Kongresi rrit trysninë ndaj kompanisë Boeing për sigurinë e avionëve
Senatorët amerikanë filluan të martën t’i drejtojnë py...

Ish Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidat i Partisë Republikane në garën për Shtëpinë e Bardhë, thotë se njerëzit po votojnë ilegalisht në zgjedhjet amerikane, përfshirë emigrantët. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Genia Dulot, qytetit Huntington Beach në Kaliforni, po ndërmerr hapa ligjorë për të vendosur rregulla për identifikimin e votuesve, çka bien ndesh me ligjet e votimeve në këtë shtet. Votimi i individëve që nuk janë qytetarë amerikanë është një çështje politike në këtë fushatë presidenciale.
Qyteti piktoresk Huntington Beach njihet për plazhin dhe aktivitetet sportive në det. Por në këtë vit zgjedhor, politikisht ai po bëhet i njohur për shkak të një urdhri në nivel lokal që kërkon paraqitjen e kartës së identitetit përpara hedhjes së votës. Kryebashkiakja Gracey Van Der Mark thotë se vendimi pasqyron shqetësimet e qytetarëve për integritetin e zgjedhjeve.
“Pa dokumente identifikimi nuk mund të shkosh as te mjeku. Jetët tona diktohen nga ata që do të zgjedhim, sepse ata më pas bëjnë ligjet, ndaj ne duam të sigurohemi që integriteti i zgjedhjeve do të mbrohet”, shprehet zonja Van Der Mark
Votimi nga shtetas jo amerikanë është një çështje politike në këtë fushatë presidenciale. Javën e shkuar në Arizona, zoti Trumpi akuzoi Presidentin Biden se i lejoi emigrantët të kalonin kufirin meksikan për të votuar ilegalisht për të në nëntor.
“Dikush do duhet të na e shpjegojë se përse e lejuan të ndodhte një gjë e tillë. Mendoj se ka lidhje me votat”, tha zoti Trump.
Nuk ka asnjë provë se individët që nuk janë qytetarë amerikanë përbëjnë një numër të konsiderueshëm në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.
Shumica e votuesve amerikanë konfirmojnë të dhënat personale kur regjistrohen për të votuar, por nuk u kërkohet të tregojnë dokumente identifikimi kur hedhin votën.
Anëtari i këshillit bashkiak, Dan Kalmick, e kundërshton detyrimin që votuesit të paraqesin letërnjoftimin dhe thotë se kjo pasqyron se qyteti i tij, Huntington Beach po bëhet më konservator.
“Detyrimi për të paraqitur letërnjoftimin është vetëm për ata që shkojnë për të votuar në qendra zgjedhore, por vetëm 15 për qind votuesve shkuan personalisht në qendrat e votimit në zgjedhjet e fundit. Çfarë problemi po përpiqemi të zgjidhim? Po përpiqemi të zgjidhim një problem për mijë njerëz që do të votojnë personalisht? Kjo thjesht dëshmon se është një veprim politik. Nuk ka realisht një problem dhe ne po përpiqemi ta zgjidhim”.
Kalifornia ka ligjet e veta të votimit dhe shteti ka ngritur padi ndaj qytetit Huntington Beach për vendimin, që sipas Prokurorit të Përgjithshëm Rob Bonta ndikon negativisht tek "votuesit me të ardhura të ulëta, votuesit me ngjyrë, votuesit e rinj dhe të moshuar dhe njerëzit me aftësi të kufizuara".
Charlie Zablah është një emigrant që ka hapur një restorant. Ai thotë se vendimi për të paraqitur letërnjofimin për të votuar nuk përbën diskriminim.
"Vetëm sepse je i varfër, nuk do të thotë që nuk mund të kesh apo nuk mund të marrësh një kartë identiteti”, thotë zoti Zablah.
“Oak View ComUNIDAD” është një organizatë jofitimprurëse që përpiqet të luftojë pabarazitë “sociale, kulturore, shëndetësore dhe ekonomike" në Huntington Beach.
Bashkëthemeluesi, Oscar Rodrigue, thotë se ligji do të frenojë pjesëmarrjen e votuesve në lagjet me të ardhura më të ulëta.
“Në këtë mënyrë po krijohet edhe më shumë paqartësi, në një kohë që tashmë ka pjesëmarrje të ulët në votime, ndoshta për shkak se individëve u duhet të kujdesen për fëmijët, sepse u duhet të bëjnë më shumë se një punë. Njerëzit nuk i besojnë sistemit. Dhe duke shtuar masat për identifikimit, krijohet edhe më shumë paqartësi dhe njerëzit mund të mos shkojnë për të votuar”, shprehezt zoti Rodrigue.
Drejtuesit e qytetit thonë se janë të gatshëm të vazhdojnë sfidën ligjore me shtetin lidhur me detyrimin për të paraqitur kartën e identintitetit për të votuar. Këto sfida ligjore do të bëjnë që çështja të zgjatet përtej zgjedhjeve të nëntorit, kohë kur në fuqi do të mbeten ligjet e shtetit./ VOA
Senatorët amerikanë filluan të martën t’i drejtojnë py...
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që nxorën në pah n...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar të martën ...
Rusia është duke kryer shantazhe dhe po negocion shuma...
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë s...
Bashkimi Evropian i dha statusin e vendit kandidat Gje...
Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, duke...
Mediat holandeze thonë se Hungaria ka hequr dorë nga k...
Mbetjet e tre trupa të qytetarëve serbë të vrarë në lu...
Shteti amerikan i Kansasit paditi të hënën "Pfizer"-in...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian përfunduan të hënën n...
Sa më e tensionuar të jetë situata në botë, aq më të r...
Presidenti Joe Biden pritet të shpallë të martën një m...
Planet e raportuara të liderit të Koresë së Veriut, Ki...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është në rrugën e tij ...
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Kina ...
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se...
Ekipi elektoral i presidentit Joe Biden do të shpenzoj...
Në një raport të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...