Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Dashi
Edhe sikur të mundohen t’ua prishin planet dhe harmoninë nuk kanë për t’ia dalë dot mbanë sot. Për të dashuruarit ka për të qenë një ditë pozitive kjo e sotmja. Do të jeni tej mase sensualë dhe entuziastë. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse mund të lëndoni veten. Hapat hidhini vetëm kur të jeni shumë të sigurt. Në planin profesional do keni gjatë gjithë kohës mbështetjen e kolegeve dhe shefave prandaj do i bëni gjërat me qetësi. Në planin financiar do jeni tej mase ambiciozë dhe do bëni të pamundurën që ta përmirësoni gjendjen. Për këtë mundet edhe të rrezikoni.
Demi
Gjatë kësaj dite mund të kaloni edhe disa sfida, por gjithsesi çdo gjë do përfundojë si duhet. Nëse keni një lidhje do bëni përpjekje reale në mënyrë që ta forconi edhe më tepër marrëdhënien me partnerin. Nga ana tjetër do mundoheni edhe ta largoni rutinën nga lidhja që keni. Ju beqarët duhet të shmangni personat seriozë dhe që nuk dinë të pranojnë shakatë. Në punë do bëni çfarëdolloj lëvizjeje që të arrini atje ku dëshironi. Do i mahnitni të gjithë me arritjet tuaja. Në planin financiar Venusi dhe Urani do ju ndihmojnë të ruani gjithë kohës ekuilibrin.
Binjakët
Asgjë e keqe nuk do ju ndodhë gjatë kësaj dite sepse planetët do i keni gjithmonë në krah dhe mbështetje të fortë. Të nxitur fort nga Merkuri, ju të dashuruarit do jeni më të dashur, më tolerantë dhe më të kuptueshëm me partnerin tuaj. Marrëdhënia në çift do jetë e shkëlqyer. Ju beqarët do jeni tej mase joshës dhe do arrini të bëni për vete cilindo që do pëlqeni. Në punë nuk do t'i keni gjërat aq të thjeshta, por në fund do ia arrini qëllimit tuaj përfundimtar. Gjendja financiare do jetë shumë e mirë, kështu që përveçse mund të investoni, mund të bëni edhe dhurata për të dashurit e zemrës.
Gaforrja
Hëna dhe Jupiteri do jenë në kundërshti me njëra-tjetrën sot dhe mund të krijojnë një ambient të turbullt. Ju që keni një lidhje duhet të bëni më tepër lëshime ndaj partnerit tuaj sepse me inat dhe kokëfortësi vetëm sa do t'i përkeqësoni gjërat. Nëse jeni beqarë do jeni tej mase joshës dhe do merrni plot propozime. Sido që të vijnë punët e mira është të mos hidhni menjëherë hapa. Në punë do jeni ambiciozë dhe nuk do ndaleni para asnjë lloj sfide. Do ju përgëzojnë dhe do ju shpërblejnë për çdo gjë që do arrini. Gjendja e financave ka për të qenë gjatë gjithë kohës e mirë. Mund të kryeni edhe ndonjë investim pa ju dridhur dora.
Luani
Vetëm një hap do ju ndajë nga problemet gjatë kësaj dite prandaj duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm. Ju që keni një lidhje duhet të bëni sa më shumë lëshime ndaj partnerit tuaj sepse në të kundërt do keni debate të vazhdueshme. Ju beqarët nuk do keni aspak sukses në dashuri dhe jeta për fat të keq do ju duket ende e trishtuar. Në punë do t'i zgjidhni edhe problemet delikate dhe do ndiheni shumë më të qetë. Mund t’iu bëhen edhe propozime të reja mjaft interesante. Financat do jenë delikate dhe kjo do ju pengojë të kryeni edhe shpenzimet më të domosdoshme. Mos ngurroni ta pranoni ndihmën e të afërmve.
Virgjëresha
Sot duhet të bëni shumë më shumë përpjekje për ta bërë jetën tuaj më të bukur dhe për të siguruar të ardhmen. Ju që keni një lidhje do përkujdeseni tej mase për partnerin tuaj. Do dini si t’i shprehni ndjenjat gjatë gjithë kohës dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët do bëni edhe sakrifica ekstreme vetëm e vetëm për të mos mbetur të vetmuar, por nuk do ia arrini dot qëllimit. Në punë vetëm me durim, këmbëngulje dhe përkushtim do mund të arrini atje ku dëshironi. Perspektivat priten të jenë goxha të mira. Në planin financiar do t'ju dalin plot të papritura dhe do t'ju duhet të shpenzoni më tepër.
Peshorja
Mundohuni të mos kritikoni dhe të pranoni gabimet sot pasi vetëm kështu gjithçka do t'ju ecë mirë. Në tërësi për ata që kanë një lidhje kjo do jetë një ditë mjaft e qetë. Do jeni gjithë kohës të kujdesshëm me çdo gjë që do t'i kërkoni partnerit dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do endeni sa në një vend në një tjetër duke kërkuar dashurinë e madhe, por sërish do jeni pa fat. Në punë priten ndryshime shumë të mëdha, të cilat do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Në planin financiar duhet të merrni disa masa në mënyrë që të siguroni edhe një të ardhme të ndritur.
Akrepi
Mundohuni ta lini veten të lirë sot, të mos stresoheni për gjërat që do ndodhin e të mendoni pozitivisht. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë të mbushur me aventura të njëpasnjëshme. Shpesh do ju duket vetja si adoleshentë dhe do e shfrytëzoni çdo çast në maksimum. Ju beqarët që nuk keni besuar kurrë në dashuri me shikim të parë, do surprizoheni më tepër nga të gjithë. Në punë do keni konkurrentë dashakeqës kështu që bëjini sytë katër në çdo moment. Në planin financiar do i kaloni vështirësitë menjëherë dhe do bëni edhe investime afatgjata.
Shigjetari
Hëna do ju bëjë shumë më kreativë dhe të logjikshëm sot. Do mendoni vetëm si e si ta zbukuroni çdo çast dhe do mbani larg problemet. Për të dashuruarit do jetë ditë e mbushur me emocione pozitive dhe me pasion të zjarrtë. As vetë nuk e kishit imagjinuar se emocionet do ishin kaq të mëdha. Ju beqarët nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar statusin sepse në fakt edhe ashtu si jeni ndiheni për mrekulli. Në punë, pas shumë peripecive do arrini atje ku dëshironi. Buxheti do ketë përmirësimet e para pas disa arritjeve në planin profesional. Me pak më shumë këmbëngulje do arrini edhe më tepër.
Bricjapi
Ndikimi i jashtëm do jetë shumë i madh gjatë kësaj dite dhe kjo gjë ka për të sjellë probleme të vazhdueshme. Ka rrezik që problemet në çift të thellohen edhe më shumë. Do keni mosmarrëveshje të njëpasnjëshme me partnerin tuaj dhe do ndiheni keq. Ju beqarët do gjendeni ndërmjet dy zgjedhjesh të vështira dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Mirë është t’ua vini veshin këshillave të miqve besnikë. Puna do ecë më së miri, madje pritet edhe ndonjë rritje page. Shefat do kenë më tepër besim tek ju. Në planin financiar do bëni të pamundurën që të ruani ekuilibrin.
Ujori
Ditë më e qetë, më e bukur dhe më pozitive do jetë kjo e sotmja. Inatet e vjetra do i lini pas krahëve njëherë e mirë. Dielli do e ngrohë atmosferën në çift kështu që ju në çdo moment do ndiheni mirë dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Për ju beqarët gjithashtu do ndodhë papritur një takim, i cili mund të ndryshojë gjithçka. Ja që ndonjëherë gjërat më të bukura bëhen pa plan. Në punë do jeni plot energji dhe do arrini më shpejt sesa kishit menduar objektivin kryesor. Shpenzimet do dini si t’i kryeni gjithë kohës në mënyrë që gjendja të mbetet e kënaqshme.
Peshqit
Sot do jeni të logjikshëm dhe do bëni përpjekjet e duhura për ta shndërruar çdo moment në sa më fantastik. Stresin dhe lodhjen do e kaloni më lehtësisht. Ju që keni një lidhje shprehini ndjenjat sa më shumë që të mundni sepse partneri do ketë tejet nevojë. Në këtë mënyrë do e përforconi edhe më tepër lidhjen. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim i papritur, i cili do ua ndryshojë rrjedhën e jetës. Në punë do merrni vendime të rëndësishme, të cilat do ua ndryshojnë njëherë e mirë vijimësinë e një projekti. Në planin financiar do ketë veçse përmirësime. Përfitoni nga kjo gjë për të hequr disa para mënjanë.
Dashi Si sot nuk keni pasur ndonjë ditë tjetër. Ju duhet ...
DASHI Mërkuri do ju ndihmojë pafundësisht gjatë kësaj dit...
Dashi Java do të sjellë qetësi të madhe te ju. Fundja...
Dashi Mendoni për eprorët tuaj si miqtë dhe aleatët tuaj ...
Dashi: Do të jeni të sigurt. Pozicioni i dobët financiar ...
DashiJeni në prag të nisjes së një ideje të re të mrekullu...
Dashi Mund të prisni një ditë optimiste dhe të lumtur, so...
Dashi Aftësia juaj për t’u përshtatur, si dhe personalite...
PUNA Dashi Muaji janar për të lindurit e kësaj shenj...
Dashi Do të jetë mirë të shmangni marrëdhëniet financ...
Dashi Në dashuri është koha për të lënë pas të shkuarën. ...
Dashi Muaji janar për të lindurit e kësaj shenje do t...
Dashi Ndjenja e urrejtjes mund të jetë e kushtueshme....
Dashi Mos u përpiqni të shtyni dikë tjetër në diçka q...
Viti 2023 nuk do të jetë i mirë për këto dy shenja të ...
Edhe nëse nuk doni të pajtoheni me ish-partnerin tuaj,...
Supozoni se keni ndërmend të martoheni në vitin 2023. ...
DashiDo të jetë një ditë e mrekullueshme për ju. Çuditëris...
Demi Gratë e kësaj shenje janë shumë xheloze. Edhe p...
Yjet do të rreshtohen në mënyrë perfekte këtë vit për ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...