Kallas: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është e rrezikshme, duhet "rrugëdalje" diplomatike
Një “rrugëdalje” diplomatike nga kriza aktuale në Lindjen ...

Ministri në detyrë i Financave ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një financim prej 90 milionë eurosh nga Banka Botërore, i cili është alokuar që nga maji i vitit të kaluar, por ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi për shkak të mosmarrëveshjeve politike.
Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.
Ligjbërësit u mblodhën të hënën, për herë të 36-të radhazi çdo të dytën ditë që nga 15 prilli dhe u larguan shpejt si rëndom pa gjetur zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit politik. Ata do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të mërkurën e 25 qershorit.
Çështja ka ngecur tek emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Kjo është hera e 27-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.
Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re.
Por, deri kjo të ndodhë Kosova aktualisht nuk ka as Kuvend e as qeveri të re, kjo aktualja është vetëm në detyrë pa kompetenca të plota.
Në mungesë të institucioneve Kosova po vazhdon të humb miliona uro.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një financim prej 90 milionë eurosh nga Banka Botërore, i cili është alokuar që nga maji i vitit të kaluar, por ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi për shkak të mosmarrëveshjeve politike.
“Janë 90 milionë euro të alokuara nga Banka Botërore për Kosovën, të cilat po presin ratifikimin nga Kuvendi që nga muaji maj i vitit të kaluar,” tha Murati, duke shtuar se “ky lloj financimi është i veçantë sepse ka kamatë 0%”.
Ai thekson se shumë shtete do të dëshironin të përfitonin nga një financim i tillë, por Kosova është ndër shtetet e rralla që e ka marrë atë falë reformave të ndërmarra dhe menaxhimit të mirë të financave publike.
Megjithatë, Murati kritikon opozitën për bllokadën e procesit.
“Partitë opozitare gjatë legjislaturës së kaluar kishin refuzuar të votonin ratifikimin, ndërsa tash po e pamundësojnë edhe konstituimin e legjislaturës së re duke mos marrë fare pjesë në votim”, ka shkruar Murati.
Ai paralajmëron se “Banka Botërore e as bota nuk mund të na presin pafundësisht”.
“Nëse marrëveshja për 90 milionë euro me kamatë 0% nuk ratifikohet deri në shtator, ekziston rreziku shumë i lartë që këto mjetet t’i merren Kosovës dhe t'i jepen një shteti tjetër”, ka shkruar Murati.
Ministri në detyrë ka apeluar që opozita të reflektojë dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit e pastaj edhe të votojë këtë marrëveshje.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, u është përgjigjur kritikave të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me mosratifikimin e marrëveshjes prej 90 milionë euro nga Banka Botërore.
Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami e akuzon Muratin dhe partitë e tij si bllokues të procesit politik dhe për keqmenaxhim të fondeve ndërkombëtare.
“Hekuran mos dezinformo. Bllokuesit jeni ju. Me 48 deputetë, e keni ngujuar veten dhe vendin politikisht rreth një kandidateje për kryetare të Kuvendit, për të cilën nuk i keni votat,” shkruan Bajrami, duke mohuar përgjegjësinë e opozitës.
Ajo gjithashtu e akuzon qeverinë për “qeverisje arrogante dhe destruktive” që sipas saj ka penguar shfrytëzimin e granteve të Bashkimit Europian.
“Qindra miliona euro grante nga BE-ja nuk janë shfrytëzuar prej dy vitesh, pikërisht për shkak të masave ndëshkuese që kanë ardhur si pasojë e qeverisjes suaj”.
Duke përmendur situatën në KEK, ajo shton: “A i ke parë sot tymtarët e KEK-ut çfarë po nxjerrin? Pse nuk flet për grantin e BE-së rreth 70 milionë euro për investime në KEK, kryesisht për filtrat, mjete që nuk erdhën për shkak të masave ndëshkuese të BE-së”.
Bajrami shprehet se qeveria ka shkatërruar këtë vend, duke e kritikuar për përpjekjet për të shmangur përgjegjësinë për dështimet e vazhdueshme në katër vitet e fundit.
Po ashtu në rrezik janë si shkak i mungesës së institucioneve edhe rreth 900 milionë euro nga Komisioni Europian, të ndërlidhura me agjendën e reformave për zhvillim dhe integrim europian, si dhe mbi 220 milionë euro nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), që synojnë përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe zhvillimin ekonomik, si dhe investime kapitale në projekte strategjike si ai i autostradave dhe hekurudhave./ Revista Monitor
Një “rrugëdalje” diplomatike nga kriza aktuale në Lindjen ...
Sulmet me dronë dhe raketa ruse ndaj Ukrainës gjatë natës ...
Ngushtica e Hormuzit është padyshim pika më e rëndësishme ...
Ndërsa sulmi iranian ndaj Izraelit la mijëra izraelitë pa ...
Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen...
Pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore ir...
Ushtria izraelite njoftoi se forcat e mbrojtjes sulmuan gj...
Pasi SHBA-ja tronditi botën me sulmet e saj ndaj centralev...
Disa udhëheqës të lartë ushtarakë iranianë kanë kërcënuar ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Forcat Ajrore të Izraelit njoftojnë se kanë sulmuar infras...
Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga telenovela e zgjedhjes...
Ushtria izraelite ka konfirmuar se po kryen sulme ajrore t...
Qeveria italiane vendosi sot të forcojë ndjeshëm masat e s...
Shefi i OKB-së, Antonio Guterres ndau mesazhin e tij lidhu...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së filloi një takim urgjent kët...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se Republ...
Një vatër zjarri masiv shpërtheu të dielën në orët e para ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet në orën 15:00 me or...
Zyrtarë të lartë të Pentagonit zbuluan detaje të reja rret...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...