Trump mohon zërat për sulme të mundshme ndaj Venezuelës
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 31 tetor se ai n...

Kievi dhe autoritetet ndërkombëtare i kanë dënuar sulmet e Rusisë ndaj sektorit civil të energjisë, ndërsa Ukraina e ka akuzuar Moskën për “terrorizëm bërthamor” pas sulmeve në nënstacione që janë thelbësore për furnizimin e termocentraleve bërthamore me rrymë.
“Sulmet e qëllimshme ndaj objekteve civile të energjisë, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e sigurt të instalimeve bërthamore, bartin shenjat e terrorizmit bërthamor dhe përbëjnë shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës më 31 tetor.
Ministria iu referua një deklarate të një dite më parë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), e cila përmendi sulme ushtarake që “kanë shkaktuar dëme në nënstacione jetike për sigurinë bërthamore në Ukrainë”.
Agjencia bërthamore e OKB-së tha se incidentet pranë termocentraleve bërthamore të Ukrainës jugore dhe Hmelnitski i kanë shkëputur këto objekte nga linjat e jashtme të energjisë elektrike.
Ajo shtoi se një stacion i tretë, ai në Rivne, ishte detyruar ta ulte prodhimin në dy nga katër reaktorët e tij për shkak të sulmeve.
“Rreziqet për sigurinë bërthamore mbeten shumë reale dhe të vazhdueshme. Edhe një herë bëj thirrje për përmbajtje maksimale ushtarake në afërsi të objekteve bërthamore”, tha drejtori i përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi.
Tensione të larta rreth centralit të Zaporizhias
Vëmendja kryesore është përqendruar në centralin bërthamor të Zaporizhias, në juglindje të Ukrainës, ku po zhvillohen punime për riparimin e dëmeve nga sulmet e mëparshme.
“Ne po punojmë intensivisht për të krijuar kushtet e nevojshme që këto riparime shtesë të nisin. Rikthimi i kësaj linje të energjisë është thelbësor për përmirësimin e situatës së brishtë të sigurisë bërthamore në këtë vend”, tha Grossi.
Ky central - më i madhi në Europë - është nën kontrollin rus që prej fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022.
Ai ka punuar me gjeneratorë rezervë me naftë që prej 23 shtatorit, kur u ndërprenë linjat e jashtme të energjisë.
Gjashtë reaktorët e centralit të Zaporizhias janë të mbyllur tash e tri vjet dhe nuk prodhojnë më energji elektrike, por u nevojitet rryma për sistemet e sigurisë, siç janë pompat ftohëse, për ta shmangur ndonjë aksident bërthamor.
Rusia mohon se e godet infrastrukturën civile, pavarësisht provave të shumta që e dëshmojnë të kundërtën. Ukraina i është kundërpërgjigjur Moskës duke goditur objekte me rëndësi ushtarake, shpesh thellë brenda territorit rus.
Më 31 tetor, Kievi njoftoi se kishte kryer rreth 160 sulme ndaj objekteve të industrisë së naftës ruse gjatë vitit 2025, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për luftën e Moskës.
Vendet perëndimore kanë vendosur gjithashtu sanksione ndaj sektorit energjetik rus, duke e kufizuar më tej rrjedhën e parave drejt Kremlinit./ Rel
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 31 tetor se ai n...
Një gjykatë në Kiev shqiptoi masën e arrestit shtëpiak për...
Kazakistani ka intensifikuar luftën e tij kundër krimit fi...
Një gjykatë turke dënoi sot me burgim të përjetshëm 11 të ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi këtë të pr...
Më shumë se 650 anëtarë të formacioneve paraushtarake ruse...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar...
Sagrada Familia e Barcelonës u bë kisha më e lartë në botë...
Irani ka dënuar urdhrin e Presidentit të SHBA-së Donald Tr...
Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Nju Jorkun një ditë më p...
Agjencia hapësinore amerikane, NASA, ka hedhur poshtë pret...
Kancelari Friedrich Merz u takua me Presidentin turk Erdoğ...
Presidenti rus Vladimir Putin po mburret me raketën e re m...
Princit Andrew i është hequr titull "princ" dhe do të ...
Numri i viktimave nga përmbytjet shkatërruese në Vietnam ë...
Monarku britanik, Charles III ka nisur procesin zyrtar për...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka kritikuar...
Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviç mbeten nën sanksionet...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha të enjten...
Gjermania dhe Britania kanë mirëpritur vendimin e Damaskut...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në CITIC Tower (China ...
Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...