Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?
Në vitin 2025, paga mesatare bruto në Kosovë ishte 713 eur...

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi përmes një postimi në platformën “X” se Marina Franceze ka ndaluar dhe sekuestruar një cisternë ruse të naftës, e cila ishte nën sanksione europiane dhe dyshohej se lundronte me flamur të rremë.
Operacioni u zhvillua më 31 maj në Oqeanin Atlantik, në ujëra ndërkombëtare, me mbështetjen e disa partnerëve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, dhe sipas autoriteteve franceze u krye në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare detare.
Macron deklaroi se është e papranueshme që anijet të anashkalojnë sanksionet ndërkombëtare, të shkelin të drejtën e detit dhe të financojnë luftën që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës. Ai theksoi gjithashtu se këto mjete lundruese përbëjnë rrezik serioz për mjedisin dhe sigurinë detare.
“Vendosmëria e Francës për të luftuar flotën e fshehtë ruse është e vazhdueshme dhe totale”, u shpreh presidenti francez.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, reagoi ashpër duke e cilësuar operacionin si “të paligjshëm” dhe “në kufijtë e piraterisë ndërkombëtare”. Ai shtoi se Rusia po merr masa për të garantuar sigurinë e anijeve të saj.
Sipas autoriteteve franceze, kjo është cisterna e katërt e të ashtuquajturës “flotë hije” ruse që ndalohet nga Franca që prej shtatorit 2025.
Cisterna Tagor u ndalua më shumë se 400 milje detare larg brigjeve të rajonit të Brittany, në Atlantik. Anija kishte nisur udhëtimin nga Murmansk dhe po lundronte drejt qytetit Limbe në Cameroon, duke mbajtur flamurin e këtij shteti.
Sipas prokurorisë franceze, kapiteni i anijes refuzoi disa herë të zbatonte urdhrat e forcave detare franceze. Ai deklaroi se ishte shtetas rus. Ndaj tij është hapur hetim penal për moscertifikim të kombësisë së anijes, mungesë të flamurit të ligjshëm dhe mosbindje ndaj autoriteteve detare. Anija dhe ekuipazhi i saj po shoqërohen drejt një porti francez për kontrolle të mëtejshme.
Cisterna Tagor është subjekt i sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar. Ajo ka ndryshuar disa herë flamurin gjatë viteve të fundit, duke përdorur flamujt e Madagaskarit, Ishujt Marshall dhe Panamasë.
Anija dyshohet se është përdorur për transportimin e naftës ruse dhe iraniane. Sipas organizatës OpenSanctions, ajo lidhet me biznesmenin iranian Mohammad Hossein Shamkhani, djali i Ali Shamkhani, një bashkëpunëtor i afërt i liderit suprem iranian Ali Khamenei.
Ngjarja pritet të rrisë më tej tensionet mes Francës dhe Rusisë, ndërsa vendet perëndimore vazhdojnë përpjekjet për të goditur rrjetet që ndihmojnë Moskën të shmangë sanksionet ndërkombëtare. /CNA
Në vitin 2025, paga mesatare bruto në Kosovë ishte 713 eur...
Paratë “cash” mbi 2 mijë euro nuk do të qarkullojnë më lir...
Në sheshin e Drenasit qëndrojnë nëntë shtatore. Në këtë q...
Kreu i ekipit negociator iranian në bisedimet me Uashingto...
SHBA-ja ka thënë se ka goditur bazat ushtarake iraniane gj...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ministri ...
Presidenti iranian Masoud Pezheskian bëri thirrje për një ...
Në një performancë çuditërisht të fortë, kandidati i krahu...
Pesë persona u vranë dhe dy të tjerë pësuan lëndime pas nj...
Sulmet ajrore midis SHBA-së dhe Iranit rifilluan gjatë fun...
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul ka reagua...
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar p...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjen...
Një shtetas italian i cili u kthye së fundmi nga Republika...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se ka ur...
Një total prej 219 personash janë plagosur në përleshjet m...
Më shumë se 50 persona u vranë të dielën nga një shpërthim...
Ekspertët e çmontimit të bombave në qytetin veriperëndimor...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz ka njoftuar s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani ka dhënë ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...