web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërim i ri nga Irani: Çdo gjë ka çmimin e vet dhe fatura vjen në fund për SHBA-në

1 Qershor 2026, 13:47, Kosova & Bota CNA

Paralajmërim i ri nga Irani: Çdo gjë ka çmimin e vet dhe

Kreu i ekipit negociator iranian në bisedimet me Uashingtonin dhe kryetari i rizgjedhur i parlamentit iranian, Mohammad Bayer Ghalibaf, ndau sot një paralajmërim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Ghalibaf u shpreh me tone kërcënuese mbi situatën.

"Bllokada detare nga SHBA-ja dhe përshkallëzimi i krimeve të luftës në Liban nga Izraeli janë dëshmi e qartë e dështimit të SHBA-së për të respektuar armëpushimin. Çdo zgjedhje ka çmimin e vet dhe fatura vjen në fund. Gjithçka do të zgjidhet",-shkruan Ghalibar.

Qëndrimet e fundit mes dy vendeve duket se po vijojnë të rrisin tensionet midis SHBA-së dhe Iranit, ndërsa ende përflitet për një armëpushim.

Në të njëjtën kohë, Teherani përsëriti se zbatimi i një armëpushimi në Liban është një parakusht për çdo marrëveshje me SHBA-në për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme./CNA





Lajmet e fundit nga