Politika maqedonase mbetet e përçarë në procesin integrues
Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpreh besimin se do të...

Ish-instruktorët ushtarakë amerikanë dhe britanikë po trajnojnë ushtarët ukrainas në qendrën e trajnimit të mbrojtjes territoriale në periferi të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
“Ne po përpiqemi t'u japim atyre sa më shumë mjete që mundemi në mënyrë që të sigurohemi që ata të kenë mundësi t’i japin fund luftës dhe të kthehen në shtëpi”, thotë ky instruktor amerikan i cili prezantohet me nofkën “Grey”, duke mbajtur identitetin e tij të fshehur për arsye sigurie.
Ai thotë se ka përvojë me forcat speciale amerikane dhe së bashku me instruktorë të tjerë, ai erdhi në këtë qendër stërvitore për të ndarë përvojën e tij me ukrainasit.
Ideja është që të trajnohet sa më shumë personel ushtarak ukrainas që të jetë e mundur, në mënyrë që ata më pas të trajnojnë ushtarët tjerë që nuk kanë pasur mundësi të trajnohen nga amerikanët dhe britanikët.
“Skuadrat tona të mbrojtjes janë të ndara në grupe, instruktorët e huaj po kryejnë stërvitje të përgjithshme dhe instruktorët tanë vendas janë përgjegjës për kryerjen e stërvitjeve në çdo vend me ndihmën e përkthyesve”, thotë shefi ukrainas i qendrës së trajnimit i cili nuk zbulon identitetin e tij për arsye sigurie.
Konfrontimi ushtarak me Rusinë është i shpejtë dhe intensiv. Trajnimi nga ekspertë me përvojë është thelbësore, thotë një nga instruktorët.
“Fakti që miqtë tanë amerikanë erdhën tek ne dhe po kryejnë stërvitje për forcat e armatosura është shumë i rëndësishëm. Përvoja e tyre luftarake është shumë e dobishme”, thotë instruktori tjetër ukrainas, Andriy.
Ushtarët ukrainas mësojnë të punojnë në zona pyjore, të veprojnë në grupe, të kryejnë misione shpëtimi dhe të sigurohen të eliminojnë rrezikun që paraqesin ndërtesat në zona lufte.
“Nuk mund të fitosh një luftë pa këmbësorinë. Mund t'i kesh të gjitha tokat e pushtuara, bajraktarët dhe armët, por nëse nuk ke ushtarë të trajnuar për të rimarrë tokat e pushtuara, nuk mund të fitosh", thotë instruktori amerikan me nofkën “Gray”.
Rekrutët e rinj dhe luftëtarët me përvojë janë mirënjohës për këtë stërvitje.
“Ne kemi mësuar shumë nga ky trajnim. Ne do ta shtojmë këtë njohuri në taktikat tona dhe do të jetë shumë e dobishme”, thotë një nga pjesëmarrësit ukrainas në trajnim.
Komandat e standardizuara dhe përvoja e re taktike po i kthejnë shpejt trupat ukrainase në një forcë luftarake efektive të stilit perëndimor.VOA
Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpreh besimin se do të...
Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të...
Sipas njoftimeve nga Turqia Rusia dhe Ukraina do të nënshk...
Sot pritet që të firmoset marrëveshja mes Ukrainës, Rusisë...
Para dhe pas nisjes së luftës në Ukrainë, Rusia ka qenë ak...
Gjatë së mërkurës (20.07), temperatura në Berlin arriti re...
Për katër muaj e gjysmë, tetari Ilya Kaminsky dhe usht...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka rezultuar pozitiv me ...
Ndërsa Zonja e Parë ukrainase Olena Zelenska, i kujtoi...
Një studim i Universitetit të Kalifornisë ka bërë disa...
Francis Fukuyama është më i njohur për librin e tij "F...
Italia duket se do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohsh...
Rusia më 21 korrik riktheu furnizimet kritike të gazit në ...
Nuk ka informacione të inteligjencës që thonë se presi...
“Unë jam patologjikisht e paaftë që të tradhtoj ndërgj...
Presidenti amerikan Joe Biden shpalli të mërkurën disa hap...
Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u tregoi të m...
Dy kandidatët që kanë mbetur në garë për postin e krye...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar të mërkurën mas...
Ish-Nënpresidenti Mike Pence po tregohet gjithnjë e më...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...