
Sot u paraqit për herë të parë në gjykatë Carlos De Oliveira, punonjësi i rezidencës së ish-Presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago, i cili akuzohet për fshirjen e filmimeve të kamerave të sigurisë që kërkoheshin nga prokurorët që hetonin për dokumentet e klasifikuara. Prokurorët thonë se fshirja e filmimeve u bë me urdhër të ish-Presidentit Trump dhe se punonjësi gjithashtu gënjeu prokurorët gjatë marrjes në pyetje. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas, megjithëse u njoftuan gjithashtu akuza të reja penale ndaj tij, ish-Presidenti Trump sërish uli rëndësinë e tyre.
Gjatë një tubimi elektoral të shtunën në Pensilvani, ish-Presidenti Donald Trump, që po rikandidon për zgjedhjet presidenciale, sërish i hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.
“Këto janë akuza qesharake. Kërkojnë të dëmtojnë kandidatin kryesor”, tha ai.
Të enjten e kaluar, prokurorët federalë shtuan tre akuza penale për konspiracion për të penguar drejtësinë, në kuadrin e hetimit të marrjes dhe mbajtjes së paautorizuar nga zoti Trump të dokumenteve të klasifikuara.
Ish-guvernatori i Nju Xhersit dhe tashmë kandidat republikan për zgjedhjet presidenciale, Chris Christie, i ftuar në emisionin “State of the Union” të CNN-it, tha se provat e reja mund të tregojnë se zoti Trump mund të ketë urdhëruar personelin të fshijë filmimet e kamerave të sigurisë.
“Kjo ka të bëjë me mbajtjen e informacionit të klasifikuar pas 18 muajsh që Donald Trump-it iu kërkua ta kthente vullnetarisht. Jo vetëm që nuk e ktheu, por edhe gënjeu”, tha zoti Christie.
Por kandidati tjetër republikan, Vivek Ramaswamy, i quajti procedurat ligjore “hetime politike” dhe përsëriti se nëse do të fitonte zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ai do të dekretonte faljen e zotit Trump.
“Absolutisht që mendoj se përgjigja e duhur për vendin është të lërë pas mosmarrëveshjet e së shkuarës”, tha ai.
Një tjetër çështje ligjore që ka tërhequr vëmendje është ajo ndaj Hunter Biden-it.
Të enjten e kaluar, djali i Presidentit Joe Biden pritej të pranonte fajësinë për mospagim të taksave, sipas një marrëveshjeje të arritur me prokurorët. Por, marrëveshja nuk u pranua në gjykatë dhe teksti po rishqyrtohet tashmë, me kërkesë të gjykatëses. Ish-prokurori Chuck Rosenberg foli për këtë çështje në emisionin “Meet the Press” të kanalit NBC.
“Është relativisht e thjeshtë për ta ndrequr, në rast se zoti Biden do të vazhdojë ta pranojë fajësinë. Dhe mendoj se është në interesin e tij, që të veprojë kështu”, tha zoti Rosenberg.
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy përmendi rishtazi mundësinë e hapjes së një hetimi nga Dhoma e Përfaqësuesve ndaj Presidentit Biden, si fazë e parë e një procesi që mund të çojë deri në shkarkimin e presidentit, bazuar në akuza për shkelje financiare. I pyetur për këtë, Guvernatori republikan i Nju Hempshërit, Chris Sununu, dha këtë përgjigje.
“Amerika ka probleme të mëdha me shëndetin mendor, me krizën e opioideve, me përpjekjet për të siguruar kufirin. Preferoj të përqendrohem tek këto çështje”, tha ai.
Në një aktivitet në Mein për të folur për arritjet e politikave të tij ekonomike, Presidenti Biden bëri shaka të premten me idenë e hetimit për shkarkimin e tij. Ai e ka mohuar vazhdimisht të ketë biseduar me të birin për bizneset e tij në vende të tjera./ VOA
Nesër 1 Gusht është hëna e plotë dhe duhet të ta shijoni a...
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kundërshtuar masat mbr...
Kremlini ka reaguar ndaj bisedimeve për garanci të mundshm...
Trajtimet novatore për sëmundjen e Alzheimerit që funksion...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe zonja e parë Jill Bide...
Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosov...
Gjermania po pezullon bashkëpunimin e saj dypalësh me Nige...
Kreu i AAK, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se qeveria Kurt...
Më shumë se 700.000 fëmijë ukrainas janë dërguar nga Ukrai...
Raketat ruse u përplasën në një kompleks apartamentesh dhe...
Një autobus në të cilin po udhëtonin rreth 50 persona ra n...
Bolivia e ka nisur një operacion shumë të madh policor në ...
Kjo nuk është tabela e parë që ndalon tymosjen e bimëve të...
Pandemia e koronës ka "mbaruar” edhe në Kinë, por Kina ësh...
Gratë janë të nënpërfaqësuara në ushtrinë gjermane Bundesw...
Grupi mercenar rus, Wagner, ka filluar t’i stërvitë njësit...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se lufta po "kt...
Autoritetet ruse thonë se tre dronë ukrainas sulmuan Moskë...
Modelja braziliane Sophia Barclayv është shprehur se futob...
Sebastjan Kallabaku, një aktor shqiptar që performon më së...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...