VIDEO/ Tensionohet situata në fushë, Keidi Bare kapet ashpër me mesfushorin italian
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare, është përpl...

Shqipëria del e mposhtur nga miqësorja e luksit në Air Albania teksa sfida me Italinë përfundoi me rezultatin 1-3. Megjithatë, duhet përmendur se ishte një sfidë të cilën kuqezinjtë e përballuan me dinjitet ndërsa në disa raste iu mungoi edhe fati me Roshin apo Bajramin që u ndalën nga tranversa. Nga ana tjetër, axurrët na ndëshkuan në momentet më të mira duke nxjerrë në pah se jo më kot janë Kampionët e Europës në fuqi. Sa i takon ndeshjes, minutat e pjesës së parë panë Brojën protagonist teksa sulmuesi kuqezinjve detyroi Bastonin të shkaktonte faull. Pikërisht. Këtë goditje dënimi e shfrytëzuan në maksimum lojtarët shqiptarë teksa në minutën e 16-të me kokë shënoi Ardian Ismajli.
Stadiumi në festë, por që për fat të keq atmosfera elektrizuese zgjati pak pasi miqtë barazuan me anë të Di Lorenzos në minutën e 20-të. Në të 25-tën, katër herë Kampionët e Botës kaluan në avantazh me anë të Grifos që mposhti Berishën. Fundi i pjesës së parë, solli një dëmtim të rëndë për Tonalin e Milanit që u përplas keq në fushë dhe u largua me barelë, ndërsa në limite, Zaniolo u ndal nga shtylla.
Në pjesën e dytë, sërish Broja protagonist që kalon disa nga lojtarët italianë, por në fund ndalet nga Verrati. Në të 48-tën, Kumbulla i afrohet golit por goditja me kokë e mbrojtësit ndalet nga portieri Meret. Janë minuta të nxehta në Air Albania teksa Uzuni ndalet nga tranversa, ashtu si edhe Grifo nga krahu tjetër. Ndërkaq, në të 60-tën, Bare përplaset me Verratin me mesfushorin kuqezi që i tregon “muskujt” lojtarit të PSG.
Dy minuta më pas, Bajrami ndalet nga transversa ndërsa në vijimin e aksionit, Bonuçi shpëton në vijën fatale goditjen e Lenjanit. Ndërkohë, në të 63-tën vërtetohet ligji i pashkruar i futbollit me Grifon që ndëshkon sërish Berishën dhe i dhuron golin e tretë axurrëve. Në vijim, Shqipëria pati mundësi me anë të Roshit dhe Skukës që provoi një goditje spektakolare por që në fund u ndalën nga Meret. Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe në Air Albani, Italia triumfoi përballë Shqipërisë.
SHQIPËRI-ITALI 1-3
16′ Ismajli / 20 Di Lorenco, 25′, 64′ Grifo
90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Italisë ndaj Shqipërisë.
90’+3’ Asllani pason topin për Roshin dhe ky ka mundësinë të gjuajë nga e djathta por vonohet dhe i jep mundësinë mbrojtësve ta mbyllin.
90’+2’ Tjetër gjuajtje e Skëkës nga jashtë zonës, këtë herë Meret e ka më të thjeshtë të kontrollojë topin.
90’+1’ Kieza, Pafundi dhe Pinamonti hyjnë në fushë në vend të Raspadori, Verrati e Bonuçit.
88’ Skuka merr një harkim nga e djathta dhe tenton roveshatën, topi ndalet nga Meret.
88’ Zëvendësim i dyfishtë te Shqipëria me Baren e Uzunin të cilët i lënë vendin në fushë Laçit dhe Skukës.
84’ Goditje dënimi nga e majta e sulmit që ekzekutohet në shtyllën e parë nga Asllani, sfera kthehet nga mbrojtja te Lenjani i cili tenton portën por nuk gjen katërkëndorin.
77’ Ramadani merr vendin e Abrashit në fushë në radhët e kuqezinjve. Nga ana tjetër, Grifo dhe Zaniolo i lënë vendin në fushë Gnonto dhe Faxholit.
78’ Roshi merr një pasim perfekt nga Lenjani por gjuajtja e tij para portës, përfundon në trupin e Meret.
75’ Aksion i rrezikshëm i Italisë, topi shkon në të majtën te Dimarko, por gjuajtja e tij grushtohet nga Berisha.
71’ Asllani dhe A. Bajrami marrin vendin e N. Bajramit dhe Ismajlit.
66’ Bajrami tenton me një goditje dënimi ballore, sfera kalon mbi traversë.
65’ Roshi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushë.
64’ Në momentin më të mirë të Shqipërisë shënon përsëri Italia. Grifo realizon me një gjuajtje perfekte që mposht Berishën.
63’ Rast i artë për Shqipërinë për të shënuar me një gjuajtje të Bajramit i cili godet traversën e më pas gjuajtja e Lenjanit ndalet nga Bonucci në vijën fatale.
61’ Tensionohet sfida me një përplasje të fortë mes Bares dhe Verratit në fushë, duhet ndërhyrja e futbollistëve të tjerë për të ndarë dy futbollistët të cilët më pas ndëshkohen me karton të verdhë.
60’ Aksion i shpejtë i Shqipërisë në krahun e djathtë me Roshin, topi më pas harkohet në shtyllën e dytë për Bajramin i cili mundohet ta ulë në qendër për Uzunin, por gjen ndërhyrjen e mbrojtësve të Italisë.
56’ Uzuni tenton të kalojë me shpejtësi Bonuçin, por pastaj gjen një devijim të mbrojtësit ndaj gjuajtjes së tij nga e djathta.
54’ Traversë edhe nga ana tjetër e fushës ku Uzuni lëshon një gjuajtje të fortë por është i pafat. Aksioni vazhdon dhe është Roshi i cili gjuan, por gjen Meret të gatshëm.
52’ Grifo tenton në hyrje të zonës, vetëm traversa shpëton Shqipërinë nga goli i radhës i Italisë.
50‘ Roshi merr vendin e Brojës i cili kthehet në stol.
48’ Ndërkohë Broja ka mbetur i shtrirë në tokë dhe duket se e ka të pamundur të vazhdojë.
48’ Kundërsulm i shpejtë i Shqipërisë, topi harkohet nga e djathta për Kumbullën i cili gjuan me kokë, por Meret grushton dhe shpëton portën.
46’ Asnjë ndryshim në fillimin e pjesës së dytë nga të dy trajnerët. Rifillon sfida.
45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Italisë.
45’+3’ Kumbulla ndëshkohet me karton të verdhë.
45’+3’ Hyn në fushë Riçi në vend të Tonali.
45’+2’ Zaniolo harrohet i vetëm në zonë pas një aksioni të Dimarkos nga e majta. Sulmuesi i Romës gjuan por gjen shtyllën e portës së Berishës.
45’ Rifillon ndeshja me Italinë që tashmë ka një lojtar më pak në fushën e lojës.
42’ Rënie e rrezikshme e Tonali pas një dueli ajror, teksa mesfushori përplas kokën në tokë. Ndalet përsëri loja për disa çaste dhe mesfushori duket se nuk është në gjendje të vazhdojë.
40’ Zaniolo tenton me të majtën nga jashtë zonës, pa gjetur shënjestrën.
36’ Tonali mbetet i shtrirë në tokë pas një përplasje me Keidi Baren, duke kërkuar ndihmën mjekësore.
35’ Gjuajtje e fortë tokazi e Raspdorit nga jashtë zonës, Berisha zgjatet dhe mbërthen sferën.
32’ Italia fillon të mbajë më shumë topin, duke qarkulluar nga njëra anë e fushës në tjetrën, për të kontrolluar ritmin e sfidës.
28’ Hysaj merr topin në krahun e djathtë, harkon në shtyllën e dytë ku Uzuni tenton roveshatën dhe ngatërrohet me Lenjanin, me të dy lojtarët që humbasin mundësinë të gjuajnë siç duhet në portë.
25’ Gabim tjetër i kuqezinjve. Raspadori kalon me lehtësi Kumbullën dhe pason për Grifon i cili i vetëm çon topin në portën e Berishës. 1-2
25’ Një top në thellësi i Dimarkos gjen të vendosur keq mbrojtjen dhe i jep mundësinë Zaniolos të gjuajë në portë, por parabola e tij kalon mbi traversë.
20’ Zgjat shumë pak festa kuqezi. Pas një rivënie anësore, mbrojtja kuqezi nuk është e pozicionuar mirë dhe Di Lorenco tund rrjetën duke barazuar shifrat.
16’ GOOOL SHQIPËRIA! Pas një goditje dënimi, Ismajli fluturon mbi mbrojtësit e Italisë dhe me kokë mposht portierin Meret i cili mbetet i palëvizur.
12’ Rrezik në portën kuqezi ku Raspadori vë në prove reflekset e Berishës me njw gjuajtje nga e majta. Pastaj sfera shkon te Zaniolo i cili gjuan me shumë forcë duke fluturuar topin lart mbi traversë.
9’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkonte Grifo i cili harkon në zonë, por Bonuçi nuk ia del të devijojë para Berishës me topin që shkon qetësisht në fundore.
6’ Dimarko me thembër i dhuron topin Brojës por shpërthimi sulmuesit kuqezi sjell një krosim në zonë që devijohet në këndore.
3’ Aksion i rrezikshëm në krahun e djathtë për Italinë, Ismajli largon topin e pasuar në qendër.
1’ Menjëherë një kontrast mes Bastonit dhe Brojës i cili fiton një këndore. Por sulmuesi mbetet i dëmtuar dhe ka nevojë për ndihmën mjekësore për disa çaste.
1’ Nis dueli në “Air Albania”
SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mihaj, Lenjani, Bare, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.
Trajner: Edi Reja
ITALIA: Meret; Skalvini, Bonuçi, Bastoni; Di Lorenco, Tonali, Verratti, Dimarko; Zaniolo, Raspadori, Grifo.
Trajner: Roberto Mançini
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare, është përpl...
Shqipëria përballet sot me Italinë në një miqësore luksi, ...
Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, pësoi një dëmtim të rën...
Shqipëri-Itali 1-2 Kronika e ndeshjes: 45+2′ Italia pran...
Një situatë e pakëndshme u regjistrua para startit të miqë...
Shqipëri-Itali 0-0 Edi Reja ka zgjedhur titullarët e miqëso...
Shqipëria U21 ka luajtur sot testin e saj të parë miqësor pë...
Kosova nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në stadiumin Fad...
Starting at 20:45, at the "Air Albania" stadium, the friendl...
Skenderbeu is not having a good moment in the First Ca...
Argentina is ready for the World Cup in Qatar, as even in ...
Edi Reja has chosen the starters for the friendly that Alb...
Germany is seen as one of the contenders to win the World Cu...
Kosova do të luajë sot në orën 18:00 në stadiumin Fadil Vokj...
Topi me të cilin legjenda Diego Armando Maradona shënoi goli...
Seven Feyenoord fans, who are among the most ardent and pr...
Korabi arriti të merrte një fitore mjaft të rëndësishme në...
Andreas Ndoji was the most talked about topic in Albania r...
Andreas Ndoji's father has commented on the matter of ...
Partizan receives a big news one day after the victory wit...
The company "Gjikuria" has been caught in several serious ...
Sokol Sadushi's tentacles have touched the diplomatic syst...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Two German tourists were rescued through a search operatio...
A motorcycle found today in Saranda has raised suspicions ...
The Durrës Court has jailed the director of the Albanian P...
The Trafficking Investigation Section has finalized the po...
The World Health Organization described extreme heat in Eu...
Systematically in the last 15 years, circulatory system di...
Today, our country will remain under the influence of stab...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Two American soldiers were killed in Jordan during Iranian...
Smoke from massive wildfires in Canada has blanketed much ...
New York Mayor Zohran Mamdani said he is in talks about wh...
A fragile ceasefire between Iran and the United States is ...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
INSTAT statistics for May show an increase in tourism, wit...
Albania needs higher wages, but more than that. It needs a...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.2 lek and so...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...