Temperatures are rising/ Today's weather
Today our country will be affected by stable weather condi...

Numri i përdoruesve të shërbimeve celulare në vend ngelet në stanjacion, pas një tendence disavjeçare në rënie.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në fund të tremujorit të parë të vitit numri i përdoruesve aktivë (i matur si numër i kartave SIM aktive) të këtyre shërbimeve arriti në 2.44 milionë, në rënie me 1.4% krahasuar me fundin e vitit 2025 dhe në një rritje modeste me 0.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tendencë të ngjashme shfaqi edhe numri i përdoruesve të internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare. Numri i përdoruesve të internetit arriti në 2.05 milionë, me një rënie prej 1.4% nga fillimi i vitit, por në rritje me 1.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga ana tjetër, shifrat e konsumit të shërbimeve celulare vazhdojnë të tregojnë një tendencë afatgjatë të përqendrimit të këtyre shërbimeve tek interneti dhe rënien e shërbimeve të thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara.
Për tremujorin e parë të vitit, trafiku i të dhënave (internetit) u rrit me 20.7% krahasuar me një vit më parë, ndërsa përdorimi mesatar mujor i të dhënave për përdorues u rrit me 22.5%.
Nga ana tjetër, totali i thirrjeve telefonike dalëse ra me 5.9%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara u tkurr me 11.6%. Një përdorues celular konsumoi mesatarisht 126 minuta në muaj thirrje dalëse, shifër kjo 6.2% më e ulët krahasuar me një vit më parë.
Shifrat e përdorimit konfirmojnë thellimin e tendencës që komunikimi të zhvendoset gjithnjë e më shumë te aplikacionet OTT, të bazuara te interneti.
Tregu i shërbimeve celulare prej vitesh po përvijon tendenca të qarta, që tregojnë një numër në rënie përdoruesish. Në dekadën e fundit, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ka rënë me më shumë se 28%.
Pjesërisht, kjo mund të shpjegohet me faktorët demografikë dhe uljen e numrit të përgjithshëm të popullsisë. Në mënyrë kalimtare, kjo rënie është kompensuar pjesërisht nga rritja e numrit të turistëve të huaj, që në disa raste përdorin karta SIM shqiptare gjatë periudhës së qëndrimit. Kjo tendencë është më e theksuar gjatë tremujorit të tretë të vitit, kur edhe numri i turistëve është më i lartë.
Por, nga ana tjetër, ulja e numrit të përdoruesve aktivë pjesërisht është ndikuar edhe nga zhvillimet e brendshme të tregut.
Numri i operatorëve celularë është ulur në dy, nga katër që kishte qenë deri në vitin 2017. Sot është gjithnjë e më pak e përhapur që një përdorues të mbajë më shumë se një numër celular.
Kjo tendencë kishte qenë mjaft tipike afërsisht deri në vitin 2014, kur AKEP ndaloi diferencimin e çmimeve për thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit.
Një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar numrin e përdoruesve në vitet e fundit është edhe marrëveshja për heqjen e tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke qenë se një pjesë e mirë e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijnë nga vendet fqinje, ata tashmë nuk e kanë më të nevojshme për të përdorur numra shqiptarë për komunikimin e tyre, gjatë kohës që ndodhen në Shqipëri./ Monitor
Today our country will be affected by stable weather condi...
INSTAT statistics for April reveal an Albania in constant ...
Although in all international reports, Albania is ranked a...
Unstable weather conditions are expected today, with alter...
The effects of inflation are being felt everywhere in the ...
In 2025, weekly working hours of full-time and part-time e...
School benches and auditoriums are rapidly emptying year a...
The official INSTAT data for the first quarter of 2026 ref...
17% of Albanian employees have stated that they feel "alwa...
Today our country will be affected by relatively stable we...
The record temperatures that have covered the last days of...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
After the 1990s, the culture of bribery in Albania became ...
On Monday, our country will be affected by relatively unst...
The weather in the country is expected to be characterized...
On Saturday, our country will be affected by relatively un...
According to new data released this Thursday by the Europe...
The pre-university education system in the country is faci...
The severe frosts of May 3 and 4 have brought an extremely...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
The justice reform claimed that it would bring faster, fai...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
It is reported that a fire has broken out in the village o...
Two Jet Skis have been blocked in Saranda after they viola...
A person has been arrested in Fier for a fire in the villa...
Fier Police has issued an official announcement regarding ...
In an interview with CNA TV, psychologist Bona Miekley sai...
Beyond the desire to be as elegant as possible on the mini...
In an interview with CNA TV, psychologist Bona Miekley foc...
Luxury cars, expensive clothes and expensive accessories a...
Microsoft has announced that it has cut 4,800 jobs - rough...
A wave of Russian missiles and drones has struck across Uk...
The family of American conservative activist Charlie Kirk ...
Russian President Vladimir Putin is likely in his most pre...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
Since the launch of the real estate revaluation process in...
This Monday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
When it comes to 10 key economic issues, the debate in Alban...