Incidenti misterioz në Pekin/ Avioni përplaset me ndërtesën, pamjet e ngjarjes "zhduken" brenda pak orësh
Një ngjarje e rëndë është raportuar në CITIC Tower (China ...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në CITIC Tower (China ...

Shtetet e Bashkuara ia hoqën sanksionet Millorad Dodikut, por a është ky një kapitull i ri politik në Bosnje dhe Hercegovinë?
Adnan Qerimagiç, analist në Iniciativën Evropiane për Stabilitet në Berlin, konsideron se me këtë hap, SHBA-ja tregoi se “është ende në vendin e shoferit”, kur bëhet fjalë për angazhimin ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Vendimi për heqjen e sanksioneve është pjesë e përpjekjeve të administratës Trump, që kanë zgjatur prej disa muajsh, dhe lidhet me përpjekjet për të kontribuar në shtensionimin e situatës në Bosnje dhe Hercegovinë”, thotë Qerimagiç për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se vendimi për sanksionet është pasqyrim i “politikës transaksionale” të presidentit Donald Trump.
Po sipas tij, ky reagim i Departamentit amerikan të Shtetit tregon se pala amerikane sheh hapësirë për një “marrëdhënie të re” me aktorët në Bosnje dhe Hercegovinë, bazuar kryesisht në interesa të përbashkëta ekonomike. Ish-presidenti i Republikës Sërpska, Dodik, dhe 48 individë dhe kompani u hoqën nga lista e zezë e Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 29 tetor.
Departamenti i Shtetit shpjegoi për Radion Evropa e Lirë se veprimet e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, e cila anuloi një sërë ligjesh jokushtetuese në seancën e saj më 18 tetor, ndikuan shumë në këtë vendim.
Në të njëjtën seancë, këshilltarja shumëvjeçare e Dodikut, Ana Trishiç Babiç, u zgjodh presidente e përkohshme e Republikës Sërpska, deri në zgjedhjet e parakohshme më 23 nëntor.
Dodikut iu hoq mandati i tij si president i entitetit në muajin gusht, pasi Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës e dënoi me një vit burg dhe ndalesë gjashtëvjeçare në mbajtjen e posteve publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje.
Politikë e re amerikane ndaj Bosnje dhe Hercegovinës?
Redaktori i portalit “Buka”, Aleksandar Trifunoviç, thotë se Dodik e ka kuptuar mesazhin nga Uashingtoni, prandaj, prej kohësh, nuk ka folur më për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnje dhe Hercegovina apo për bashkimin me Serbinë.
“Amerika është e interesuar vetëm për një Bosnje dhe Hercegovinë të bashkuar dhe kjo është linja që [sekretari amerikan i Shtetit] Marco Rubio ka përmendur diku nga fillimi i këtij viti... se Amerika me siguri do të kundërshtojë çdo përpjekje për të destabilizuar shtetin e Bosnje dhe Hercegovinës”, thotë Trifunoviç.
Qerimagiç, në anën tjetër, nuk pret që Shtetet e Bashkuara ta lënë pas dore kapitalin politik që zotërojnë, tani që sanksionet ndaj Dodikut janë hequr.
“Mendoj se do të përpiqen të tregojnë se gjithçka që kanë bërë deri më tani, çon në hapa të mëtejshëm konkretë, dhe nuk do të habitesha nëse bëhet fjalë për buxhetin ose disa dokumente të tjera”, thotë ai.
Profesori universitar nga Sarajeva, Enver Kazaz, beson se “SHBA-ja ka vendosur të shmangë ndikimin rus në Ballkan dhe t'u tregojë rusëve se kjo zonë është sfera e saj e interesit”.
“Me heqjen e sanksioneve dhe largimin e Dodikut nga të gjitha funksionet kryesore, ndikimi rus në Bosnje dhe Hercegovinë përmes partisë së tij, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), shuhet”, thotë Kazaz.
A do të vazhdojë SNSD-ja me pengesat?
Trifunoviç nuk dyshon se SNSD-ja do të ndihet më e fuqizuar pas heqjes së sanksioneve dhe se Dodik tani ka “një pozitë shumë më të mirë” sesa para disa muajsh, kur shumë politikanë e konsideronin si “të hedhur në koshin politik”.
“Në këtë kontekst, ai do të jetë shumë i rëndësishëm për çdo drejtim të ardhshëm që do të marrë Bosnje dhe Hercegovina drejt BE-së, NATO-s etj. Dhe, është e sigurt se do të jetë edhe më i ashpër se më parë”, vlerëson Trifunoviç.
Qerimagiç thotë se ekzistojnë dy mundësi - kthimi te “politikat shkatërruese” ose gjetja e një gjuhe të përbashkët.
Pse Bosnja është në krizë politike për muaj të tërë?
Koalicioni në nivel shtetëror u shemb në janar, kur deputetët e SNSD-së të Dodikut nuk votuan për dy ligje reformuese që supozohej se do ta çonin vendin më afër BE-së.
Përfaqësuesit e Treshes - tri partive nga Federata e Bosnje dhe Hercegovinës (Partia Socialdemokrate, Populli dhe Drejtësia, Partia Jonë), vlerësuan atëkohë se kjo ishte “shkelje e marrëveshjes së koalicionit” dhe e akuzuan Dodikun dhe partinë e tij për “minimin e paqes dhe sigurisë së Bosnje dhe Hercegovinës dhe të rajonit, përmes veprimeve jokushtetuese”.
Pas kësaj, ata tentuan disa herë t’i shkarkonin zyrtarët e SNSD-së nga Këshilli i Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, por nuk ia dolën, për shkak të bllokadave të partisë së Dodikut në Kuvendin e Bosnje dhe Hercegovinës.
Buxheti duhej të miratohej në tetor të vitit 2024, por për shkak të shpërbërjes së koalicionit dhe bllokadave politike, vendi e kaloi gjithë vitin me financim të përkohshëm.
Për këtë arsye, sindikatat e punëtorëve të administratës shtetërore dhe institucioneve publike kanë paraqitur kallëzime penale kundër anëtarëve të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe Këshillit të Ministrave, pasi atyre u është premtuar më herët rritje pagash.
Në fund të shtatorit, pak para përfundimit të afatit, autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës miratuan Agjendën e Reformave - një listë reformash ekonomike dhe shoqërore që Bashkimi Evropian kërkon si kusht për të dhënë fondet nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Bosnje dhe Hercegovina ishte e vetmja në rajon që vonoi gati dy vjet me miratimin e këtij dokumenti, dhe për shkak të kësaj vonese, shuma e parashikuar prej një miliard eurosh u ul për 108.5 milionë. /REL
Shkollat në fshatin Vorizia të Kretëskanë pezulluar mësimi...
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në K...
Një avion i vogël është rrëzuar në Qarkun Saratoga, Nju Jo...
Numri i të vdekurve nga uragani Melissa ka arritur në 49, ...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kretën nga masakra e shka...
Përballjet midis VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës Kombëtare për ...
Terror në Heraklion, në Kretë. Mediat greke kanë raportuar...
Mosmarrëveshjet historike dhe kulturore midis Maqedonisë s...
Faruk Fatih Ozer, themelues i kompanisë së kriptomonedhave...
Protestat mbarëkombëtare kanë përfshirë vendin për gati nj...
Kievi dhe autoritetet ndërkombëtare i kanë dënuar sulmet e...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 31 tetor se ai n...
Një gjykatë në Kiev shqiptoi masën e arrestit shtëpiak për...
Kazakistani ka intensifikuar luftën e tij kundër krimit fi...
Një gjykatë turke dënoi sot me burgim të përjetshëm 11 të ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi këtë të pr...
Më shumë se 650 anëtarë të formacioneve paraushtarake ruse...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar...
Sagrada Familia e Barcelonës u bë kisha më e lartë në botë...
Irani ka dënuar urdhrin e Presidentit të SHBA-së Donald Tr...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në CITIC Tower (China ...
Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze...
Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar mrekullisht nga r...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka go...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...