LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sa orë pjekje do një bakllava e shijshme?

2022-12-30 09:22:00, Sociale CNA
Sa orë pjekje do një bakllava e shijshme?
Bakllava

Sipërmarrësja Dhurata Thanasi tha për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se bakllavaja e mirë do 8 deri në 10 orë që të bëhet.

Ajo tha se hapja e petëve është goxha proces i vështirë, por i gjithë sekreti është te pjekja dhe koha që pjekja merr.

“Duhet pjekur shumë ngadalë, përndryshe përfundon duke t’u pjekur pjesa e sipërme dhe e poshtme të digjet, të bëhet shumë kafe dhe pjesa e brendshme të ngelet si brum,” – u shpreh Thanasi.

Sipërmarrësja tregoi gjithashtu se bakllavaja duhet të konsumohet dy ditë pasi hidhet sherbeti në mënyrë që t’i lihet kohë ta përthithë sa më mirë./CNA.al Burimi: Euronews

Lajmet e fundit nga