Erdogan-Merzit: A s’po e sheh Gjermania gjenocidin e Izraelit në Gazë?
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka kritikuar...

Monarku britanik, Charles III ka nisur procesin zyrtar për të hequr titullin e princit për vëllain e tij, Andrew, i cili po ashtu do të largohet nga shtëpia e tij në Uindsor dhe do të zhvendoset në Sandringam.
Pallati Bukinghem tha se Andrew është pajtuar që të largohet nga prona mbretërore, teksa lidhjet e tij me financierin, Jeffrey Epstein, që ishte ekspozuar si pedofil, vazhdojnë të shkaktojnë polemika.
Andrew mohon akuzat, por Pallati mbretëror ka vlerësuar se ka pasur “mungesë serioze të gjykimit”.
Përmes një njoftimi, Pallati tha se “princi Andrew nga tani do të njihet si Andrew Mountbatten Windsor”.
“Kontrata e tij e qirasë në pronën mbretërore deri më tani i kishte ofruar atij mbrojtje ligjore që të jetonte aty. Tashmë është dorëzuar njoftimi zyrtar për ta dorëzuar pronën dhe ai do të zhvendoset në një pronë private. Këto masa vlerësohen të domosdoshme, pavarësisht faktit se ai vazhdon t’i mohojë akuzat ndaj tij”, u tha në njoftim.
Në janar të vitit 2022, Andrew kishte humbur titujt ushtarakë dhe patronazhet, pasi atëbotë ai kishte dështuar ta binte një gjykatës amerikan që të hidhte poshtë një padi civile ndaj tij, në të cilën ai akuzohej për abuzim seksual.
Virginia Giuffre e kishte paditur Andrew më 2021, duke pretenduar se kur ajo kishte qenë 17 vjeçe, kishte kryer marrëdhënie seksuale me të disa herë, me kërkesë të Ghislaine Maxwell, të dashurën e tashmë të ndjerit Epstein, që ishte akuzuar për krime seksuale.
Kjo akuzë është mohuar nga Andrew vazhdimisht dhe më 2022 ai dhe Giuffre u morën vesh, pa u përballur me gjyq.
Megjithatë, lidhjet e tij me Epstein ia dëmtuan reputacionin publik dhe e detyruan Andrew të tërhiqej nga disa prej detyrave të tij monarkike./REL
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka kritikuar...
Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviç mbeten nën sanksionet...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha të enjten...
Gjermania dhe Britania kanë mirëpritur vendimin e Damaskut...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se lajmi ...
Greqia sapo ka nisur projekte me vlerë 2.5 miliardë euro p...
Presidentja Vjosa Osmani i ka thirrur kryetarët e partive ...
Ukraina ka kufizuar furnizimin me energji elektrike në të ...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i tha Radios Evropa...
Arrestime të reja janë kryer për grabitjen e muzeut të Luv...
Partia pro-europiane e qendrës D66 e Rob Jetten dhe Partia...
Hungaria kundërshton pranimin e Ukrainës në BE, duke kërcë...
Disa politikanë të partive të Unionit CDU/CSU kanë vënë në...
Dy të dyshuar të arrestuar për vjedhjen spektakolare të mu...
Shtetet e Bashkuara kanë ulur normën e përgjithshme të tar...
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi pak ditë më par...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me anë të një reagimi ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mohuar se qëndr...
Heathrow, NatWest dhe Minecraft janë ndër disa nga faqet d...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për njohjen ...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar sh...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargre...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...