LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VOA: The departure of young people, a concern for Albanian society

2023-01-09 22:36:35, Sociale CNA

VOA: The departure of young people, a concern for Albanian society

In Albania, the emigration of young people is becoming a serious concern for society. Around 50% of those who left during the last years, according to the data of an INSTAT survey, are young people aged 15-29. Researchers link this departure with economic reasons and a lack of hope for the future. The authorities say that they have taken special measures to make the young people see their future in Albania, some of which are expected to be implemented this month.

In Albania there is a growing concern about the departure of young people from the country. According to the national family immigration survey, for the years 2011-2019, conducted by INSTAT and several international organizations, about 50% of the nearly 177,000 emigrants are young people aged 15-29. According to researchers in the field, the main reasons are related to poverty, lack of employment and career development.

Voice of America was in Zallbastar, a village only 18 km from Tirana, with over 5 thousand inhabitants, and some of them said that the emigration of young people is a scourge for the area.
"Many young people have fled, more than 12 people, my friends, have fled this year, to Germany and England. For every year and more they go away. I'll see that I don't leave either, there's no beating here," Elson Selmani, a 20-year-old man from Zallbastari, Tirana, told the Voice of America.

“Të rinjtë po largohen, 6 nipa të mi kanë ik. Po e vuaj shumë këtë se dhe djali im 19 vjeç ka dëshirë të largohet. Kërkojmë punëtorë po nuk gjejmë. E mbaj me bashkëshorten lokalin”, tha për Zërin e Amerikës, Fatmir Elezi, një tjetër banor i Zallbastarit, pronar i një restoranti të vogël.

“Dy çunat e mi kanë ikur në Gjermani dhe Angli. Janë të moshës 20 dhe 22 vjeç. Këtu ështe jetesë e keqe, zonë e thellë, pa punë, kam ngel vetëm unë me bashkëshorten. Çunat që punojnë kanë ik", u shpreh për Zërin e Amerikës Ibrahim Deda, banor i Zallbastarit.

“Kanë ik nga halli jo nga qejfi, sepse s’ka punë këtu. Bujqësi s’ka më, se ka shkuar 130 mijë lekë ( të vjetra) një kv. pleh kimik. Nuk punon njeri toka më. Blegtori s’ka më, se s’kanë leverdi. Ko do rrinë të rinjtë. Kanë ngel vetëm pleqtë”- vijoi një tjetër banor i Zallbastarit.

Studiuesit thonë se emigrimi i të rinjve, lidhet me mungesën e politikave qeveritare në vijimësi, ndaj kësaj gjenerate. Të rinjve sipas tyre u mungon siguria në tregun të punës dhe shpresa për të ardhmen.

“Një numër i caktuar të rinjsh nuk e gjejnë veten askund në vendet ku ata banojnë, për arsye të mungesës së të ardhmes ekonomike, të mos pasjes së vendeve të punës, dhe për grupin e të shkolluarve mungon meritokracia. Pra, edhe nëse ti ekonomikisht ke një familje që të mbështet, ti nuk kë mundësi të hysh në tregun e punës pa lidhje nepotike, partiake, apo miqësore. Është një deformim i pashpresëi tregut të punës”- u shpreh për Zërin e Amerikës Nevila Xhindi, studiuese.

Një i ri, emigrant në Angli, i cili kërkoi të mbetet anonim, i tha Zërit të Amerikës, se kishte arritur të fitonte një degë të mirë në një prej Universiteteve në Shqipëri, por të ardhmen e shihte krejt të pashpresë, ndaj vendosi të largohet.

“Çfarë do bëja, do filloja punë me 400-500 mijë lekë rrogë, nuk dalin për asgjë, këtu ato lekë i fiton për një ditë punë. Ke mundësi me punë të ndershme të rritesh, të zhvillosh kapacitetet e tua dhe të fitosh të ardhura shumë e shumë më tepër se në Shqipëri, ku s’ke mundësi të ngrihesh në poste përveçse me njohje me miq dhe me rryshfete”, tha për Zërin e Amerikës një emigrant mbi 20 vjeç në Angli.

Autoritetet thonë se po marrin masa, që të rinjtë ta shohin të ardhmen në Shqipëri, dhe se për këtë kanë hartuar një strategji të posaçme 7 vjeçare si dhe kanë miratuar një ligj për rininë. Në Shqipëri sipas statistikave zyrtare janë rreth 640 mijë të rinj, dhe rreth 26% e tyre, që i përket moshës 15-29 vjeç nuk është as në punë, as në shkollë dhe as në një trajnim profesional. Sipas Ministres së shtetit për rininë kjo përbën një shqetësim serioz, ndaj dhe është parash ikuar që gjatë këtij muaji për këtë kategori të fillojë aplikimi i garancisë rinore.

“Qeveria do t’i ofrojë një nga këto të treja, pra ose një praktikë punë, mundësi punësimi, ose një mundësi për të bërë një praktikë profesionale. Të tre opsionet për të zhvilluar aftësitë e tyre do t’i japin mundësi të rinjve, që së pari ta shohin Shqipërinë më të konkurueshme, sepse kur flasim për ofertën që ka Shqipëria, krahasuar më vendet e tjera më të zhvilluara, është në disavantazh ashtu si dhe mjaft vende që nuk janë bërë ende pjesë e BE-së”, tha për Zërin e Amerikës Bora Muzhaqi, Ministre shteti për rininë dhe fëmijët.

Një ndër politikat rinore të parashikuara nga qeveria, është zhvillimi i praktikave profesionale në fusha prioritare. Sipas autoriteteve, janë parashikuar për herë të parë dhe trajnime 6-12 mujore për kodimin, për t’u dhënë mundësi të rinjve, që të hyjnë në tregun ndërkombëtar të punës, pa u larguar nga Shqipëria. Një prej arsyeve që i shtyn të rinjtë të emigrojnë lidhet me pagat disa herë më të larta në perëndim.

Zyrtarët janë të vetëdijshëm për këtë dhe shtojnë, se është vështirë të konkurosh në këtë drejtim vende si Anglia, Gjermania apo Franca. E megjithatë ata thonë se po bëjnë përpjekje për të patur rritje të qëndrueshme ekonomike dhe një treg pune konkurues, me qëllim që të frenojnë largimin e të rinjve.

Por sërish vështirësitë për qeverinë janë të mëdha, në një kohë kur në perëndim nevojat për fuqi punëtore janë në rritje, dhe kjo sipas studiuesve përbën një faktor të rëndësishëm tërheqës.

“Pjesa më e madhe e vendeve europiane kanë nevojë për punonjës të kualifikuar dhe ata të quajtur të krahut. Gjermania pasi përfundoi shumë marrëveshje që kishte me Rumaninë për mjekë dhe infermierë, po i merr nga Shqipëria, me një proçedurë shumë të lehtësuar. Anglia është në proçes për ta bërë këtë, edhe pse në Angli kanë mbërritur 10 mijë shqiptarë në një kohë të shkurtër. Për momentin ka rreth 160 mijë mungesa në spitale për infermierë, ku do t’i marrë. Tregu i punës në perëndim nuk është më vetëm për të kualifikuarit tani ka nevojë dhe për fuqi punëtore të mirfilltë”- tha për Zërin e Amerikës Arjan Gjonça, Profesor i demografisë në “London School of Economics”, Angli.

Today, Albania is facing great challenges in terms of the policies it must follow in order to prevent the departure of young people from the country. The official authorities are facing many difficulties, as the measures taken will take time to produce results, the economy is weak and not competitive, and job offers in the European market are increasing, which forces many young people to see as an alternative to a better future emigration./ VOA

Lajmet e fundit nga