Challenges in the health system/ Manastirliu: The hospital reform will have more financial initiatives
The Minister of Health, Ogerta Manastirliu, spoke at t...

Përmes proceseve të digjitalizimit, 11.2 milionë aplikimeve online në e-albania, vetëm për shërbimet shëndetësore, qytetarët po marrim sot frytet e një sistemi shëndetësor më cilësor dhe më të shpejtë. Nuk ka më shpenzime në lekë e kohë, radhë e copa letrash të panevojshme në qendrat shëndetësore e poliklinika si më parë, falë shërbimeve të shumta, që ofrohen sot në e-Albania: si rezultatet e kontrollit shëndetësor bazë, regjistrimi i vizitave mjekësore, rekomandimet mjekësore, recetat e rimbursueshme apo raportet mjekësore që po jepen elektronikisht etj. Këto procese digjitalizimi dhe shfrytëzimi efikas i teknologjive të reja po mundësojnë prej vitesh uljen e informalitetit dhe evazionit në sektorin e shëndetësisë.
Ishin këto disa nga pikat kryesore të fjalës që drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj mbajti sot në Kongresin e Parë për Shëndetësinë, ku po diskutohen vizioni, politikat e duhura dhe mbështetja e domosdoshme financiare për bluzat e bardha.
Pasi ndaloi në një analizë të detajuar në shifra e fakte: 3.9 milionë receta elektronike të lëshuara gjatë vitit 2022 në sistemin e-Receta; 5.8 milionë vizita të regjistruara në sistemin e-Vizita; 1.8 milionë referime për ekzaminime të avancuara mjekësore të regjistruara në sistemin e-Referimi, nga mjeku i familjes për te mjekët specialistë; 167,000 raporte mjekësore të implementuara që në vitin e parë të implementimit të sistemit e-Raporte, duke automatizuar procesin e dhënies dhe nënshkrimit të raportit mjekësor; 265 milionë transaksione të gjeneruara në total nga të gjitha sistemet dhe shërbimet online në e-Albania gjatë vitit 2022... etj, Karçanaj shtoi se siguria është rritur më tej falë sistemit të kontrollit elektronik të subjekteve shëndetësore dhe të depove farmaceutike dhe se sot, një bar kontrollohet lehtësisht nga momentin që hyn në Shqipëri deri sa konsumohet nga pacienti, duke garantuar origjinën, cilësinë dhe çmimin.
Emergjenca e krijuar nga pandemia Covid 19, duke garantuar kujdes dhe rimbursim ilaçesh për të sëmurët, regjimi të rregulluar të lëvizjes pa ndaluar asnjë moment të gjitha shërbimet e tjera online, implementimi në kohë rekord të vaksinimit ndaj COVID si dhe certifikatës së vaksinimit, testimit dhe shërimit, e cila shkarkohet në kohë reale nga e-Albania dhe validohet elektronikisht, duke lehtësuar kështu lëvizjen e qytetarëve jashtë vendit falë integrimit me sistemin “Green Pass” të BE-së, ishte një tjetër moment i përballuar me sukses.
Më tej Karçanaj shtoi se në sfidat e së ardhmes për të ulur edhe më tepër kostot, për të rritur cilësinë e shërbimit shëndësor dhe menaxhimit më të mirë të burimeve tona, do të aplikohen në hallka të ndryshme të sektorit teknologjitë e reja.
“Nuk kemi përfunduar ende. Së shpejti edhe spitalet rajonale do aksesojnë online informacionin shëndetësor të pacientëve të tyre. Procesi i nisur për ngritjen e sistemit të informacionit spitalor për 4 spitalet rajonale do të shtrihet edhe në 7 spitale të tjera duke informatizuar gjithe proceset e punës dhe dokumentet mjekësore në spitalet rajonale. Në fokus janë edhe përmirësimi i sistemit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekesore (QKUM), ngritja e site Business Continuity Center (BCC) dhe përmirësimi i infrastrukturës hardëare për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor dhe degët rajonale për të siguruar rritje të eficiencës së shërbimit ndaj qytetarëve. Jemi në përfundim të vënies në punë të sistemit e-Vaksina, sistemit kombëtar të vaksinimit dhe imunizimit por edhe të inventarit dhe shpërndarjes së vaksinave në qendra shëndetësore, bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve për vaksinim. Kjo do të optimizojë ndjeshëm menaxhimin e stokut të vaksinave. Përmes sistemit të Bankës së Gjakut që po shtrihet në të gjithë vendin, dixhitalizohet tërësisht informacioni mbi proceset nga dhurimi i gjakut deri në ruajtjen dhe vënien e tij në dispozicion të pacientëve në nevojë”- tha Karçanaj.
Ajo e mbylli fjalën e saj me premtimin se gjithçka është bërë deri tani është vetëm fillimi i një ndryshimi të madh e të pakthyeshëm, se projekte të mëdha e transformuese e presin Shqipërinë dhe shqiptarët e në veçanti brezin e ri për të qënë gati në një ekonomi globale e cila po ndryshon çdo ditë./ CNA.al
The Minister of Health, Ogerta Manastirliu, spoke at t...
The First Health Congress has opened, which will be he...
Po sikur të keni mundësi ta kthenit mbrapsht “kasetën e ko...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka pritur sot...
Did the corona virus come from a laboratory after all? New...
Ndoshta edhe pa e kuptuar, ka shumë gjasa që ju të mbartni...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Have you ever shown love by giving "health"? With the che...
More than half of the world's population will be class...
Më shumë se 50% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ...
Since the Covid 19 Pandemic broke out, one question has st...
Very few of us question the idea that we should not eat or...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skëndër Brataj, foli pasdi...
In 2002, scientists at Stockholm University discovered...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 o...
Thinja e flokëve është një pjesë normale e plakjes, por di...
"The two mobile dental clinics will enable even in rural a...
Ka gjithnjë e më shumë video në Tik Tok me persona guximta...
Researchers seem to have discovered a fountain of youth, b...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuartë dhënat për 24 ...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...
The 18-year-old who stabbed a citizen in the premises of t...
A road accident occurred this Thursday on the Tirana-Elbas...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
A magnitude 5.9 earthquake struck New Zealand's South Isla...
The only Albanian MP in the Serbian Parliament, Shaip Kamb...
European Union Enlargement Commissioner Marta Kos has reac...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...