Vjen një tjetër njohje për Kosovën/ Osmani: Popujt tanë kanë sakrifikuar për lirinë
Siria ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës duke u bërë v...

Dy të arrestuar, të dyshuar si të përfshirë në vjedhjen e bizhuterive të kurorës së Francës nga muzeu i Luvrit kanë pranuar përfshirjen në grabitje dhe janë lënë në paraburgim, njoftoi të mërkurën zyra e prokurorit të Parisit.
Prokurori i Parisit tha gjithashtu se bizhuteritë e vjedhura nuk janë në posedim të autoriteteve. Prokurorja e Parisit Laure Beçuau në një konferencë për shtyp deklaroi se dy të dyshuarit do të paraqiten para një gjykatësi hetues dhe mund të vihen nën hetim zyrtar.
Grabitja, një bastisje shtatëminutëshe gjatë ditës në Galerinë Apollo të Luvrit, tërhoqi vëmendjen e botës pasi hajdutët u arratisën me bizhuteri me vlerë dhjetëra milionë dollarë. Të dy të përfshirët u arrestuan të shtunën në mbrëmje dhe u mbajtën në paraburgim, ku u morën në pyetje për 96 orë. Dy të dyshuar të tjerë mbeten në arrati.
I dyshuari i parë, 34 vjeç, është me kombësi algjeriane. Ai kishte të dhëna të mëparshme për shkelje të trafikut dhe u identifikua nëpërmjet ADN-së së gjetur në një nga skuterët. I dyshuari i dytë, 39 vjeç, një shofer taksie i paligjshëm dhe shofer shpërndarjeje. Ai ishte i njohur më parë për policinë për vjedhje të rënduar. ADN-ja e tij u gjet në xhamin e thyer të një prej vitrinave.
“Nuk ka asgjë që sugjeron se katër autorët e krimit përfituan nga ndonjë formë ndihme e brendshme brenda muzeut. Ata janë aktualisht para një gjyqtari hetues me qëllim vendosjen e tyre nën hetim formal për krimet e grabitjeve si pjesë e një bande të organizuar – krime që mbartin një dënim me pesëmbëdhjetë vjet burg dhe një gjobë të rëndë”, deklaroi prokurorja e Parisit.
Më shumë se 100 hetues janë përfshirë në kërkimin e personave dhe autoritetet kanë arritur t’i gjurmojnë individët pasi analizuan më shumë se 150 mostra ADN-je dhe ekzaminuan disa sende që grupi la pas, të tilla si doreza, një helmetë dhe xhaketa me dukshmëri të lartë të lëna në vendngjarje.
Njëri nga burrat u arrestua në aeroportin Charles de Gaulle ndërsa përpiqej të largohej nga vendi. Ai u ndalua gjatë një kontrolli pasaportash përpara se të hipte në një fluturim mbrëmjeje për në Algjeri.
Bizhuteritë e vjedhura, midis tyre një gjerdan smeraldi me më shumë se 1,000 diamante të dhuruara nga Napoleoni gruas së tij të dytë, nuk u gjetën gjatë arrestimeve.
Më 19 tetor, hajdutët bastisën Galerinë Apollo në katin e sipërm të Luvrit, ku ndodhen xhevahiret e Kurorës Franceze. Ata përdorën një shkallë të montuar në kamion për të hyrë në galeri, një nga dhomat më të zbukuruara në muze, përmes një dritareje. Ata hynë me forcë në dy vitrina të sigurisë së lartë dhe vodhën nëntë sende, përfshirë një set bizhuterish me diamant dhe safir të veshura nga Mbretëresha Marie-Amélie dhe Mbretëresha Hortense./ CNA, përkthyer nga CNN
Siria ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës duke u bërë v...
Presidenti amerikan Donald Trump ka planifikuar të takohet...
Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë të mërkurën një padi që...
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë arritur një marrëveshje të...
Të paktën 104 palestinezë u vranë në një valë sulmesh izra...
Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve i...
Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, H...
Qyteti i Rio de Janeiro-s në Brazil është në kaos të plotë...
Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr afër 1.000 ushtarë dhe p...
Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe Agjencia për mbrojtje...
Uragani Melissa arriti në lindje të Kubës këtë mërkurë, me...
Papa Leo XIV ishte i pranishëm në ceremoninë e kremtimit t...
Partia në pushtet në Gjeorgji, Ëndrra Gjeorgjiane, i k...
Qendrat e votimit janë hapur në Holandë për zgjedhjet parl...
Kontrabandë me drogë, larje parash, kriminalitet kiberneti...
Të paktën 64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion...
Me vizitën shtetërore në Tokio, Presidenti i SHBA-së, Dona...
Uragani Melissa po shkakton kaos në Xhamajka, ndërsa kombi...
Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit nuk është në rrezik...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky , deklaroi se ës...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...