LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehen reshjet/ Si parashikohet moti për javën e ardhshme?

2022-11-13 15:54:00, Sociale CNA
Rikthehen reshjet/ Si parashikohet moti për javën e ardhshme?
Foto ilustruese

Kjo javë do të ketë tipare të një vjeshte të vërtetë.

Moti përgjithësisht do të mbizotërohet nga vranësira dhe kthjellime të përkohshme.

Reshjet do të përfshijnë kryesisht pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Herë pas here reshjet do të kenë intensitet mesatar. Të enjten dhe të premten reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në zonën bregdetare priten shtrëngata.

Do të fryjë erë juglindore dhe jugperëndimore e lehtë dhe mesatare, ndërsa në bregdet gjatë të enjtes dhe të premtes do të fryjë erë e fortë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon dallgë në det të forcës 2 me 4./ BA - CNA.al

Rikthehen reshjet/ Si parashikohet moti për javën e ardhshme?

Lajmet e fundit nga