Shteti duhet të paguajë 180 milionë euro për arbitrazhet ndërkombëtare
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...

Për herë të parë, studiuesit kanë hartuar të gjithë rrjetin e gjerë rrugor romak, duke nxjerrë në pah ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në marrëdhëniet dhe historinë europiane.
"Të gjitha rrugët të çojnë në Romë!” Rrugët ishin sistemi jetik i Perandorisë Romake, duke u shtrirë nga Britania deri në Afrikën e Veriut — përgjatë tyre u vendosën njerëz; marshonin ushtri; udhëtonin tregtarë, mallra, dije dhe pushtet — deri në cepat më të largët të perandorisë. Edhe sot, rrjeti rrugor romak vazhdon të formësojë pjesë të mëdha të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.
Tani, një projekt i ri i madh kërkimor digjital po ndryshon në mënyrë thelbësore mënyrën se si e shohim këtë infrastrukturë antike. Ekipi ndërkombëtar akademik pas projektit Itiner-e ka krijuar setin e parë me rezolucion të lartë dhe të dhëna të hapura që harton të gjithë rrjetin rrugor të Perandorisë Romake. Në total, ata kanë arritur të hartojnë në mënyrë digjitale 299,000 kilometra rrugë që përshkojnë rreth 4 milionë kilometra katrorë të ish-perandorisë, pothuajse duke dyfishuar gjatësinë e rrugëve që mendohej se ekzistonin më parë.
Itiner-e: Hartimi digjital i botës së lashtë
Për të digjitalizuar rrjetin, u studiuan burime të besueshme. Studiuesit kërkuan në zona arkeologjike, ditarë udhëtimesh dhe harta shekullore si Tabula Peutingeriana. Pistat historike të gjetura u krahasuan me pamjet moderne ajrore dhe satelitore për të krijuar Itiner-e.
Gjurmët e ndarjes romake të tokave(Centuriation), të njohura jo nga mure apo kanale, por nga parcelat, pasi romakët i ndanin në mënyrë të barabartë tokat e reja dhe të pushtuara në blloqe drejtkëndore — janë ende të dallueshme sot si shtigje, rrugë ose kufij. Ato duken qartë në fotot ajrore, në hartat kadastrale dhe madje edhe gjatë ecjeve, sidomos në Italinë veriore, Francën jugore dhe Tunizi.
Në fund studiuesit bashkuan 14,769 segmente individuale në një sistem të detajuar gjeoinformacioni (GIS), i saktë deri në 50 metra, që lidh çdo seksion rrugor me metadata rajonale, indikatorë cilësie, burime dhe lidhje digjitale me informacion mbi vendbanimet antike. Kjo ofron, për herë të parë, një kuptim më gjithëpërfshirës të mënyrës si qarkullonin njerëzit, si administrohej perandoria, madje edhe si shpërndaheshin sëmundjet.
Metoda digjitale dhe punë detektive arkeologjike
Përveç mbi 100.000 km rrugëve kryesore, studiuesit hartuan edhe 195.000 km rrugë dytësore, duke vizualizuar lëvizshmërinë në zonat më të largëta të perandorisë.
Një risi tjetër e ekipit ishte përdorimi i modeleve digjitale për të simuluar shpejtësinë, itinerarin dhe pengesat fizike të rrugëve që kalonin në terrene të vështira.
Rrugët: Themel i fuqisë dhe lëvizshmërisë së Perandorisë Romake
Një risi tjetër e Itiner-e është paraqitja e qartë e mënyrës si aftësia logjistike e romakëve u mundësonte zgjerimin masiv të perandorisë — duke bërë të mundur tregtinë, shkëmbimin intelektual dhe kontrollin ushtarak të territoreve të mëdha. Mbi 100,000 km rrugë kryesore përshkonin perandorinë, të pajisura me shenja kilometrike, poste ushtarake dhe qendra administrative, prandaj edhe të dokumentuara mirë.
Shtrirja e rrugëve dytësore pasqyron zhvillimet e ekonomive rajonale dhe lëvizjen e përditshme. Nga të dhënat, studiuesit vunë re se disa zona ruajnë gjurmë të qarta të rrjetit edhe sot, ndërsa të tjerat janë rindërtuar përmes analizave digjitale bazuar në histori dhe burime të zonave. Projekti hap kështu mundësi të shumta për hulumtime të ardhshme.
Hartimi i të panjohurës: Pse rrugët romake mbeten ende mister?
Atlasi rrugor i Itiner-e tregon edhe një histori pasigurie, edhe pse shumica e rrugëve dokumentohen në burime të shkruara, itinerari i tyre i saktë shpesh nuk dihet. Arsyeja lidhet me variantet e ndryshme të rrëfimeve që kanë mbërritur deri sot, ndryshimet topografike dhe zgjerimin natyror të rrjetit rrugor ndër shekuj.
Studiuesit thonë se vetëm 2.7% e rrugëve mund të hartohen me siguri arkeologjike. Në gati 90% të rasteve, studiuesit mund të përcaktojnë vetëm një itinerar "të mundshëm”. Ndërsa për 7.4% të fundit, shkencëtarët mund të sugjerojnë vetëm rrugë "hipotetike”, të cilat rrugët do të duhej t'i kishin ndjekur.
Seti i të dhënave përfshin edhe "Hartat e Besueshmërisë”, diçka krejt e re në arkeologji, që theksojnë rajonet dhe segmentet që kanë nevojë për gërmime apo burime më të mira dokumentare.
Rimatja e rrugëve romake do të thotë rishkrim i historisë europiane
Një gjë e bën të qartë projekti Itiner-e: rrugët e historisë janë shumë më të gjata dhe më të ndërlikuara sesa mendohej.
Me këtë projekt, studiuesit kanë zbuluar boshllëqe të mëdha, por njëkohësisht kanë hapur edhe rrugë të reja për histori tërheqëse dhe zbulime të reja. Çdo boshllëk arkeologjik është një ftesë për të vazhduar kërkimet./ DW
Gati shtatë muaj pas zgjedhjes Papë, Leo XIV ndërmerr udhë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinën jugperëndimore, ku...
Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë ka goditur një ishull të...
Të paktën 44 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i mad...
SHBA-të kanë pezulluar përpunimin e të gjitha kërkesave pë...
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro veshi uniforma ush...
Presidenti Donald Trump ka njoftuar përjashtimin e Afrikës...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar pas plagosje...
Qyteti i Nju Jorkut është përfshirë nga një atmosferë shum...
Ish-presidenti peruan, Martin Vizcarra është dënuar sot me...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë Shtëpisë s...
Zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase, Rustem Umerov, një f...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëron...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të zhvillojë një ...
Ka shkuar në 36 numri i personave që kanë humbur jetën nga...
Policia e Kosovës ka vënë në pranga një shtetas turk të sh...
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zgjedh...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet p...
Një prokuror i Xhorxhias ka rrëzuar padinë e ngritur ndaj ...
Një gjykatë turke ka dënuar një gazetar të shquar të pavar...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...