Britania vendos sanksione ndaj dy agjencive shtetërore iraniane
Britania vendosi të hënën sanksione kundër agjencisë ajror...

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka përmendur sërish mbështetjen e Qeverisë amerikane për Ukrainën, teksa ka folur në samitin e 20 vendeve më të industrializuara në botë (G20) që po mbahet në Rio de Zhaneiro të Brazilit.
Megjithatë, ai nuk e ka përmendur direkt vendimin e përfolur për t’i dhënë Ukrainës dritën e gjelbër për përdorim të raketave me rreze të gjatë.
“Ne të gjithë duhet të punojmë për t’iu dhënë fund konflikteve dhe krizave që janë duke gërryer përparimin drejt përmirësimit të sigurisë në botë”, ka thënë Biden.
Ai ka thënë se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.
“Secili në këtë tavolinë, sipas bindjes sime, duhet të veprojë njëjtë”, ka thënë Biden.
Më herët gjatë ditës, Kremlini e ka akuzuar Bidenin se po synon të përshkallëzojë konfliktin në Ukrainë me heqjen e kufizimeve në armët me rreze të gjatë.
Këto deklarata janë bërë pas raportimeve të disa mediave se Biden ka dhënë leje që ukrainasit t’i përdorin armët amerikane më thellë në sulmet kundër Rusisë.
Vetë Shtëpia e Bardhë nuk i ka komentuar këto raportime.
Këto zhvillime vijnë pas disa muajve të lobimit të zyrtarëve ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, që shtetet e Perëndimit t’i japin Kievit dritën e gjelbër për të përdoruar armët për të qëlluar shënjestrat më larg.
Shtetet e Bashkuara, dhe disa vende të NATO-s, kanë vendosur deri më tani kufizimin se deri në çfarë distance mund të përdoren armët.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar në shtator se Rusia mund të përgjigjet me armë bërthamore nëse ndaj saj nisen raketa konvencionale, dhe që Moska e konsideron çdo sulm ndaj saj, të mbështetur nga një fuqi bërthamore, si sulm të përbashkët.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ VOA
Britania vendosi të hënën sanksione kundër agjencisë ajror...
Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (P...
Një paketë e re masash sigurie forcon rregullat për mbajtj...
Pas fitores së Donald Trump-it në zgjedhje në SHBA e me zg...
Vendimi i Presidentit Biden për të lejuar Ukrainën të goda...
Një sulm raketor rus e goditi një ndërtesë banimi në qytet...
Transmetuesi veteran australian dhe ish-trajneri i Wallabi...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ka përsëritur th...
Zyrtarët amerikanë thonë se presidenti Biden i ka dhënë dr...
Çështja e pushtetit midis Sekretarit të Shtetit, Marco...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi ...
Mediat amerikane kanë raportuar se administrata e presiden...
Tre vjet me radhë numri i të punësuarve në Gjermani shënoi...
Papa Françesku për herë të parë ka folur për akuzat se Izr...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump përzgjodhi Chris Wright...
Në Shqipëri nisën punimet në kuadër të një projekti që mbë...
Në kuadrin e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe ka darkuar me aleat...
Gjatë një sulmi të rrallë ajror izraelit në qendër të Bejr...
Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...