Takimi me banorët e Zvërnecit/ Rama: Çështjen e pronave e vendos vetëm gjykata
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...

Disa vende lindore në Evropë po planifikojnë një brez minash përgjatë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë. Qëllimi është mbrojtja e krahut lindor të NATO-s nga një sulm i mundshëm rus.
Që nga fillimi i luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, vështirë se ka pasur një pyetje më urgjente për NATO-n sesa ajo se si ta mbrojë më mirë krahun e saj lindor. Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia janë pesë nga gjashtë shtetet e NATO-s që ndajnë një kufi me Rusinë dhe/ose Bjellorusinë. Që nga viti 2022, këto shtete kanë investuar shumë në sigurimin më të mirë të këtyre kufijve - për shembull, përmes gardheve me gjemba dhe sistemeve të mbikëqyrjes. Tani po shtohet një plan i ri: minat tokësore.
Tërheqja nga Konventa e Otavës
Në muajt e fundit, pesë vende të NATO-s kanë njoftuar gradualisht tërheqjen e tyre nga e ashtuquajtura Konventë e Otavës. Ky traktat, i përfunduar në vitin 1997 dhe që hyri në fuqi dy vjet më vonë, i ndalon minat tokësore në të gjithë botën dhe ndalon përdorimin, prodhimin dhe transferimin e tyre. Këto mina janë shumë të diskutueshme, ndër të tjera, sepse ato mund të godasin pa dallim si ushtarët ashtu edhe civilët. Për më tepër, minat e mbetura janë kërcënim afatgjatë edhe pas përfundimit të një konflikti. Vetëm në vitin 2023, pothuajse 6,000 njerëz në të gjithë botën u vranë ose u plagosën nga minat tokësore - 80 përqind e viktimave ishin civilë, përfshirë shumë fëmijë. Heqja e minave është e rrezikshme, e kushtuesheme dhe kërkon jashtëzakonisht shumë kohë.
Tërheqja e pesë shteteve të NATO-s pritet të bëhet zyrtare, vetëm Norvegjia, e cila gjithashtu ndan një kufi gati 200 kilometra të gjatë me Rusinë, synon të qëndrojë në marrëveshje. Duke filluar nga fundi i vitit, pesë vendet e NATO-s që janë tërhequr mund të rifillojnë prodhimin dhe ruajtjen e minave tokësore pranë kufijve të tyre,të cilat më pas mund të vendosen shpejt dhe në një shkallë masive në rast emergjence.
Në total, 164 shtete në mbarë botën e kanë nënshkruar Konventën e Otavës, por 33 nuk janë pjesë e saj. Këto përfshijnë fuqitë e mëdha, Shtetet e Bashkuara, Kinën, si edhe Rusinë. Kremlini ka deri tani rezervën më të madhe të minave tokësore në botë-Rusia vlerësohet të zotërojë 26 milionë copë. Shumë prej tyre janë tashmë në përdorim në Ukrainë.
Në total, 164 shtete në mbarë botën e kanë nënshkruar Konventën e Otavës, por 33 nuk janë pjesë e saj. Këto përfshijnë fuqitë e mëdha, Shtetet e Bashkuara, Kinën, si edhe Rusinë. Kremlini ka deri tani rezervën më të madhe të minave tokësore në botë-Rusia vlerësohet të zotërojë 26 milionë copë. Shumë prej tyre janë tashmë në përdorim në Ukrainë.
Miliona mina në pyje?
Sipas organizatës joqeveritare "Handicap International", 58 vende dhe mjaft zona të tjera janë ende të kontaminuara me mina tokësore - edhe nëse konfliktet datojnë dekada më parë.
E megjithatë, në rastin më të keq, mund të shtohen zona të tjera të mëdha vetëm brenda pak vitesh. Kufiri midis pesë shteteve të NATO-s dhe Rusisë e Bjellorusisë është afërsisht 3,500 kilometra i gjatë - nga Laplanda finlandeze në veri deri në provincën polake të Lublinit në jug. Pjesa më e madhe e këtij territori është e populluar pak dhe mjaft e pyllëzuar duke e bërë të vështirë mbikëqyrjen e vazhdueshme të brezit kufitar.
Por shqetësimet për një sulm të mundshëm rus ndaj territorit të NATO-s janë të mëdha. Aq të mëdha saqë këto vende tani mund të përdorin armë që bota donte t'i ndalonte dhe t'i shfuqizonte. Sipas një raporti të gazetës britanike Telegraph, ekspertët e NATO-s tashmë po analizojnë se cilat zona mund të merren në konsideratë për miniera të mundshme. Qëllimi i vendeve të NATO-s është parandalimi maksimal: Së bashku me masat e tjera të sigurisë kufitare, ky brez minash ka për qëllim t'i shkaktojë humbje kaq të rënda armikut që po përparon në rast të një sulmi rus, saqë Moska të përmbahet nga një luftë e zgjatur.
Perde e re e Hekurt
Për të mbrojtur vërtet në mënyrë efektive këtë brez të gjatë kufitar, me gjasa do të jenë të nevojshme miliona mina dhe kurthe shpërthyese. Kjo masë do të bënte zona të pabanueshme për dekada të tëra dhe dëmi për njerëzit dhe mjedisin do të ishte vështirë i parashikueshëm.
David Blair, korrespondent i huaj për The Telegraph e ka cilësuar këtë një "Perde të Hekurt" të re, shpërthyese - duke aluduar për kufirin mjaft të midis NATO-s dhe shteteve të Paktit të Varshavës gjatë Luftës së Ftohtë. Paralelisht me vendosjen e mundshme të minave, shtetet e NATO-s në Evropën Lindore kanë ndërmarrë shumë masa të tjera. Gardhe dhe mure kufitare janë ndërtuar ose përforcuar tashmë, janë instaluar sisteme moderne mbikëqyrjeje dhe paralajmërimi të hershëm, dhe kontingjentet e trupave ushtarake janë rritur.
Disa nga vendet fqinje planifikojnë gjithashtu të vendosin sisteme mbrojtëse me dronë përgjatë kufirit, të thellojnë sistemet e ujitjes në mënyrë që ato të mund të përdoren si llogore në rast emergjence, ose të mbjellin pemë përgjatë rrugëve të rëndësishme për të siguruar mbrojtje vizuale për civilët dhe ushtarët.
E nevojshme apo e papërgjegjshme?
Një nga shtetet më të cënuara përgjatë kufirit lindor të NATO-s është Lituania. Shqetësimet nga një sulm i mundshëm rus janë veçanërisht të larta. Vetëm Lituania, pra, planifikon të investojë rreth 800 milionë euro në prodhimin e minave të reja në vitet e ardhshme. Ministrja e Mbrojtjes e Lituanisë, Dowile Šakalienë i mbrojti planet për minat, duke folur për një "kërcënim ekzistencial" për vendin e tij. Për më tepër, kur Rusia ka prodhuar gjithnjë e më shumë mina tokësore kohët e fundit, ndërsa Evropa ka shkatërruar rezervat e veta sipas kushteve të Konventës së Otavës.
Eva Maria Fischer, Drejtoreshë e Avokimit në Handicap International Germany, i tha DW se ky është një zhvillim i rrezikshëm dhe shqetësues. "Sigurisht, shqetësimet për sigurinë e shteteve të Evropës Lindore mund të justifikohen në kontekstin aktual të paqëndrueshëm ndërkombëtar", tha Fischer në mars, kur i pari nga pesë shtetet e NATO-s njoftoi planet e tyre të tërheqjes. "Megjithatë, siguria e afatgjatë nuk mund të ndërtohet mbi armë që vrasin pa dallim, e mbeten në tokë shumë kohë pasi konflikti të ketë mbaruar, vazhdojnë të gjymtojnë civilët dhe shkatërrojnë natyrën."
"Ekzistojnë alternativa për mbrojtjen e një vendi", tha Fischer. "Këto mund të duken më të shtrenjta, por nuk janë kur merr parasysh kostot e mëdha pasuese të përdorimit të minave tokësore."/ DW
Intervistë me Marek Belka, ish-Kryeministër i Polonisë Po...
Presidenca polake e Këshillit të Bashkimit Evropian do të ...
Dhjetëra mijëra kundërshtarë të presidentit populist të Se...
Qindra mijëra njerëz morën pjesë në një funeral masiv shte...
Një burim i tha Newsweek se Presidenti i SHBA-së Donald Tr...
Irani ka rihapur hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe p...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se i...
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje,...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump hodhi poshtë raportet e...
Qeveria e qendrës së djathtë e Greqisë, Demokracia e Re, n...
Duke u takuar me një delegacion nga Patriarkana Ekumenike ...
Nga 1 korriku, Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në sh...
Takimi i kësaj të shtune me partitë politike të Kosovës, i...
Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur një marrëveshje ...
Beogradi po përgatitet sot për një tjetër protestë të udhë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur këtë të shtun...
Rusia e shënjestroi Ukrainën me një valë tjetër sulmesh vd...
Një haker që punonte për kartelin e drogës Sinaloa arriti ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti një fitore para...
Një funeral shtetëror zhvillohet në Iran për rreth 60 pers...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...