale shpreh shqetësim, që grupet kriminale gjithnjë e më shpesh ofrojnë veprime kriminale në formë shërbimi të ashtuquajtura "crime as a service", kjo p.sh. në sektorin e larjes së parave. Kriminelët gjithnjë e më shumë përpiqen të rekrutojnë minorenë për kryerjen e veprave penale. Për këtë ata shfrytëzojnë, sipas BKA-së, rrjetet sociale ose platformat Gaming në internet.
Ministri i Brendshëm federal, Alexander Dobrindt i CSU e cilësoi kriminalitetin e organizuar si një ndër kërcënimet më të mëdha të shtetit ligjor. "Ata veprojnë brutalisht dhe pa skrupuj, në mbarë botën – që nga kontrabanda me drogë deri te pastrimi i parasë e influencimi ndaj vendimmarrësve", tha politikani kristiansocial duke theksuar më tej, se: "Këtyre rrjeteve kriminale duhet t'u hiqet baza e ekzistencës, duke u ndërprerë atyre me konsekuencë burimet e parave. Kushdo brenda këtyre strukturave që nuk mund të shpjegojë se nga vjen pasuria, duhet ta humbasë atë. Ky është ndryshimi i paradigmës."/ DW
Të paktën 64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion...
Me vizitën shtetërore në Tokio, Presidenti i SHBA-së, Dona...
Uragani Melissa po shkakton kaos në Xhamajka, ndërsa kombi...
Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit nuk është në rrezik...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky , deklaroi se ës...
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth deklaroi se forcat amer...
Hamasi hodhi poshtë akuzat se luftëtarët e tij sulmuan tru...
64 persona, përfshirë katër oficerë policie, janë vrarë në...
Izraeli thotë se do të kryejë sulme intensive ndaj Hamasit...
Gjykata Supreme e Kosovës e ka shfuqizuar të martën një ne...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi para pak...
Të paktën 14 persona u vranë gjatë sulmeve të fundit ushta...
Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka pezulluar përkohësisht...
Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kan...
Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Kenia, ndërsa raport...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se sulme...
KQZ në Kosovë ka njoftuar sot datën për mbajtjen e raundit...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mirëpritur kryediplomat...
Më shumë se një milion përdorues të ChatGPT çdo javë dërgo...
Izraeli dëshiron të përcaktojë vetë se cilat shtete mund t...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...