Goditet anija cisternë e Emirateve të Bashkuara Arabe në Ngushticën e Hormuzit
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se një anije cisternë...

Komisioni Europian (KE) ka konfirmuar të hënën se nuk ka ndonjë vendim formal për ngrirjen e mjeteve financiare nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Serbinë.
"Nuk ka asnjë vendim për t’i ngrirë fondet apo diçka të tillë", konfirmoi zëdhënësi i Komisionit, Markus Lammers.
“Komisioni Europian vlerëson vazhdimisht nëse përmbushen kushtet përkatëse për mbështetje sipas instrumenteve financiare të BE-së. Kjo është pjesë e zbatimit normal të këtyre instrumenteve dhe zbatohet gjatë gjithë procesit, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes në fazën e çdo kërkese për pagesë”, shtoi Lammers.
Ai përsëriti shqetësimet e institucioneve europiane në lidhje me miratimin e ligjeve gjyqësore dhe deklaroi se Serbia pritet ta zbatojë plotësisht mendimin e Komisionit të Venedikut mbi këtë legjislacion.
Komentet e Lammers vijnë pasi më 30 prill komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se KE-ja kishte ndalur shpërndarjen e fondeve për shkak të ligjeve gjyqësore kontroverse.
“Për momentin i kemi pezulluar të gjitha pagesat nga Plani i Rritjes, sepse Serbia ka shënuar regres në fushën e drejtësisë, dhe derisa ta përmirësojë këtë, nuk do të mund të marrë mbështetje financiare nga BE-ja”, tha Kos gjatë një fjalimi në Universitetin e Friburgut në Zvicër.
Ligjet e diskutueshme, të ashtuquajtura “ligjet e Mërdiqit”, të miratuara në janar të këtij viti, për BE-në përbëjnë një hap prapa në procesin e integrimit të Serbisë në këtë bllok.
Kos ka paralajmëruar edhe më herët, në disa raste, se këto ligje e kufizojnë pavarësinë e Gjyqësorit.
Më 24 prill, Komisioni i Venecias vlerësoi se me ndryshimet e fundit në paketën e ligjeve për Gjyqësorin në Serbi, janë hequr mbrojtjet ekzistuese të autonomisë së prokurorisë.
Ky organ ekspertësh i Këshillit të Europës i dha Serbisë nëntë rekomandime se si t’i eliminojë mangësitë.
Bashkimi Europian kërkon nga Serbia që t’i zbatojë plotësisht të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me ligjet për Gjyqësorin dhe njëkohësisht të pezullojë zbatimin e këtyre ligjeve deri në ndryshimin e tyre.
Nga fondet e Planit të Rritjes, Serbia ka të drejtë në gjithsej 1.588 miliardë euro për periudhën 2024-2027.
Kjo shumë përfshin grante dhe kredi të destinuara për mbështetjen e reformave, ndërsa mjetet paguhen dy herë në vit, në bazë të përparimit të bërë.
Në janar, Serbia mori pak më shumë se gjysmën e fondeve të alokuara nga kësti i parë i Planit të Rritjes, pasi u zbulua se kishte përmbushur vetëm tri nga shtatë reformat e planifikuara.
Në vend të 112 milionë eurove të planifikuara, ajo mori 61.1 milionë euro.
Së bashku me fondet e parafinancimit - 7% e shumës së përgjithshme të ndarë - shuma totale që Serbia ka marrë deri më tani nga Plani i Rritjes është 167.59 milionë euro.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një iniciativë e Bashkimit Europian, e miratuar në fund të vitit 2023, me qëllim përshpejtimin e afrimit ekonomik të rajonit me BE-në dhe mundësimin e qasjes graduale të tij në pjesë të tregut të përbashkët, para anëtarësimit të plotë.
Institucionet europiane kanë ndarë gjithsej gjashtë miliardë euro për këtë program, për periudhën 2024-2027. /REL
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se një anije cisternë...
Prej se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Do...
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) mohon se një nga anij...
Një dron ukrainas goditi një pallat luksoz banimi në Moskë...
Një raportim nga media prestigjioze amerikane "CNN", trego...
Anijet që përpiqen të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit ...
Ushtria e Iranit thotë se do të sulmojë forcat amerikane n...
Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi rajonin qendror të Fili...
Policia helene arrestoi 11 persona për një përleshje me dy...
Ortohantaviruset, më të njohur si hantaviruse, janë një gr...
Tre persona kanë humbur jetën dhe të paktën tre të tjerë j...
Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA-ja do të ndihmojn...
Aeroplani i kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez, u detyr...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shqyrton mundë...
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua pasditen e sotme ...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pritet të udhë...
Shtatë nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë kanë...
Kjo e diel shënoi ndryshime të pabesueshme temperaturash o...
Një dron i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën...
Kur zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit i...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...