web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studimi: Fëmijët e moshës 9-vjeçare po ekspozohen ndaj pornografisë

2023-01-31 14:06:00, Tech CNA
Studimi: Fëmijët e moshës 9-vjeçare po ekspozohen ndaj
Foto ilustruese

Sipas një studimi për komisionerin e fëmijëve për Anglinë, fëmijët e moshës 9 vjeç po ekspozohen ndaj pornografisë.

Një e katërta e grupmoshës 16-21 vjeç kanë parë pornografi në internet qëkur ishin në shkollë fillore.

Gjetjet kanë qenë të lidhura me vetëvlerësimin e ulët tek të rinjtë dhe pikëpamjet e dëmshme për seksin dhe marrëdhëniet.

Komisionerja Dame Rachel de Souza tha se ky fakt është shumë shqetësues.

Në një anketë përfaqësuese kombëtare me më shumë se 1000, 16-21-vjeçarë, 38% kishin gjetur rastësisht përmbajtje pornografike.

Shoqata Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve ka kohë që i kërkon qeverisë të zbatojë masa të forta në Projektligjin e Sigurisë në internet për të mbrojtur të miturit.

Drejtuesi i politikës Richard Collard tha se ndikimi që mund të kishte pornografia tek fëmijët është thellësisht shqetësues./ CNA.al





17:00 Tech

2022-shi, viti

Tregu i smartfonëve shënoi performancën e tij më të keqe g...

Lajmet e fundit nga