Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ish-ministri i Mbrojtjes Shigeru Ishiba përfaqëson një largim nga linja e deritashme konservatore nacionaliste e Partisë Liberaldemokrate në Japoni.

Ish-ministri japonez i mbrojtjes Shigeru Ishiba fitoi zgjedhjet e lidershipit të Partisë Liberal Demokratike (LDP) të premten dhe pritet të bëhet kryeministri i ardhshëm i Japonisë.
Në një votim shumë të ngushtë, veterani mundi Sanae Takaichi-n, një grua e rrallë udhëheqëse në politikën japoneze. Ky votim vjen pasi kryeministri Fumio Kishida njoftoi në gusht se nuk do të kandidojë më.
LDP, e cila e ka drejtuar Japoninë për pjesën më të madhe të periudhës së pasluftës, ka shumicën në parlament dhe për këtë arsye zgjedh kryeministrat.
Ishiba do të forcojë ushtrinë
Ishiba është shprehur në favor të rritjes së shpenzimeve ushtarake dhe gjithashtu ka bërë thirrje për krijimin e një versioni aziatik të NATO-s. Ish-ministri i mbrojtjes beson se ushtria japoneze duhet të jetë në gjendje të përgjigjet me vendosmëri në rast të shkeljes së hapësirës ajrore ose të ujërave territoriale.
Fuqia ushtarake në rritje e Kinës dhe politika e jashtme më ofensive kanë sjellë një ndryshim në Japoninë fqinje. Tokio po i jep lamtumirën një politike pacifiste disa dekadash, duke nisur valën e saj më të madhe të shpenzimeve ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore.
I pyetur të premten në lidhje me propozimet e tij për një NATO aziatike, Ishiba tha: "Japonia dëshiron të marrë përgjegjësinë e saj proaktive dhe të fillojë diskutimet se si të ndërtojë paqen në këtë rajon."
Në fillim të kësaj jave, Tokio dërgoi për herë të parë një luftanije në ngushticën e ndjeshme të Tajvanit, për t'i përcjellë një mesazh Kinës, sipas gazetës japoneze Yomiuri Shimbun, në një raport që citon disa zyrtarë qeveritarë.
Hera e pestë me fat
"Ne duhet të besojmë te njerëzit, të themi të vërtetën me guxim dhe sinqeritet dhe të punojmë së bashku për ta bërë Japoninë një vend të sigurt, ku të gjithë mund të jetojnë sërish me buzëqeshje”, tha Ishiba i emocionuar në një fjalim para deputetëvw pas fitores.
Ishiba ishte përpjekur katër herë për të marrë drejtimin e LDP-së, por kishte dështuar çdo herë, veçanërisht në vitin 2012, kundër rivalit të tij të madh, të ndjerit Shinzo Abe, përpara se të fitonte këtë herë./DW
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy po takohet sot n...
Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e ...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po takohet sot në...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Shigeru Ishiba, pritet të bë...
Institutet më të njohura studimore gjermane për ekonom...
Pamjet satelitore kanë treguar se nëndetësja më e re b...
Rusia e ka kryer një sulm të madh me dronë në portin e Ukr...
Sipas presidentit palestinez Mahmud Abas qeveria palestine...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe Ushtria ...
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, së bashku me një d...
Kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump,...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se një s...
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian me aleatë kanë b...
Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të munds...
Kina thotë se ka kryer një testim të rrallë të një rakete ...
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFO...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrj...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Nju Jo...
Udhëheqësit izraelitë janë të gëzuar për përparimin e ofen...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...