Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

Donald Trump bëri sot (20 janar) betimin si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ky moment shënon një rikthim historik në pushtet të njeriut që në pak më shumë se nëntë vite riformësoi Partinë Republikane, në një vend ku ndasitë politike janë gjithnjë e më të dukshme.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh i hedh një vështrim rrugëtimit politik të zotit Trump dhe rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump thotë se u rizgjodh pas një mbështetjeje “të paparë dhe të fuqishme” të votuesve amerikanë. “Dua të falënderoj popullin amerikan për nderin e jashtëzakonshëm duke më zgjedhur si presidentin e 47-të dhe të 45-të.
Do të luftoj për çdo qytetar, familjet dhe të ardhmen tuaj. Çdo ditë do të luftoj për ju. Në çdo frymëmarrje, nuk do të pushoj derisa ta bëjmë Amerikën të fortë, të sigurt dhe të begatë, ashtu siç e meritojnë fëmijët tanë dhe ju”, tha zoti Trump. Njohësit thonë se rikthimi i zotit Trump në pushtet është rezultat i vendosmërisë së tij për të triumfuar. “Mendoj se ai është dikush që ka besim të jashtëzakonshëm në intuitën e tij”, thotë gazetari Russ Buettner. Ai dhe Susanne Craig janë gazetarë investigativë të gazetës ‘New York Times’ dhe bashkëautorë të librit “Lucky Loser”,” Humbësi me Fat”, një vlerësim kritik mbi portretizimin që zoti Trump i ka bërë vetes si miliarder që u bë i suksesshëm falë punës së tij.
“Që nga fillimi i viteve ‘80 ai nuk u ka besuar njerëzve që janë ekspertë të fushës në pothuajse asgjë. Ai gjithmonë do t’i anashkalojë ata, për t’i bërë gjërat ashtu siç do ai”, thotë zoti Buettner. Shkronjat e mëdha prej ari të emrit të tij në kullat Trump, janë një shfaqje e ambicieve dhe reklamimit të vetvetes. “Pasuria e tij ishte 200 milionë dollarë kur po fliste në një intervistë për ‘New York Times’ dhe ajo u rrit në një miliard dollarë kur po fliste për emisionin ‘60 minuta’ një dekadë më vonë”, thotë gazetarja Susanne Craig.
Zoti Trump arriti të tërheq vëmendjen duke e portretizuar veten si një person që sjell rezultate. Përmes emrit të tij ai fitoi miliona. Por pas suksesit të tij qëndronin problemet. Kompanitë e tij shpallën falimentimin gjashtë herë. Kazinotë e tij dolën me humbje para dhe u mbyllën. Zoti Trump arriti t’i kompensojë humbjet me programin e tij televiziv “The Apprentice”, një projekt që e çoi atë drejt rolit më të madh deri tani. “Zonja dhe zotërinj, unë po kandidoj zyrtarisht për president të Shteteve të Bashkuara dhe ne do ta bëjmë vendin tonë madhështor sërish”, tha ai më 16 qershor 2015.
Pa keqardhje dhe pa filtra, zoti Trump ishte një kandidat polarizues dhe nacionalist. “Kur Meksika dërgon njerëz, nuk dërgon më të mirët që ka. Ata po sjellin drogë, krim, ata janë përdhunues, ndërsa disa supozoj se janë njerëz të mirë”, tha ai. Si president, zoti Trump emëroi tre anëtarë të Gjykatës së Lartë që ndihmuan në sfuqizimin e ligjit të së drejtës për abort. Në fillim të vitit 2020, pandemia COVID-19 vuri në provë zotin Trump. Ai përshpejtoi zhvillimin e vaksinave të domosdoshme për të shpëtuar jetët e njerëzve. Por, ai gjithashtu dha përshtypjen se u sugjeroi shkencëtarëve që të studionin injektimin e klorit për të vrarë virusin.
Me mbi 9 milionë amerikanë të infektuar dhe mbi 230 mijë të vdekur, nëntorin e atij viti votuesit zgjodhën Joe Bidenin si presidentin e tyre të ardhshëm. Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, zoti Trump u përball me padi të shumta penale dhe është ish presidenti i parë që është dënuar për një vepër penale. Zoti Trump i ka cilësuar proceset kundër tij, si një gjueti politike shtrigash. Sidoqoftë, ai kurrë nuk ka qenë më popullor.
Zoti Trump i mbijetoi dy atentate vitin e kaluar, gjë që forcoi lidhjen e tij me mbështetësit. “Zoti ka një plan për Trumpin. Ai shpëtoi për disa qëllime dhe arsye. Shpresojmë se do të bëhet presidenti i 47-të”, tha para zgjedhjeve Pam Smith, mbështetëse e zotit Trump. Politika amerikane ka ndryshuar me hyrjen në skenë të Donald Trumpit. Bashkëautori i librit “Arti i Rikthimit”, po nis mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë në një nga rikthimet më të mëdha në historinë amerikane./VOA
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau uroi Presidentin ...
Pasi u betua si president i 47-të i SHBA-së, Donald Tr...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky uroi Donald Trum...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi Donald Trump...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, K...
Në fjalën e tij të parë si president i 47-të i Amerikës, D...
Në fjalën e tij të parë si president i 47-të i Amerikës, D...
Presidenti Donald Trump betohet si president i 47-të në hi...
Donald pritet të betohet si president i 47-të i Shteteve t...
Ka nisur tashmë ceremonia e inaugurimit të Donald Trump si...
Donald Trump do të betohet pas pak si president i 47-të i ...
Rusia e përgëzon Donald Trumpin për marrjen e detyrës si p...
Donald Trump do të betohet pas pak si president i 47-të i ...
Donald Trump do të betohet pas pak si president i 47-të i ...
Këtë të hënë do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Donal...
Pak para mesditës së të hënës brenda Kapitolit amerikan, D...
Rosalia Bollen, një zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për fë...
Direkt pas betimit presidenti i ri i SHBA-së, Trump, të hë...
Zonja e parë, Melania Trump, ka lançuar një kriptomonedhë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...