Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiç-it
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se të a...

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, do të zhvillojë bisedime në Shkup sot dhe nesër me udhëheqësit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për përshpejtimin e zbatimit të Planit Europian të Rritjes për këtë rajon, njoftoi Komisioni Europian.
Udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe komisionarja Kos do të përqendrohen në reformat kyç për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes dhe të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate për anëtarësim në BE para pranimit të tyre në bllok, u tha në njoftim.
Nga Plani i Rritjes, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor - përveç Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës - kanë marrë fondet e para të parafinancimit.
Takimi në Shkup po ashtu do të jetë mundësi për të diskutuar për fusha të reja të bashkëpunimit: mbrojtja e konsumatorëve, turizmi dhe rruga drejt tregut të përbashkët që do të përshpejtonte integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së.
Gjatë takimit dyditor, Komisioni Europian do të propozojë një paketë të investimeve në vlerë prej 87.7 milionë eurosh nën Kornizën ekzistuese të Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), e cila pritet të tërheqë pothuajse gjysmë miliardi euro në investime private për projekte të energjisë së pastër në mbarë rajonin, u tha në njoftim.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor ofron përfitime për shtetet e rajonit që po përgatiten për anëtarësim në BE dhe gjatë takimit, pjesëmarrësit do të rishikojnë përparimin dhe do të diskutojnë për hapat e mëtejmë.
KE-ja tha se qëllimi i Planit të Rritjes është të stimulojë ekonominë e Ballkanit Perëndimor dhe të ndihmojë shtetet e rajonit që t’i bashkohen bllokut.
Plani i Rritjes parasheh mbështetje financiare prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat 2 miliardë janë grante dhe 4 miliardë janë kredi të buta të ofruara nga BE-ja për reforma dhe investime në fusha sikurse energjia, transporti dhe transformimi digjital me qëllim që të rritet prosperiteti dhe stabiliteti në rajon.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se kryeministri maqedonas, Gristijan Mickoski, do të ketë takim të ndarë me komisionaren Kos sot dhe të dy më pas do të kenë një adresim të përbashkët të martën.
Të martën do të mbahen dy panele, e para do t’i kushtohet Planit të Rritjes dhe e dyta për mekanizma specifikë dhe mbështetje për zbatimin e planit./ Rel
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se të a...
"Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të do...
Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohe...
Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e st...
Në zemër të Berlinit, ende ndodhet një "Shtëpi ruse". Sipa...
Në kongresin e Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD) u kë...
Dy zona që synohen për miniera në det të thellë në Oqeanin...
Presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë akuzat për v...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së, IAEA, R...
Të hënën dhe të martën e javës së ardhshme, Shkupi do të p...
Ambasadori i SHBA-së në Republikën e Turqisë, Thomas Barra...
Fillimisht i miratuar nga Këshilli i Evropës tridhjetë vje...
Këtë fundjavë, 320 fluturime u anuluan në Italinë verilind...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi të di...
Polonia është model suksesi sepse e trajtoi integrimin në ...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje të dielë...
Pas protestave masive në Serbi, Presidenti Aleksandër Vuçi...
Deputetët e Kosovës nuk kanë arritur dakordësinë për konst...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të dielën n...
Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh ajror kundër Ukrain...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...