LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbytjet në Shkodër/ Pezullohet mësimi, në terren zbresin ushtria dhe FNSH

2022-11-21 09:17:00, Sociale CNA

Përmbytjet në Shkodër/ Pezullohet mësimi, në terren

Situata më problematike nga përmbytjet paraqitet në Qarkun e Shkodrës.

Të dhënat e para nga terreni flasin për përmbytjen e 1855 hektarëve tokë.

Gjithashtu raportohet për 30 familje të evakuuara.

Në fshatin Kuç dhe jo vetëm ka ndërhyrë ushtria për t’udhënë ndihmë banorëve. 

Në zonë ndodhen grupet e FNSH për të ndihmuar në çdo rast, banorët e bllokuar nga uji.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për pezullimi në 16 shkolla në këtë qark./CNA.al

Lajmet e fundit nga