"Jo luftë kundër Iranit, por kundër programit bërthamor"
Pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore ir...

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.
Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese i kanë kritikuar partitë parlamentare për keqpërdorim të vakuumit ligjor për bërjen e Kuvendit.
Ligjbërësit u mblodhën të hënën, për herë të 36-të radhazi çdo të dytën ditë që nga 15 prilli dhe u larguan shpejt si rëndom pa gjetur zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit politik. Ata do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të mërkurën e 25 qershorit.
Çështja ka ngecur tek emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Kjo është hera e 27-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.
Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta nuk përcakton ndonjë afat të qartë kohor për konstituimin e Kuvendit dhe ky boshllëk, sipas tij, po keqpërdoret nga partitë politike.
“Hartuesit e Kushtetutës nuk kanë mundur ta parashihnin këtë devjim, këtë destruksion, i cili në suaza normale nuk është dashur të ndodhte”, tha Kryeziu, duke iu referuar bllokimit të procesit.
Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ajo këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është figura e duhur, ndonëse për partitë tjera ajo është e papranueshme dhe konsiderohet figurë përçarëse.
Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore ir...
Ushtria izraelite njoftoi se forcat e mbrojtjes sulmuan gj...
Pasi SHBA-ja tronditi botën me sulmet e saj ndaj centralev...
Disa udhëheqës të lartë ushtarakë iranianë kanë kërcënuar ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Forcat Ajrore të Izraelit njoftojnë se kanë sulmuar infras...
Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga telenovela e zgjedhjes...
Ushtria izraelite ka konfirmuar se po kryen sulme ajrore t...
Qeveria italiane vendosi sot të forcojë ndjeshëm masat e s...
Shefi i OKB-së, Antonio Guterres ndau mesazhin e tij lidhu...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së filloi një takim urgjent kët...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se Republ...
Një vatër zjarri masiv shpërtheu të dielën në orët e para ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet në orën 15:00 me or...
Zyrtarë të lartë të Pentagonit zbuluan detaje të reja rret...
Udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë i kërkojnë...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha të dielën se ...
Parlamenti i Iranit ka miratuar mbylljen e Ngushticës së H...
Presidenti francez Emmanuel Macron do të mbajë sot një tak...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio i tha televizioni...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...