FRONTEX: 31% më pak emigrantë të parregullt në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023
Agjencia Evropiane e Ruajtjes së Kufijeve, FRONTEX, publik...

Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se 6 miliardë dollarë kredi studentore do të anulohen për 78.000 persona.
Me këtë, vlera e përgjithshme e kredive studentore të anuluara nga administrata Biden arrin në pothuajse 150 miliardë dollarë.
Demokrati Biden vitin e kaluar u zotua se do të gjente mënyra të tjera për të lehtësuar borxhin pasi Gjykata Supreme në qershor bllokoi planin e tij të gjerë për anulimin e 430 miliardë dollarëve në kredi studentore.
Në grupin e fundit të personave që u janë anuluar kreditë studentore janë punëtorët në shërbimet publike sikurse mësuesit, infermierët dhe zjarrfikësit të cilët kanë plotësuar kriteret e Programit për Faljen e Kredive të Shërbimit Publik të krijuar më 2007 me qëllim që të falen kreditë studentore të amerikanëve që punojnë në shërbimin publik.
“Këta punëtorë të shërbimit publik kanë vendosur që në karrierën e tyre t’iu shërbejnë komuniteteve të tyre, por për shkak të dështimeve të administratave të kaluara, kur nuk u ndihmuan ashtu siç e parasheh ligji”, tha Biden përmes një deklarate.
Deri në qershor të vitit 2023, afër 43.4 milionë marrës të kredive studentore në SHBA kishin një borxh të përbashkët në vlerë prej 1.63 trilion dollarësh, sipas ueb-faqes për Ndihmë të Studentëve Federalë. Kreditë për edukim të lartë janë trefishuar që nga kriza financiare e vitit 2008.
Normat e larta të interesit dhe këstet e larta nënkuptojnë se të rinjtë amerikanë kanë vështirësi që të blejnë shtëpi apo të bëjnë investime të tjera dhe demokratët për vite të tëra i kishin bërë presion Qeverisë amerikane që të falte këto kredi. Republikanët gjerësisht kundërshtojnë këto politika.
Biden po kërkon që të fitojë një mandat të dytë gjatë zgjedhjeve presidenciale të nëntorit dhe për këtë ka nevojë që të fitojë votat e të rinjve.
“Nuk do të dorëzohem dhe do të përdor të gjitha mjetet që kam në dispozicion që sa më shumë amerikanëve t’ua lehtësoj barrën e kredive studentore dhe të ndërtojë një ekonomi të fortë”, tha Biden.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se vendimi i fundit i Bidenit ka bërë që shifra e përgjithshme e faljes së kredive studentore nën administratën Biden të arrijë në 144 miliardë dollarë dhe kreditë studentore u janë falur pothuajse 4 milionë amerikanëve./REL
Agjencia Evropiane e Ruajtjes së Kufijeve, FRONTEX, publik...
Të enjten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të pres...
Kur në Gjermani flitet për ndihmat sociale apo të ashtuqua...
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se dhjetë persona...
Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se mbetjet ...
Shtetet e Bashkuara kanë qarkulluar një draft-rezolutë të ...
Komisioni Evropian (KE) e ka miratuar të mërkurën një ...
Kryeministri irlandez, Leo Varadkar ka dhënë dorëheqje...
Udhëheqësit e fesë myslimane në Shtetet e Bashkuara, t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të më...
Dronët ukrainas e kanë sulmuar të mërkurën një bazë ajrore...
Në pesë shtete amerikane të martën u mbajtën zgjedhjet par...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se qytet...
Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Ser...
BE-ja dëshiron ta bëjë më të lehtë për punëtorët e hua...
Një cisternë me flamur të Koresë së Jugut, me ekuipazh pre...
Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, u...
Planet e Teksasit që të arrestojë emigrantët që dyshohet s...
Një raport i Këshillit të Evropës mbi politikën social...
Turqia është zgjuar këtë të mërkurë nga tërmete të fuqishm...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...