Hungaria dhe Sllovakia nuk do ta kundërshtojnë emërimin e Rutte-s në krye të NATO-s
Mediat holandeze thonë se Hungaria ka hequr dorë nga k...

Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 50-të që mundëson lëvizje të lirë për kosovarët.
Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të dy shteteve u bë sot më 18 qershor në Prishtinë, nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel.
Më herët gjatë ditës, Arbel është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Dy shtetet zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të vitit 2021.
Atyre iu parapriu ajo që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit, të cilën Kosova dhe Serbia e nënshkruan më 4 shtator të vitit 2020, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.
Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem në korrik të vitit 2021, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Izraeli.Izraeli është vendi i fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës.
Nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Kosova shënoi edhe rritje të shkëmbimeve tregtare.
Në vitin 2022, vlera e importeve nga ky shtet arriti në 42 milionë euro - prej 22 milionë sa ishte në vitin 2020 kur dy vendet nuk kishin lidhje diplomatike.
Ngjashëm ndodhi edhe me eksportet, nga 85.000 euro në vitin 2020 - ato u rritën në 783.000 euro më 2022, sipas të Dhënave të Doganave të Kosovës.
Kosova importon nga Izraeli kryesisht lëndë djegëse dhe produkte të plastikës, ndërsa eksporton kryesisht produkte të tekstilit.
Njoftimin se Izraeli është pajtuar t’i heqë vizat për kosovarët e kishte bërë në fillim të këtij viti presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Prej 1 janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Shengen, në Evropë.
Ndërkaq më 5 janar u bë e ditur se ata mund ta vizitojnë edhe Spanjën, pas një njoftimi nga Departamenti për Migrim dhe Çështje të Brendshme i Komisionit Evropian, se Spanja njeh tashmë pasaportën e zakonshme kosovare.
Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.
Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.
Aktualisht janë 107 shtete që vazhdojnë të kërkojnë viza për vizita nga Kosova, ndërsa 39 vende mundësojnë viza në mbërritje për qytetarët e Kosovës./ Rel
Mediat holandeze thonë se Hungaria ka hequr dorë nga k...
Mbetjet e tre trupa të qytetarëve serbë të vrarë në lu...
Shteti amerikan i Kansasit paditi të hënën "Pfizer"-in...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian përfunduan të hënën n...
Sa më e tensionuar të jetë situata në botë, aq më të r...
Presidenti Joe Biden pritet të shpallë të martën një m...
Planet e raportuara të liderit të Koresë së Veriut, Ki...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është në rrugën e tij ...
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Kina ...
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se...
Ekipi elektoral i presidentit Joe Biden do të shpenzoj...
Në një raport të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit t...
Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter u...
Drejtuesit e rinj të institucioneve në Shkup janë të v...
Ushtria amerikane thotë se grupe të mëdha dronësh dhe ...
Presidenti rus, Vladimir Putin do ta vizitojë Korenë e...
Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë të hënën se heqja e ma...
Mungesa e ligjeve për monedhat digjitale e ka ngadalësuar ...
Presidenti rus Vladimir Putin shkarkoi të hënën katër ...
Lëvizja në një qytet krejtësisht tjetër për punë nuk ë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...