LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U bë “imazh” i eksodit të Kosovës/ Çfarë ka ndodhur me vogëlushen e fotos virale

2023-01-04 22:37:00, Sociale CNA
U bë “imazh” i eksodit të Kosovës/ Çfarë
Tringa Leka

Tringa Leka është vogëlushja që u fotografua gjatë eksodit të Kosovës duke pirë e qetë qumësht me biberon.

Fotoja e saj u bë nga fotografi Gent Shkullaku në vendstrehimet e refugjatëve në Shqipëri dhe vazhdon të jetë ende virale.

Në lidhje me këtë foto nga folur mbrëmjen e sotme vetë Tringa Leka, e cila u shpreh se ka përjetuar ndjenja interesante.

“Një ndjenjë shumë interesante dhe ka qenë një kohë e gjatë që kam qenë duke kërkuar personin që e ka bërë foton. Për mua është interesante të di dhe përse e ka bërë pikërisht në atë moment dhe siç edhe e the dhe ti aty dukem e pashqetësuar nga gjithçka po ndodhte rreth meje”, tregoi ajo.

Tringa Leka rrëfeu se nuk mban mend asgjë nga eksodi i Kosovës, por kujton vetëm kohën kur është kthyer nga Shqipëria dhe familja e saj ka rindërtuar shtëpinë.

“Kam studiuar për psikologji. Kam kryer studimet Barchelor në degën e psiokologjisë. Tani prej katër vitesh punoj në fushën e marketingut dixhital si shkrimtare. Këto janë çfarë kam bërë deri tani. Pres të bëj dhe më shumë në vitet në vazhdim.

Prindërit e mi janë shumë mirë të dy. Ata e kanë ruajtur faktikisht foton se ka dalë në gazetë në atë kohë dhe e kanë prerë foton nga gazeta dhe e kanë ruajtur dhe në atë mënyrë unë kam mundur të di që jam unë në foto.

Nuk mbaj mend asgjë. Mbaj mend vetëm për pjesën që jemi kthyer dhe kemi filluar të rindërtojmë shtëpinë, ndoshta jam dhe pak me fat që nuk mbaj mend asgjë prej asaj kohe”, nënvizoi ajo./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga