Strehim gati falas, lindja gjermane kundër shpopullimit
Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e st...

Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohet trafiku, pasi mijëra protestues antiqeveritarë në orët e para të 30 qershorit bllokuan rrugët në disa qytete serbe dhe kërkuan lirimin e protestuesve të cilët u ndaluan nga policia, teksa protestat po rrisin presionin ndaj presidentit populist, Aleksandar Vuçiç.
Protestuesit, të udhëhequr nga studentët, vendosën barrikada metalike dhe kosha mbeturinash nëpër rrugët e Beogradit dhe bllokuan urën Gazela, që gjendet mbi lumin Sava.
Agjencitë e lajmeve raportuan se protestuesit në Novi Sad – ku nisi kjo valë protestash antiqeveritare tetë muaj më parë – rrethuan zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) të Vuçiç-it, duke goditur ndërtesën me vezë.
Një ueb-faqe është krijuar nga studentët organizatorë ku është bërë e ditur se në 30 pika në kryeqytetin serb ishin ngritur barrikada, duke shtuar se veprime të ngjashme po kryheshin në të paktën 22 qytete të tjera serbe.
Protestat u intensifikuan pasi zyrtarët policorë nisën të ndalonin pjesëmarrësit në tubimin masiv që u mbajt në Beograd më 28 qershor.
Vuçiç deklaroi se agjencitë e zbatimit të ligjit pritet të kryejnë “shumë më tepër arrestime”.
Turmat antiqeveritare u rikthyen në rrugë mbrëmjen e 29 qershorit, duke kërkuar lirimin e dhjetëra personave të ndaluar në natën e parë të protestës.
“Ata duhet t’i lirojnë të ndaluarit. Është e shëmtuar se si qeveria trajton të rinjtë. Ne duam të jetojmë në një shtet të lirë, siç kërkojnë studentët”, tha Gordana Atalanc për Radion Evropa e Lirë.
“Po u bëjmë thirrje institucioneve që të nisin të bëjnë punën e tyre. Të arrestojnë ata që janë me të vërtetë përgjegjës për dhunën. Mbrëmë rrahën njerëz, kapën këdo që u dilte përpara”, tha Millan Antonijeviç për Radion Evropa e Lirë.
Një gazetar i REL-it raportoi se qindra persona po bllokonin nyjën kryesore të komunikacionit në Autokomanda, në një aksion të organizuar nga banorët e komunës Vozdovac.
Sanja, studente në Fakultetin Juridik në Beograd, i tha Radios Evropa e Lirë se doli sërish në protestë për të “vazhduar luftën për një shtet ligjor”.
Prokurorët kanë deklaruar se të ndaluarit do të mbahen deri në 48 orë, nën dyshimet për akte dhune dhe sulm ndaj policisë në Beograd gjatë protestës masive të organizuar nga studentët, në të cilën vlerësohet se morën pjesë 140.000 persona.
Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, tha më 29 qershor se policia ka ndaluar 77 persona, dhe të paktën 38 nga ta ishin ende në paraburgim.
Në tetë muajt e fundit, mijëra serbë, shpesh të udhëhequr nga grupe studentore, të cilëve gjithnjë e më shumë po u bashkohen qytetarë të tjerë, kanë protestuar kundër Vuçiç-it dhe qeverisë së tij.
Protestat u nxitën pasi 16 persona vdiqën kur u shemb një strehë betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024.
Protestuesit thanë se tragjedia u shkaktua nga korrupsioni dhe paaftësia e autoriteteve dhe protestat u shpërndanë shpejt, duke reflektuar një zemërim më të gjerë ndaj Vuçiç-it, mandati pesëvjeçar i të cilit pritet të përfundojë në 2027.
Vuçiç është president i Serbisë që nga viti 2017 dhe paraprakisht për tri vjet kishte qenë kryeministër.
Zgjedhjet parlamentare në Serbi pritet të mbahen në fund të vitit të ardhshëm.
Vuçiç dhe qeveria e tij kanë mohuar akuzat për korrupsion dhe kanë deklaruar se janë duke hetuar tragjedinë në Novi Sad, ku dhjetëra zyrtarë janë arrestuar në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje.
Gjatë fundjavës, grupe më të vogla të mbështetësve të qeverisë po ashtu kanë protestuar në Beograd.
Vuçiç, i cili po përpiqet të balancojë lidhjet me aleaten tradicionale Rusinë dhe Perëndimin – duke synuar që shteti i tij të bëhet anëtar i Bashkimit Europian – ka akuzuar “fuqitë e huaja” – duke mos treguar se për kë e ka fjalën – si nxitëse të protestave të fundit.
“Shteti do të mbrohet dhe banditët do të përballen me drejtësinë”, u tha ai gazetarëve pas natës së parë të protestave./ Rel
Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e st...
Në zemër të Berlinit, ende ndodhet një "Shtëpi ruse". Sipa...
Në kongresin e Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD) u kë...
Dy zona që synohen për miniera në det të thellë në Oqeanin...
Presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë akuzat për v...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së, IAEA, R...
Të hënën dhe të martën e javës së ardhshme, Shkupi do të p...
Ambasadori i SHBA-së në Republikën e Turqisë, Thomas Barra...
Fillimisht i miratuar nga Këshilli i Evropës tridhjetë vje...
Këtë fundjavë, 320 fluturime u anuluan në Italinë verilind...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi të di...
Polonia është model suksesi sepse e trajtoi integrimin në ...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje të dielë...
Pas protestave masive në Serbi, Presidenti Aleksandër Vuçi...
Deputetët e Kosovës nuk kanë arritur dakordësinë për konst...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të dielën n...
Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh ajror kundër Ukrain...
Paralajmërime për shëndetin dhe zjarret janë lëshuar në ve...
Një grup ekspertësh i ngarkuar nga Organizata Botërore e S...
Irani ka kapacitetin për të filluar përsëri pasurimin e ur...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...