Macron: Franca do të ndalojë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca do të ndalojë aks...

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.
Sikur edhe në vazhdimet e kaluara të seancës konstituive - e cila nisi më 15 prill – deputetët u mblodhën shkurtimisht të mërkurën dhe nuk gjetën zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit.
Kjo ishte hera e 30-të që ata mblidhen dhe dështojnë, dhe do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të premten e 13 qershorit.
Çështja ka ngecur tek emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Disa ditë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e përsëriti thirrjen e tij për partitë e tjera parlamentare për themelimin e një qeverie të unitetit.
“Vazhdoj të besoj se mund të ulemi, të flasim dhe të pajtohemi për një zgjidhje të përbashkët. Kjo krizë mund të na shërbejë si mundësi”, shkroi Abdixhiku të dielën në "Facebook".
Ai paralajmëroi se do ta bëjë të ditur gjatë kësaj jave një agjendë 15-pikëshe, “një platformë konkrete bashkëpunimi për Qeverinë e Unitetit, të cilën do t’ua ofrojë të gjitha partive politike, pa përjashtim”.
Por, Albulena Haxhiu nga LVV, tha të hënën se për këtë parti qeveria e tranzicionit është e papranueshme.
"Kryeministri Kurti është lideri më i votuar ndonjëherë dhe LVV është sot subjekti i parë me më së shumti vota në vend. Prandaj, propozimet e tilla janë tendencë për të minimizuar vullnetin e popullit, për ta shkelur atë, dhe natyrisht nuk e kanë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Ata thonë 'qeveri e tranzicionit', por qeverinë e tranzicionit e kemi për momentin", tha Haxhiu.
Kjo është hera e 22-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.
Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ajo këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është figura e duhur, ndonëse për partitë tjera ajo është e papranueshme dhe konsiderohet figurë përçarëse.
Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.
Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.
Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë përmendur së fundmi mundësinë që zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare të mbahen njëkohësisht me ato lokale të rregullta, të cilat pritet të shpallen në muajin tetor, si mundësi për zhbllokim të situatës.
Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqiti e para këtë ide në një takim që ka zhvilluar Osmani javën e kaluar me figura të subjekteve politike në Kosovë, për të diskutuar datën e zgjedhjeve lokale.
Megjithatë, Abelard Tahiri, nga Partia Demokratike e Kosovës, tha javën e kaluar se beson që zgjedhjet duhet të mbahen ndaras.
Sipas tij, nëse duhet të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, kjo duhet të ndodhë më herët, e jo në tetor kur mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.
Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha javën e kaluar se “mund të ndodhë që të vijmë në një situatë ku zgjedhjet e reja do të jenë zgjidhje”, edhe pse do të ishte “shumë e komplikuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i organizojë ato së bashku (me lokalet)”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur më 5 qershor se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.
Edhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it [Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë] si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve, për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës./ REL
Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca do të ndalojë aks...
Miliarderi Elon Musk ështe penduar për deklaratat e bëra n...
Deputetët e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, d...
Fondacionet e lidhura me ish-presidentin e Rusisë, Dmitry ...
Libani tha se nga sulmet me dronë të kryera nga Izraeli më...
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Garda Kombëtare do...
Vitin e kaluar, numri i të huajve që fituan shtetësinë gje...
Eskorta e kryeministri të Kosovës Albin Kurti është sulmua...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cilësoi Lidhjen Shqi...
Dy ministra të Qeverisë izraelite, Itamar Ben-Gvir dhe Bez...
Seanca e Parlamentit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovi...
Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, ngriti ...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhë...
Bashkimi Europian ka propozuar zyrtarisht një raund të ri ...
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka paralajmërua...
Nëntë persona u vranë në një të shtënë me armë në një shko...
Moska ka përshkallëzuar bombardimet e saj ndaj Ukrainës dh...
Një kirurg plastik në Angli është dënuar me burgim të përj...
Aktivistja Greta Thunberg është dëbuar nga Izraeli të mart...
Disa persona janë vrarë në një sulm në një shkollë në qyte...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...