web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB/ Guterres: Të shqetësuar nga ndikimi i veprimeve të SHBA-së në Venezuelë

5 Janar 2026, 17:45, Kosova & Bota CNA

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB/ Guterres: Të

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po zhvillon sot një mbledhje ku po diskutohet lidhur me zhvillimet e fundit në Venezuelë.

Në mbledhje, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se është i shqetësuar që rregullat e së drejtës ndërkombëtare nuk janë respektuar gjatë veprimeve ushtarake të SHBA-së në Venezuelë.

Gjatë deklaratës së tij, Guterres theksoi se e drejta ndërkombëtare është themeli për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimet rreth efekteve të ndalimit të udhëheqësit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe gruas së tij, Cilia Flores.

“Jam thellësisht i shqetësuar për intensifikimin e mundshëm të paqëndrueshmërisë në vend, ndikimin e mundshëm në rajon dhe precedentin që kjo mund të krijojë për mënyrën se si zhvillohen marrëdhëniet midis shteteve.

Venezuela ka përjetuar dekada të tëra paqëndrueshmërie të brendshme dhe trazirash sociale dhe ekonomike. Demokracia është minuar.

Miliona njerëz të saj kanë ikur nga vendi. Situata është kritike, por është ende e mundur të parandalohet një zjarr më i gjerë dhe më shkatërrues. Në situata kaq konfuze, kaq komplekse, si kjo me të cilën përballemi tani, është e rëndësishme t'u përmbahemi parimeve.

E drejta ndërkombëtare përmban mjete për të adresuar çështje të tilla si trafiku i paligjshëm i narkotikëve, mosmarrëveshjet rreth burimeve dhe shqetësimet për të drejtat e njeriut”, u shpreh Guterres. /CNA





Lajmet e fundit nga