LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje shiu, rrebeshe dhe dëborë/ Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën që vjen

2023-01-08 18:44:00, Sociale CNA
Reshje shiu, rrebeshe dhe dëborë/ Bien temperaturat, parashikimi i
Foto ilustruese

Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme meteorolorgjike edhe pse nuk do të mungojnë ditët apo orët me diell.

Për ditën e hënë, moti nis i kthjellët dhe shtim vranësirash deri të dendura, duke filluar nga orët e mesditës. Reshjet e shiut të herëpashershme do të jenë me intensitet mesatar, ndërsa në orët e mbrëmjes me intensitet deri të lartë, në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore priten reshje dëbore.

Po ashtu, edhe dita e martë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave, ndërsa në relievet malore përsëri reshje dëbore.

Dita e mërkurë parashikohet me mot të kthjellët e vranësira kalimtare. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut rikthehen përsëri ditën e enjte, kryesisht në orët e pasdites të herëpashershme me intensitet deri mesatar, ndërsa në relievet malore do të ketë reshje dëbore.

Java mbyllet me ditën e premte, ndërsa moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Për shkak të masave ajrore me origjinë veriore, për këtë javë pritet rënie e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale./ B.A. - CNA.al

Reshje shiu, rrebeshe dhe dëborë/ Bien temperaturat, parashikimi i

Lajmet e fundit nga