How do we understand what is happening at Vlora Airport?
How to understand what is happening at Vlora Airport/ 7 CO...
How to understand what is happening at Vlora Airport/ 7 CO...

Rusia do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës pas vitit 2024 dhe do të përqëndrohet në ndërtimin e një stacioni të saj orbital, tha të martën shefi i ri i agjencisë shtetërore ruse të hapësirës, mes tensioneve të larta midis Moskës dhe Perëndimit për konfliktin në Ukrainë.
Yuri Borisov, i emëruar këtë muaj në krye të agjencisë Roscosmos, tha gjatë një takimi me Presidentin Vladimir Putin se Rusia do të përmbushë detyrimet ndaj partnerëve të saj përpara tërheqjes.
"Kemi marrë tashmë vendimin për t'u larguar nga stacioni pas vitit 2024", tha Borisov. "Mendoj se deri në atë kohë ne do të fillojmë të ndërtojmë një stacion orbital rus", shtoi ai.
Deklarata e zotit Borisov rikonfirmoi deklaratat e mëparshme të zyrtarëve rusë të hapësirës për qëllimin e Moskës për t'u larguar nga stacioni hapësinor pas vitit 2024, kur skadojnë marrëveshjet aktuale ndërkombëtare për funksionimin e tij.
NASA dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë shpresojnë të mbajnë stacionin hapësinor në funksion deri në vitin 2030, ndërsa rusët kanë hezituar të marrin angazhime përtej vitit 2024.
NASA ende nuk ka bërë komente lidhur me këtë njoftim.
Stacioni hapësinor drejtohet bashkërisht nga agjencitë hapësinore të Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Evropës, Japonisë dhe Kanadasë. Pjesa e parë u vendos në orbitë në vitin 1998, dhe stacioni ka pasur ekuipazh në bord vazhdimisht për gati 22 vjet. Ai përdoret për kërkime shkencore në kushtet e mungesës së gravitetit dhe për të bërë prova me pajisje për udhëtimet e ardhshme hapësinore.
Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës zakonisht ka një ekuipazh prej shtatë vetash, të cilët kalojnë disa muaj në bord, ndërsa ai ndodhet në orbitë rreth 400 kilometra nga Toka. Tre rusë, tre amerikanë dhe një italian janë tani në bord.
Kompleksi, i cili është i gjatë sa një fushë futbolli, përbëhet nga dy seksione kryesore, një i drejtuar nga Rusia, tjetri nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me pjesën ruse të stacionit hapësinor pas tërheqjes së Moskës.
Njoftimi rus pritet të nxisë spekulime se është pjesë e manovrave të Moskës për të siguruar një lehtësim të sanksioneve perëndimore, të lidhura me konfliktin në Ukrainë.
Paraardhësi i zotit Borisov, Dmitry Rogozin, tha muajin e kaluar se Moska mund të marrë pjesë në negociatat për një zgjatje të mundshme të operacioneve të stacionit vetëm nëse Shtetet e Bashkuara heqin sanksionet e saj kundër industrisë ruse të hapësirës.
Pasi kompania SpaceX e Elon Muskut filloi të dërgojë astronautët e NASA-s në stacionin hapësinor, Agjencia Ruse e Hapësirës humbi një burim të madh të ardhurash. Për vite me radhë, NASA paguante dhjetëra miliona dollarë për dërgimin e një astronauti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me anijet hapësinore ruse.
Pavarësisht tensioneve mbi Ukrainën, NASA dhe Roscosmos arritën një marrëveshje në fillim të këtij muaji për të vazhduar dërgimin e astronautëve amerikanë në hapësirë me anijet hapësinore ruse dhe dërgimin e astronautëve rusë në stacionin hapësinor me anijet hapësinore të kompanisë SpaceX, duke filluar në vjeshtë. Por fluturimet në hapësirë nuk do të përfshijnë asnjë shkëmbim parash.
Sipas NASA-s dhe zyrtarëve rusë, marrëveshja siguron praninë e të paktën një astronauti amerikan dhe një rus për të siguruar funksionimin pa probleme të dy sektorëve të stacionit hapësinor.
Moska dhe Uashingtoni bashkëpunuan në fushën e hapësirës edhe në kulmin e Luftës së Ftohtë, kur anijet hapësinore Apollo dhe Soyuz u ankoruan në orbitë në 1975 në misionin e parë ndërkombëtar hapësinor me ekuipazh në bord, duke ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik.
NASA ka punuar me kompanitë amerikane për krijimin e stacioneve të tyre private hapësinore për të zëvendësuar përfundimisht Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. NASA shpreson që këto stacione hapësinore komerciale të fillojnë të funksionojnë nga fundi i kësaj dekade.
The Czech police decided to use a confiscated Ferrari ...
The giant technology company "Apple" is expected to la...
Gjiganti kinez Baidu prezantoi Apollo RT6, e cila ka a...
The OnePlus 10 T will be launched on August 3. It come...
The Twitter giant has spent $33 million on billionaire...
The Snapchat platform seems to be in economic trouble ...
Instagrami i cili i ka kaluar tashmë 1 miliard përdoru...
Huawei is expected to soon debut the Swatch Watch Fit ...
The company Google was fined 370 million dollars (21.1 bil...
Ulefone has just launched the newest phone in the X li...
The new Tab A7 model is already very close to launch. ...
Facebook is testing an option for users to create mult...
Elon Musk iu përgjigj zyrtarisht padisë së Twitter të ...
Ashtu si shumë detyra që u’a kemi besuar robotëve së shpje...
Social network "Twitter Inc." was down for thousands o...
CEO of Meta, Mark Zuckerberg, has introduced an innova...
Pak ditë më parë, Elon Musk u tërhoq nga marrëveshja p...
Xiaomi now comes to the market with a completely new d...
For the first time since 2008, when Elon Musk launched...
Netflix has confirmed that it is bringing innovation t...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Crime Investigation Specialists of the Shkodra Police ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
A severe heatwave is expected to sweep across Central Euro...
At least 235 people have been killed and more than 4,300 i...
Is the Chancellor at a loss for words? What do experts say...
Multiple explosions are reported by foreign media in the U...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
The agricultural sector faced a very challenging year in 2...
This Friday, one US dollar is bought for 82.2 lek and sold...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...