Manastirliu pret ministrin e Shëndetësisë së Kosovës/ Zbardhet takimi
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka pritur sot...

Po sikur të keni mundësi ta kthenit mbrapsht “kasetën e kohës” dhe ta mposhtni përgjithmonë pleqërinë? Kjo ëndërr është e vjetër sa njerëzimi, dhe gjendet në të gjitha kulturat. Përgjatë shekujve, është besuar në lutjet drejtuar Perëndive, në shpikjet dhe ilaçet magjike, apo tek fuqia e objekteve mitike si Grali i Shenjtë ose Guri Filozofik.
Më pas për rreth një dekadë, kërkimet e ndryshme e kanë trajtuar problemin në një rrafsh shkencor, duke u nisur nga analiza e mekanizmave që na plakin, për të gjetur një zgjidhje që mund t’i ndalë ato. Së pari, duhet thënë se jemi ende shumë larg qëllimit, dhe jo të gjitha studimet janë cilësore.
Megjithatë, ky sektor zien nga aktiviteti edhe falë donacioneve bujare që marrin kompanitë që operojnë në këtë fushë, sidomos nga miliarderët e Silicon Valley dhe manjatët e naftës në Gjirin Persik. Një nga këto kompania është “Altos Lab”, e themeluar në janar 2022, me një kapital fillestar prej 3 miliardë dollarësh.
E themeluar nga Riçard Klauzner (ish-drejtor i Institutit Kombëtar të Kancerit në SHBA, ajo ka ndër konsulentët e saj Shinja Jamanaka, fituese e Nobelit në Mjekësi në vitin 2012 për zbulimin e 4 proteinave, të cilat kur administrohen në qelizat e rritura, janë në gjendje t’i rivendosin ato tek qelizat embrionale.
Në krye të kërkimeve shkencore është edhe Karlos Belmonte, që po ashtu drejton Laboratorin për Shprehjen e Gjeneve të Institutit Salk. Në vitin 2016, Belmonte studioi gjenet që i kodifikoi tek disa minj të prekur nga progeria, një sëmundje e pranishme edhe te njerëzit, e cila shkakton plakje të parakohshme (dhe që te minjtë çon në vdekjen nga “pleqëria” brenda 3 muajve jetë).
Më herët kishin dështuar përpjekje të ngjashme, sepse qelizat e ripërtërira kanë më shumë gjasa të shumohen dhe të shkaktojnë tumore. Megjithatë, Belmonte arriti të kontrollonte aktivitetin e 4 gjeneve me një ilaç që merrej së bashku me ujin. Rezultati është se kafshët jetuan 30 për qind më gjatë dhe ora e tyre epigjenetike u kthye prapa.
Më vonë, Belmonte përdori të njëjtën metodë për të rigjallëruar muskujt e dëmtuar nga mosha. Dhe në marsin e vitit 2022 ai publikoi në “Nature Aging” rezultatet e një eksperimenti të ri të kryer mbi minj të shëndetshëm të moshave të ndryshme, duke ndryshuar kohën në të cilën 4 gjenet ishin aktive.
Në atë studim “kura e moshës” funksionoi vetëm kur u dha për një kohë të gjatë, dhe duke filluar që në kohën kur kafshët ishin të reja. Deklarata për shtyp që e shoqëroi publikimin përshkroi një terapi që është në gjendje të ripërtërijë ADN-në e organeve të ndryshme dhe në të njëjtën kohë të reduktojë proceset inflamatore (që janë baza e shumë sëmundjeve të lidhura me moshën).
Por në realitet nga trajtimi përfituan vetëm lëkura dhe mëlçia. Në mesin e skeptikëve ka nga ata që thonë se Belmonte nuk ka sqaruar nëse ndërhyrja ka rezultuar edhe me zgjatje të jetës. Por duke lexuar mes rreshtave, duket se nuk është aspak kështu. Për më tepër, fakti që faktorët Jamanaka u japin rininë qelizave të lëkurës, doli nga një studim i publikuar në prill 2022 nga një ekip studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit.
Në këtë rast, 4 gjenet u përdorën për të ri-programuar fibroblastet e marra nga lëkura e 3 vullnetarëve, me një moshë mesatare biologjike 50 vjeç. Një terapi 13-ditore i pengoi qelizat të ktheheshin në fazën embrionale (që të ndodhë kjo ekspozimi duhet të vazhdojë për 50 ditë) dhe i bëri ata që të rikthehen 30 vite pas, duke eliminuar shenjat e plakjes nga ADN-ja e tyre dhe duke shkaktuar prodhimin e një sasie kolagjeni shtesë.
Dhe dihet që kjo e fundit është një proteinë që gjendet tek produktet kozmetike kundër plakjes, e cila ndërhyn gjithashtu në riparimin e plagëve dhe që riparon ligamentet. Por kjo nuk është e gjitha. Një analizë e gjenomit të fibroblasteve të ripërtërirë tregoi se edhe gjene të tjera kishin pësuar ndryshime:në veçanti ishin riaktivizuar gjenet APBA2 dhe MAF, aktiviteti i të cilave priret që të bjerë me kalimin e moshës. E para prodhon një proteinë që e stabilizon beta-amiloidin, që luan një rol kyç në sëmundjen e Alzheimerit; ndërsa e dyta është e lidhur me kataraktin.
Shumë studiues të përfshirë në këto studime, argumentojnë se objektivi është në fakt parandalimi i sëmundjeve të pleqërisë, dhe zgjatja e jetës do të ishte një “efekt anësor” i këtyre trajtimeve. Ri-programimi i qelizave është vetëm një nga disa strategji që po studiohen.
Një zgjidhje tjetër është parabioza, një procedurë në të cilin sistemi i qarkullimit të gjakut të një individi të ri lidhet me atë të një individi të moshuar. Eksperimentet tek minjtë tregojnë se shkëmbimi i gjakut i marrë në këtë mënyrë, ka fuqinë të rinojë të moshuarit dhe të plakë të rinjtë.
Veprimi lidhet me disa faktorë që të mbrojnë nga sëmundje të ndryshme kronike, të cilat qarkullojnë me bollëk në gjakun e të rinjve, por nivelet e të cilëve bien me kalimin e moshës. Por rruga që ka ndjekur prej kohësh shkenca është padyshim ajo e ilaçeve.
Nën shqyrtim janë dy kategori prej tyre:geroprotektorët, të cilët parandalojnë plakjen e qelizave dhe senolitikët, të cilat i nxisin qelizat e plakura të aktivizojnë një proces të quajtur apoptozë, përmes të cilit ato eliminojnë veten (një lloj vetëvrasjeje qelizore). Grupi i parë përfshin ripamicinën, e përdorur tashmë si një ilaç kundër kancerit dhe kundër refuzimit gjatë transplanteve.
Disa studime tregojnë se nëse administrohet për periudha mjaft të gjata, ajo mund të parandalojë plakjen, veçanërisht të sistemit imunitar. Nga ana tjetër metformina, është pjesë e senolitikëve dhe është përdorur kundër diabetit që nga vitet 1950. Me kalimin e kohës, u kuptua se pacientët që e morën atë, përveç kontrollit të diabetit, kishin një sërë përfitimesh - veçanërisht në sistemin kardiovaskular - dhe se në përgjithësi dukeshin më të rinj.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka pritur sot...
Did the corona virus come from a laboratory after all? New...
Ndoshta edhe pa e kuptuar, ka shumë gjasa që ju të mbartni...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Have you ever shown love by giving "health"? With the che...
More than half of the world's population will be class...
Më shumë se 50% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ...
Since the Covid 19 Pandemic broke out, one question has st...
Very few of us question the idea that we should not eat or...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skëndër Brataj, foli pasdi...
In 2002, scientists at Stockholm University discovered...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 o...
Thinja e flokëve është një pjesë normale e plakjes, por di...
"The two mobile dental clinics will enable even in rural a...
Ka gjithnjë e më shumë video në Tik Tok me persona guximta...
Researchers seem to have discovered a fountain of youth, b...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuartë dhënat për 24 ...
Pediatrja Valbona Shahinaj, është shprehur se prindërit pë...
It was once used by Sufi mystics to help them concentrate ...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this afternoon on the Elbasan-...
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...
The 18-year-old who stabbed a citizen in the premises of t...
A road accident occurred this Thursday on the Tirana-Elbas...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
A magnitude 5.9 earthquake struck New Zealand's South Isla...
The only Albanian MP in the Serbian Parliament, Shaip Kamb...
European Union Enlargement Commissioner Marta Kos has reac...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...