“TikTok” lë në hije “Facebook” dhe “Instagram”/ Renditet në listën e Top 20 kompanive më të mëdha në botë
TikTok ka lënë në hije të gjitha rrjetet sociale duke ...

Superpërçuesit apo substancat që lejojnë kalimin e energjisë përmes tyre pa rezistencë, mundësojnë që aparatura të ndryshme të funksionojnë më shpejt dhe të kursejnë energji. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Shelley Schlender, disa prej superpërçuesve funksionojnë vetëm në temperatura shumë të ulta. Shkencëtarët tani po kërkojnë të gjejnë mënyra për të shmangur nevojën e ftohjes.
Aparaturat mjekësore që gjurmojnë për sëmundje dhe trenat që ecin me shpejtësi të lartë, funksionojnë falë superpërçuesve.
Shumica e superpërçuesve aktualë, duhet të ftohen në temperatura rreth 100 herë më të ulta se temperatura e dhomës, gjë që kërkon helium të lëngshëm, një lëndë e rrallë dhe e kushtueshme.
Joe Eck, një entuziast nga shteti i Kansasit, dëshiron të gjejë materiale që mund të kryejnë funksionin e superpërçuesve, por në temperatura normale.
“Nëse do ta arrinim këtë, nuk do të kërkohej fare ftohje”, thotë zoti Eck.
Me superpërçuesit në temperatura normale, makinat elektrike mund të përshkruajnë distanca më të gjata, pa patur nevojë të rimbushen.
Kompjuterat mund të bëhen edhe më të vegjël.
“Superkompjuterat që tani mbushin dhoma të tëra, mund të mbahen edhe në shtëpi”, sqaron më tej zoti Eck.
Disa shkencëtarë thuhet se kanë krijuar superpërçues me temperatura normale, që mund të punojnë në kushte laboratorike, nën presion të lartë.
Por shkencëtarë të tjerë e vënë në pikëpyetje vërtetësinë e këtij zbulimi.
Në përpjekje për prodhimin e superpërçuesve më të ngrohtë, zoti Eck përzien disa lëndë.
“. . . Bismut, skandium, oksid kadmiumi. Këto janë gjëra të rrezikshme”, e pranon ai.
Ai i pjek ato në furrën e vogël, që e ka ndërtuar vet.
Në Laboratorin Kombëtar “Los Alamos”, Dean Peterson është i njohur me punën e zotit Eck. Shkenctari Peterson thotë se superpërçuesit në temperaturën e dhomës do të ishin aq efikas sa bota do të kursente energji.
“Do të ishte një thesar, që të gjithë e kanë kërkuar 70 vitet e fundit”, thotë shkenctari, Dean Peterson.
Në qytetin Boulder të Kolorados, Danko van der Laan po krijon kabllo që përmbajnë metale të rralla, që funsionojnë si superpërçues, kur ftohen nga azoti i lëngshëm në temperaturë rreth katër herë më të ftohtë se temperatura e dhomës.
“Prodhimi i superpërçuesve, që punojnë në temperatura katër herë më të ftohta se temperatura e dhomës, është një hap i madh”, tha zoti van der Laan.
Një kabllo superpërcjellëse e hollë sa një laps transporton një sasi elektriciteti, e barabartë me një mori kabllosh konvencionale. Këto dhe kërkime të tjera për të gjetur superpërçues më të ngrohtë një ditë mund të çojnë në prodhimin e avionëve që fluturojnë me energji elektrike, si dhe reaktorë për prodhimin e energjisë bërthamore përmes fuzionit (shkrirjes)./ VOA
TikTok ka lënë në hije të gjitha rrjetet sociale duke ...
As part of the CES 2023 technology show, Samsung unveiled ...
"Meta" has brought a new innovation to the users of its ap...
Reed Hastings has stepped down from his role as co-CEO of ...
Alphabet, the parent company of the giant Google, will cut...
Microsoft has confirmed the news that 10,000 company worke...
Tregu i smartfonëve shënoi performancën e tij më të keqe g...
Twitter has auctioned off hundreds of items from its San F...
It has been reported that Apple will soon bring 3 new appl...
Coinbase is laying off another 950 employees, just seven m...
Spotify faced serious problems in the US and the rest of ...
As more and more major car manufacturing companies offer c...
Apple CEO Tim Cook has warned that there will be pay cuts ...
Over 200 million Twitter user email addresses have been le...
Sometimes it seems like our whole lives are connected ...
I nënvlerësuar gjatë jetës së tij, por i vlerësuar shum...
Technology can change the world in positive ways, brin...
Some new information has come to light about the iPhone 16...
About 8 years ago, a large paper manufacturer in Finland r...
Gjigandi i madh i teknologjisë, Samsung ka paralajmëruar p...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
A complaint to CNA also led to the publication of several ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Two people, suspected of being the perpetrators of a murde...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Two people have been arrested in Kurbin after they were ca...
A person was killed yesterday evening by his brother in th...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Turkish police said on Tuesday they had arrested more than...
The Council of the European Union today gave final approva...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
The death toll from devastating earthquakes in Venezuela h...
Iran's Foreign Ministry described the statements of NATO c...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Tourism marked an acceleration in growth during May, refle...
The latest data from the Statistical Institute for 2025 sh...
From Iceland to North Macedonia, consumer prices vary dram...
The Albanian government's forecasts for public investments...