LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë/ ARRSH: Pemë të këputura dhe rrëshqitje të gurëve, si paraqitet situata

2022-11-20 09:00:00, Sociale CNA
Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë/ ARRSH: Pemë të
Foto ilustruese

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka pasqyruar situatën në disa qytete, ku moti i keq me stuhi dhe rrebeshe shiu ka shkaktuar rrëshqitjen e gurëve dhe inerteve duke bërë që në aksin Bajram Curri-Valbonë qarkullim të kryhet me një korsi

Gjithashtu bëhet me dije se ka patur pemë të këptura si pasojë e erës së fortë në Vlorë-Orikum të cilat janë pastruar menjëherë.

Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin, pa bllokuar qarkullimin në akset kombëtare .

Ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës më të shpeshta në Rajonin Verior, dhe pemë të këptura, si në Vlorë-Orikum të cilat janë pastruar menjëherë.

Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet”, njofton ARRSH./ CNA.al

Lajmet e fundit nga