Day 48 of the protest/ Call for mobilization in front of the Parliament on July 23
The civic protest against the government has continued for...
The civic protest against the government has continued for...

Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, janë ndër sëmundjet kronike më të zakonshme tek njerëzit. Ato prekin 20 deri në 50 për qind të njerëzve në mbarë botën, dhe ndodhin kur në
to krijohet një shtresë bakteresh. Fazat më të hershme të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve janë të shërueshme (gingiviti).
Por disa njerëz zhvillojnë një formë kronike e shkatërruese të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, e cila është e pakthyeshme. Kjo sëmundje përparon deri në humbje të dhëmbëve. Një numër provash në rritje, tregon se sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund t'i bëjë njerëzit më të prirur për të zhvilluar gjendje të tjera shëndetësore shumë serioze.
1. Sëmundja e Alzheimerit
Një studim ka treguar se vuajtja nga sëmundja kronike e mishrave të dhëmbëve për 10
vjet ose më shumë, ishte e lidhur me një rrezik 70 për qind më të lartë të zhvillimit të Alzheimerit sesa ata pa këtë sëmundje. Po ashtu, hulumtimet kanë treguar një lidhje
midis sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, dhe një rënie 6 herë më të madhe të aftësisë njohëse. Bakteret janë direkt përgjegjëse për këtë lidhje. P.Gingivalis, bakteri i zakonshëm në sëmundjet kronike të mishrave të dhëmbëve, është gjetur në trurin e njerëzve që kishin vdekur nga sëmundja e Alzheimerit.
2. Sëmundjet kardiovaskulare
Në një studim të gjerë me mbi 1600 njerëz të moshës mbi 60 vjeç, u pa se sëmundja e mishrave të dhëmbëve, lidhej me një rrezik gati 30 për qind më të lartë për sulmin e parë
në zemër. Kjo lidhje vazhdoi edhe pasi studiuesit vëzhguan lidhje me gjendje të tjera shëndetësore (si diabeti dhe astma), ose zakonet e stilit të jetesës (si statusi i pirjes apo jo të duhanit, arsimor dhe martesor) që dihet se e rririn rrezikun e një personi për atak në zemër.
Kohët e fundit, studimet kanë treguar se inflamacioni sistemik i shkaktuar nga sëmundja kronike e mishrave të dhëmbëve, bën që qelizat burimore të trupit të prodhojnë një grup neutrofilësh hiper-reagues. Ato mund të dëmtojnë strukturën e arterieve dhe shkaktojnë krijimin e pllakave.
3. Diabeti i Tipit 2
Diabeti i Tipit 2 rrit e rrezikun e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, duke e shtuar inflamacionin në mishrat e dhëmbëve. Po ashtu sëmundja e mishrave të dhëmbëve kontribuon në sinjalizimin e dëmtuar të insulinës dhe rezistencën ndaj insulinës, të cilat mund të përkeqësojnë simptomat e diabetin e Tipit 2. Disa teste klinike kanë treguar se pastrimi i rregullt i dhëmbëve mund të përmirësojë kontrollin e sheqerit në gjak tek pacientët me diabet për disa muaj, gjë që tregon sërish lidhjet midis dy sëmundjeve.
4. Tumoret
Për shembull, pacientët që raportuan se kishin një histori të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, ishin 43 për qind më të rrezikuar të prekeshin nga kanceri i ezofagut, dhe 52 për qind më të rrezikuar nga kanceri në stomak. Studime të tjera kanë treguar se njerëzit me sëmundje kronike të mishrave të dhëmbëve, ishin 14-20 për qind më të rrezikuar të prekeshin nga çfarëdolloj lloj kanceri.
Përmirësimi i shëndetit të mishrave të dhëmbëve
Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është e parandalueshme dhe e shërueshme në fazat e saj të hershme. Ndërsa disa faktorë rreziku për këtë sëmundje nuk mund të ndryshohen (siç është gjenetika), ju mund të ndryshoni stilin e jetës tuaj për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm.
Për shembull, konsumimi më i paktë i sheqerit, shmangia e pirjes së duhanit dhe alkoolit dhe reduktimi i stresit mund të ndihmojnë.
Po ashtu është e rëndësishme të dini se disa ilaçe (si disa anti-depresivë dhe ato kundër hipertensionit) mund të reduktojnë prodhimin e pështymës, gjë që mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve. Sigurisht, gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për të mbrojtur veten nga kjo sëmundje (dhe shëndetin tuaj në përgjithësi) është larja 2 herë në ditë me pastë dhëmbësh me fluor, pastrimi i dhëmbëve me fill dentar, dhe vizitat e rregullta tek dentisti.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
The Swedish scientist, Svante Paabo, has won the "Nobel" P...
Në kuadër të Tetorit Rozë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mb...
Kjo është e drejtë, ne tani e dimë formulën e favorshme pë...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Breakfast is the most important meal of the day", or at le...
With the change in temperatures, the number of patients wh...
Në Ditën Botërore të Moshuarve, Ministrja e Shëndetësi...
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar bilancin ditor pë...
You're likely familiar with the feeling of rushing to ...
Sometimes ignorance is bliss (are there calories in wi...
We all have to admit that we spend a large part of the...
According to the Centers for Disease Control and Preventio...
Do you feel at the peak of your physical powers when i...
October is breast cancer awareness month. Awareness Month ...
September 29 is the world day of the heart (cardiovascular...
According to the World Health Organization, about 422 ...
The Minister of Health, Ogerta Manastirliu, is partici...
The Minister of Health, Ogerta Manastirliu, has visite...
It is already proven that being lonely can be harmful ...
Running is one of the most rewarding physical activities f...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
At around 15:15, in neighborhood no. 16, Durrës, citizen G...
The suspected perpetrator attempted to kill a 59-year-old ...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...