Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë të enjten se ruajtja e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën është “interes jetik shtetëror” për Serbinë.
Daçiçi u takua me homologun e vet rus, Sergei Lavrov, të enjten në Moskë, ku e falënderoi Rusinë për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur për Serbisë në lidhje me integritetin territorial dhe sovranitetin e saj, si dhe për çështjen e Kosovës.
"Për ne është me rëndësi jetike ta dimë se kemi një zë të sigurt në Këshillin e Sigurimit," tha Daçiç.
Beogradi zyrtar llogarit në mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës - e shpallur nga Prishtina zyrtare më 2008 - por nga viti 2011 zhvillon dialog me të, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.
Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, tha para takimit se Rusia është e interesuar të “parandalojë krizat e reja” në Ballkan, sipas agjencisë së lajmeve, "Beta".
Lavrovi thuhet t'i ketë thënë Daçiç-it se dëshiron të dëgjojë prej tij një vlerësim për situatën në Ballkan, të cilën e ka vlerësuar si “serioze”.
Lavrov gjithashtu tha se Rusia i vlerëson marrëdhëniet me Serbinë dhe është e kënaqur me mënyrën se si po realizohen projektet e përbashkëta, raportoi "Beta".
“Toni i këtyre marrëdhënieve është vendosur nga kontaktet e rregullta të presidentëve tanë Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiç. Jemi të kënaqur me mënyrën se si po zbatohen marrëveshjet në sferën materiale, tregtinë, investimet, shkëmbimet humanitare, si dhe në fushën e bashkëpunimi sportiv”, tha Lavrov, sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.
Daçiç-i udhëtoi drejt kryeqytetit rus me ftesë të Lavrovit për ta shikuar një ndeshje miqësore në futboll mes ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Rusisë të enjten pasdite.
Serbia do të bëhet kombëtarja e parë evropiane që luan ndeshje futbolli në Rusi prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) njoftoi më 20 mars se kishte miratuar një ndeshje miqësore ndërmjet ekipeve kombëtare të Rusisë dhe Serbisë, si dhe një ndeshje ndërmjet klubit nga Beogradi, Crvena Zvezda, dhe Zenitit nga Shën Petersburgu.
“UEFA mund të konfirmojë se ka miratuar këto dy ndeshje miqësore”, tha UEFA në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL).
UEFA shtoi se autorizimi është "në natyrë administrative".“Ne duam të ritheksojmë se ndeshjet miqësore nuk janë pjesë e garave të UEFA-s dhe si të tilla nuk janë nën juridiksionin dhe përgjegjësinë e UEFA-s. Prandaj, pjesëmarrja e mundshme e ekipeve ruse në ndeshje të tilla miqësore nuk bie ndesh me vendimin e Komitetit Ekzekutiv për pezullimin e ekipeve ruse nga garat e UEFA-s”, shtoi ajo.
Beta raportoi se para takimit me Daçiçin, Lavrovi tha se “është e papranueshme politizimi i sportit, edhe pse Perëndimi me mbështetjen e zyrtarëve ndërkombëtarë vazhdon me një politikë të tillë dhe nuk duket se do të heqë dorë nga ajo së shpejti”.
Derisa kombëtaret e tjera evropiane, si Anglia apo Polonia, e shpërfillin ekipin kombëtar rus, kombëtarja e Serbisë ndjek politikën shtetërore.
Beogradi zyrtar nuk ka pranuar të bëhet pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian – megjithëse synon të anëtarësohet në të – prej kur blloku filloi ta sanksionojë Rusinë dy vjet më parë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Daçiç, shefi aktual i diplomacisë në Serbi, e mbron publikisht qëndrimin se Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, megjithëse i kërkohet nga Bashkimi Evropian./ Rel
Ndihmëssekretariamerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombët...
Rusia do të ndërmarrë masa hakmarrëse në përputhje me inte...
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se 6 miliardë ...
Agjencia Evropiane e Ruajtjes së Kufijeve, FRONTEX, publik...
Të enjten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të pres...
Kur në Gjermani flitet për ndihmat sociale apo të ashtuqua...
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se dhjetë persona...
Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se mbetjet ...
Shtetet e Bashkuara kanë qarkulluar një draft-rezolutë të ...
Komisioni Evropian (KE) e ka miratuar të mërkurën një ...
Kryeministri irlandez, Leo Varadkar ka dhënë dorëheqje...
Udhëheqësit e fesë myslimane në Shtetet e Bashkuara, t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të më...
Dronët ukrainas e kanë sulmuar të mërkurën një bazë ajrore...
Në pesë shtete amerikane të martën u mbajtën zgjedhjet par...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se qytet...
Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Ser...
BE-ja dëshiron ta bëjë më të lehtë për punëtorët e hua...
Një cisternë me flamur të Koresë së Jugut, me ekuipazh pre...
Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, u...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...