LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesdita ul temperaturat/ Parashikimi i motit për sot dhe nesër

2023-01-06 08:08:00, Sociale CNA

Mesdita ul temperaturat/ Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin tonë, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior do të krijohet dallgëzim 1-2 ballë.

Ndërsa me 7 janar 2023, sipas MeteoAlb, territori shqiptar pritet që në orët e para të ditës të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave në zonat malore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjelli shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin tonë, por vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./CNA.al

Lajmet e fundit nga