LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Diell me temperatura deri në minus 3 gradë/ E diela rikthen vranësirat

2023-01-07 08:06:00, Sociale CNA

Diell me temperatura deri në minus 3 gradë/ E diela rikthen

Territori shqiptar pritet që në orët e para të ditës të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave në zonat malore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin tonë, por vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Ndërsa të dielën, sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të bëjnë që paraditja në vendin tonë të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në në zonat Veriore të Shqipërisë.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do ti shtojë vranësirat në territor, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qëndrore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga